Memli Krasniqi i përgjigjet akuzave të Isa Mustafës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se LDK dhe kreu i saj Isa Mustafa, janë bërë për keqardhje me veprimet e tyre qysh nga mandati i tij si kryeministër.

Pas akuzave të Isa Mustafës se Kadri Veseli është përgjegjës për grevat, në një prononcim për klankosova.tv, deputeti Memli Krasniqi ka thënë se ishte vet Isa Mustafa ai që në mandatin e tij si kryeministër, nuk qe në gjendje t’iu rriste pagat askujt e lëre më mësimdhënësve të paktën për 5%.

”Njeriu qe ne mandatin e tij s’ka qene ne gjendje t’ua rrite pagat askujt, e as mesimdhenesve, bile as per 5%, se paku do te duhej te heshte kur ky koalicion ua rrite pagat per 20%, me zotimin qe do te arrije 30% deri ne fund te mandatit”.

”Por, LDK dhe Isa Mustafa kane rene ne fund te pusit dhe jane bere aq per keqardhje, sa nuk ia vlen fare te komentohen deklaratat e tyre halucinative”, është shprehur Kransiqi për klankosova.tv.

Përfundon takimi i Thaçi me liderët e koalicionit

Para pak çastesh ka përfunduar takimi i liderëve të koalicionit PDK-AAK-Nisma-AKR.

Pas pak informacione më të detajuara…

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendësësit e tij, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli, janë parë ta kenë lënë takimin, por nuk janë prononcuar para gazetarëve që po i prisnin në oborrin e ndërtesave të Kuvendit dhe Qeverisë.

Ata kanë hyrë në zyrat e ndërtesës së Qeverisë

Nuk janë parë të ketë dalur nga takimi kryeparlamentari Kadri Veseli.

Në zyrë të Qeverisë ka hyrë edhe Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës dhe i PSD-së, që thotë se është në opozitë. Ahmeti bashkë me Limajn janë kryesues të Ekipit shtetëror të dialogut.

Në takim ishte edhe ambasadori francez, Didier Chabert, i cili ishte i pari që ka dal nga takimi.

Kadri Veseli shpall kandidaturën për kryeministër

Kryetari i parlamentit të Kosovës dhe njëherit kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në një intervistë për lajmi.net ndër të tjera ka folur edhe për kandidaturën e tij për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Veseli fillimisht është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e vendos se kush do të jetë kandidat dhe se synimi i tij është të fitoj brenda partisë që të vazhdoj të jetë kryetar.

“Partia Demokratike e Kosovës vendos, njëherë duhet të fitoj të jem kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Ndihem i privilegjuar që jam kryetar i kësaj partie dhe synoj të jem krytar i PDK-së, ndoshta është hera e parë që po e bëj publike dhe natyrshëm unë pretendoj të dal para qytetarëve të mij me ofertën ‘muj, di, du me e ndërru këtë vend’, për hir të interesit të qytetarëve, pra kjo nënkupton që synoj kryeministrin”, tha Veseli në intervistën për lajmi.net.

Ai gjithashtu është shprehur se e di saktësisht se çfarë duhet të bëhet që të ndryshohet dhe të transformohet Kosova dhe të drejtohet atje ku të gjithë qytetarët duan,

“Mua më ngushton kur thua a don veç karrigë, unë jam aty ku është interesi i vendit, por besoj me këto sfidat të cilat po i zhvillojmë ta çojmë deri në fund këtë mandat, e natyrshëm jo se mendoj, por mendoj fuqishëm që mund të bëjë shumë mirë për çdo qytetar të RKS, e di saktësisht çfarë duhet të bëj ta transformoj këtë vend, cili është vizioni me e transformu me e modernizu këtë vend, me e çu atje ku e dojnë qytetarët tonë”, tha Veseli.

Ai në këtë intervistë për lajmi.net ka folur për gjëra të ndryshme si gjendja brenda Partisë Demokratike të Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës, ministrat e PDK-së dhe të tjera.

Pasi u raportua se i’u bashkua PDK-së, reagon Bekim Jashari

Sot Kryekuvendari Kadri Veseli i cili ka bërë përpjekjen e radhës për ta shpëtuar PDK-ne nga ndarja në bastionin e saj, shkruan Teleshkronja Post.

Mirpo vetëm pak orë më vonë, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka deklaruar se vetëm të bashkuar mund të ecim përpara drejt realizimit të synimeve tona si shtet dhe si komb.

“Si kryetar i Komunës së Skenderajt, si anëtar i Familjes Jashari dhe si i pavarur që kam garuar në zgjedhjet e fundit, do të jem gjithmonë i pranishëm aty ku ka bashkim”, ka thënë Jashari me rastin e takimit të sotëm me zyrtarët e PDK-së, ku mori pjesë edhe kreu i kësaj partie Kadri Veseli.

“Kam deklaruar gatishmëri të bashkëpunoj me çdo njeri e secilën parti politike, gjë që i vlerësoj të gjithë për mbështetjen që kanë ofruar për të zhvilluar komunën tonë, dhe kështu i pavarur do të vazhdoj të jem në shërbim të të gjithëve që ia duan të mirën Skenderajt tonë”, pohon kreu i Komunës së Skenderajt.

Ndryshe, kishte kohë që kishte patur përçarje mes Sami Lushtakut dhe Bekim Jasharit në bastionin e Partisë Demokratike të Kosovës./Teleshkronja Post

Bekim Jashari i bashkangjitet PDK-së ?

Kanë zgjedhur restaurantin e Nuredin Lushtakut në qendër të Skënderajt për ta dëshmuar se tashmë nuk ka asgjë të keqe mes tyre.

Në krye të tavolines është ‘’kumbara” i këtij takimi, Kadri Veseli i cili ka bërë përpjekjen e radhës për ta shpëtuar PDK-ne nga ndarja në bastionin e saj, shkruan Teleshkronja Post.

Për më tepër në këtë takim të mbajtur sot gjatë ditës është parë edhe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari i cili nuk ka komunikuar deri tash me Sami Lushtakun.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka bërë një postim në facebook, ka konfirmuar pajtimin mes palëve që deri tash kanë të ‘armiqësuara.’

“Sot në restaurant “Arbëri” në Skenderaj me kryetarin Kadri Veseli me bashkëluftëtarë dhe bashkëpartiakë, para nisjes së zgjedhjeve të brendshme përçuam mesazhin e unitetit të degës më të madhe të PDK-së. Skenderaj përherë do të jetë bastion i PDK-së, e cila është dhe adresa politike e Drenicës dhe gjithë Kosovës. Kryetari i Komunës, Bekim Jashari me prezencën e tij e begatoj këtë takim”, ka shkruar Haxhiu.

Nuk dihet sa do të zgjas ky pajtim sepse dy grupet ishin pajtuar edhe një herë tjetër por ishin hidhëruar sërish mes vete.

Madje grupi i Nuredin Lushtakut kishte filluar përpjekjet për krijimin e partisë së re.Një ditë më herët në Skënderaj ka qëndruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaci i cili ka zhvilluar takime me strukturat e PDK-së./Teleshkronja Post

Molliqaj: Ka inicizime në VV, ku Albini thotë se duhet të bëjmë koalicion me PDK’në

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryetari i ri i partisë, Albin Kurti, në muajin prill të vitit 2016 kishte kërkuar që të mos viheshin vija të kuqe për koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës.

Molliqaj ka thënë në Rubikon të KTV’së se partia ka dëshmitë për deklaratën e Kurtit.

“PDK është konstantja në pushtet, ndërsa variablat po ndryshojnë”, ka thënë Molliqaj të ketë deklaruar Kurti.

“Ekziston incizimi me kamerë. Video-incizim i mbledhjes së prillit 2016 debati mes meje dhe Kurtit”, ka treguar Molliqaj.

“Vetëm le të deklarohet se s’është e vërtetë dhe le të besojë publiku. Nëse ai deklarohet se po them diçka të pavërtetë, le ta publikojnë”, është shprehur Molliqaj.

“Ai ka thënë tekstualisht se ne duhet t’i heqim vijën e kuqe ndaj PDK-së. Ishte mbledhja e Këshillit. Kur fitojmë ne do të bëhen ndryshime në PDK e LDK. Duhet të shohim se kush e përkrah më shumë programin tonë, PDK apo LDK”, ka bërë të ditur ai.

PDK shkarkon Bekim Haxhiun nga pozita e nënkryetarit në Skenderaj dhe përjashton nga partia shtatë anëtarë

Kryesia e degës së PDK-së në mbledhjen e mbajtur sot, të udhëhequr nga Kryetari i degës Sami Lushtaku, ka marrë vendim që të përjashtojë nga Partia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj 7 anëtarë të zgjedhur në Kuvendin komunal të Skenderajt dhe të shkarkojë nga posti nënkryetarit të Degës, Bekim Haxhiun.

Në një komunikatë për medie, dega e PDK-së ka njoftuar se me vota unanime të anëtarëve të Kryesisë pjesëmarrës në mbledhje, janë përjashtuar 7 anëtarë të saj.

Ndërsa vendimi ka ardhur për shkak të mosrespektimit të vendimit unanim të organeve të partisë lidhur nominimin e kandidatit të PDK-së për kryesues të Kuvendit Komunal, duke u rreshtuar krah subjekteve opozitare në Kuvend dhe duke shpërfillur madje edhe ftesat për konsulta nga organet drejtuese të PDK-së.

”Këto veprime, Kryesia e degës i cilëson si shkelje flagrante të Statutit të PDK-së, neni 65 paragrafi 1, sipas të cilit ‘Të gjithë anëtarët e PDK-së, përfshirë edhe ata që janë në pozita të larta udhëheqëse brenda PDK-së të cilët shkelin statutin, vendimet e organeve të PDK-së, programin, devijojnë nga politika e PDK-së, se në ndonjë formë tjetër shkelin parimet dhe vlerat e PDK-së, ndaj tyre shqiptohen masa disiplinore’, paragrafi 2 ‘masa disiplinore’. Pika (f), ‘Përjashtimi nga PDK’”.

Në bazë të vendimit anëtarët e Kuvendit të përjashtuar nga PDK janë:

1.Azem Gashi, 2. Musa Fazliu, 3.Fatbardha Haliti, 4.Ilir Ejupi, 5.Sami Aruqi, 6.Driton Hetemi, 7.Fatlume Kodra.

Gjithashtu Kryesia e degës, me propozim të Kryetarit Sami Lushtaku ka marrë vendim që të shfuqizojë vendimin e më hershëm për emërimin e Bekim Haxhiut nënkryetar i degës së PDK-së në Skenderaj.

Në bazë të këtij vendimi Bekim Haxhiu që nga sot (e marte) nuk është nënkryetar i degës së PDK-së në Skenderaj, ndërsa i njëjti vazhdon të jetë anëtar i Kryesisë së degës së PDK-së në Skenderaj”, thuhet ne komunikatë.