​Man Unitedi pyet për Dybalan, Juventus ia vendos çmimin

Manchester Unitedi është interesuar përsëri për yllin argjentinas të Juventusit, Paulo Dybalan, pasi që synojnë ta transferojë atë gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas të përditshmes angleze, The Sun, Dybala u ka bërë përshtypje skautëve të Manchester Unitedit, për shkak të paraqitjeve të tij gjatë dy sezoneve të fundit dhe klubi anglez tashmë është interesuar për të, transmeton Gazeta Express.

Gazeta angleze sqaron se përderisa Juventusi është i gatshëm ta shesë argjentinasin gjatë afatit kalimtar të verës, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” nuk do ta lejojnë largimin e Dybalas për më pak se 140 milionë euro.

Marrëveshja mes këtyre dy klubeve mund të arrihet edhe më lehtë sesa që ishte menduar, pasi që në kontratë mund të përfshihet edhe transferimi i Romelu Lukakus, i cili besohet se është i gatshëm të transferohet te kampioni italian.

Sulmuesi belg i Manchester Unitedit ka qenë i përfolur edhe për një transferim të mundshëm në Interit, të cilët megjithatë thuhet se janë më të interesuar ta shkëmbejnë Mauro Icardin me Dybalan.

Shënoj gol të bukur, por pse festoi me Dybala Mask ? Sqarohet misteri

Paolo DiCanio në lidhje direkte nga studio e “Sky Sport”, ka komentuar dhe sqaruar festimin e Cristiano Ronaldos në momentin e shënimit të golit ndaj Sassuolos.

Portugezi ka huazuar stilin e shokut të tij të skuadrës, argjentinasit Dybala, ose siç njihet ndryshe Dybala Mask.

“Ronaldo po sheh një Dybala shumë të mërzitur. Argjentinasi është një natyrë shumë e ndjeshme, që në të kaluarën është prekur dhe ka qarë në disa raste”.

“Mendojeni se si mund të ndihet ai në këto moment, kur i mungojnë jo vetëm golat, por edhe minutat në fushë. Lind pikëirsht këtu ai festim i CR7, që dëshiron të shfaqë afrimitet dhe sensibilizim me shokun e tij të skuadrës”, sqaron Di Canio.