‘Xhejm Bondi’ i Prishtinës që po vendos rend në Prishtinë / FOTO

Adonis Tahiri, një i ri, dikur pjesë e militantëve të Vetëvendosjes, sot është shndërruar në njeriun kryesor që po vendos rregull në Prishtinë.

Tahiri po publikon secilin dënim që po shqipton si ndaj ndërtuesve, taksistëve ilegalë e shoferëve të pandërgjegjshëm që po dëmtojnë hapësirat e gjelbërta në Kryeqytet.

Adonis Tahiri prej një Zëdhënësi të Komunë së Prishtinë është transformuar në Kryeinspektor të po vendos rregull në Prishtinë. Krejt kjo po bëhet pesë vjet pasi Shpend Ahmeti është bërë Shef i Prishtinës.

Tahiri deri më tash ka lëshuar gjoba për dhjetëra biznese ndërtimore, lokale masazhi, taksi ilegalë, vetura të parkuara nëpër vendet e gjelbërta.

“Kudo që mungon rrethoja e vendpunishtes, do të ndërpriten punimet dhe do të shqiptohet gjoba”, shkruan Tahiri, në njërin prej njoftimeve në Fb.

Deda pas takimit me Shpend Ahmetin e Visar Ymerin tregon pse u takuan

Themeluesi dhe deputeti i partisë Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se takimi i sotëm me krerët e PSD-së, ka qenë ekskluzivisht një takim ku është diskutuar rreth dialogut të Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një përgjigje për Gazetën Express, ai ka thënë se këto janë takime të rregullta javore, ku diskutohet për çështjen e dialogut të Brukselit.

“Takimi ynë ka qenë, takim i rregullt javor, për dialogun me Serbinë”, ka thënë Deda për Gazetën Express.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye tjetër për këtë takim.

Vlenë të theksohet se raportet ndërmjet Dedës dhe kryetares së Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, nuk janë aq të mira sa në fillim kur e kishin themeluar partinë.

Shkak për këtë janë vendimet që ka marrë Deda për të votuar Buxhetin dhe për të respektuar marrëveshjen që partia e tij kishte arritur me PSD-në për të qenë bashkë sa i përket Platformës për Dialogun e Brukselit.B.V.

Nga: GE

Frashëri me gjuhë të ashpër: Vetëvendosjes bashkë me zemrën, i ka ikur edhe truri!

Kohëve të fundit, deputetë të Vetëvendosjes dhe Partisë Socialdemokrate kanë shkëmbyer mes vete thumbime, ndonëse dikur ishin bashkëpartiak.

Ditë më parë, deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi kishte ironizuar me aderimin e Irfan Daullxhiut në VV, duke thënë se kjo parti po mundohet të mbes gjallë përmes stentave.

Sot, Krasniqi ka treguar se cka deshi të thotë me këtë deklaratë, duke shtuar se VV-së, bashkë me ikjen e zemrës, i ka ikur edhe truri, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Krasniqit:

Kur kam shkruar se VV-së i ka ikur zemra dhe po mundohet të mbetet gjallë përmes stentave, kam aluduar në aderimin e fundit në VV të Irfan Daullxhiut i cili është i akuzuar për rastin e ‘Stentave’.

Glauku paska deklaruar që VV e ka larguar zorren qorre, dhe se zemrën e kanë në rregull.

Me i konsideru Ajvaz Berishën (i akuzuar per vrasje e dhunim), Irfan Daullxhiun (i akuzuar per rastin ‘Stenta’), e plot ish anëtarë të PDK-së si zemër të VV-së, ndërsa të larguarit nga VV (bashkëthemelues të Lëvizjes) si zorrë qorre, e rikonfirmon vetëm një gjë: që VV-së bashkë me ikjen e zemrës i ka ikur edhe truri.

Tamam trup pa tru qe nuk i percepton mire as organet e veta

Reagon Molliqaj pas padisë, kërkon debat televiziv me Konjfucën

“SHIK” ! Kjo është fjalia që po i përçanë edhe më shumë Partinë Social Demokrate dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE, apo thënë më ndryshe Dardan Molliqaj dhe Glauk Konjufca.

Ish-deputeti i VV’së, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj padisë që i ka bërë deputeti i VV-së, Glauk Konjufca siç është raportuar sot, përcjellë Teleshkronja Post.

Deputeti Molliqaj përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se nëse Glauku dhe e tjerë të Sektit siç e quan ai e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, ka thënë Molliqaj.

Atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vet vendin dhe kohën për një përballje televizive kudo që ai donë dhe aty i qesim në shesh të gjitha.

Lexoni postimin e plotë të Dardan Molliqajt pas padisë së bërë sot nga Konjufca:

Glauk Konjufca paska thënë që deklaratat e mia janë shpifje dhe se e kam përdorë Kuvendin për shkak të imunitetit. Për…

Posted by Dardan Molliqaj on Thursday, February 7, 2019

Grupi parlamentar i PSD kërkon interpelancë për pagën minimale në Kosovë

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Visar Ymeri, ka bërë të ditur se në emër të Grupit Parlamentar të kësaj partie kanë dorëzuar kërkesën për interpelancë ndaj pagës minimale në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ata kanë ftuar deputetët të japin kontributin e tyre rreth kësaj çështjeje.

“INTERPELANCË PËR PAGËN MINIMALE

Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate kam dorëzuar kërkesën për Interpelancë ndaj Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Objekti i Interpelancës është paga minimale në Republikën e Kosovës.

Paga minimale është pragu nën të cilën nuk mund të paguhet askush. Niveli i saj është ndër treguesit kryesorë për mirëqenien e një vendi. Aty ku paga minimale është e ulët, niveli i shfrytëzimit të punëtorëve është i lartë.

PSD angazhohet për një pagë minimale që i garanton secilit përmbushjen e nevojave bazike për jetë. Niveli aktual prej 130 (për të punësuarit deri në 35 vjeç), respektivisht 170 eurosh (për të tjerët), është larg prej arritjes së këtij synimi.

Ftojmë të gjithë deputetët ta japin kontributin e tyre rreth kësaj çështjeje me rëndësi!”, ka njoftuar Ymeri.

“Nenad Rikallo shkarkohet nesër”

Deputeti problematik i Partisë Social Demokrate, Frashër Krasniqi ka shkruar në rrjetin social Facebook se nesër do të shkarkohet ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo.

“Nesër shkarkohet Rikallo. Nesër miratohet ligji për paga, që ua rritë pagat të gjithë punëtorëve të sektorit publik, kurse ua ulë politikanëve. Nesër miratohet ligji për dialog. Nesër bëhet komisioni ad-hoc për sistemin pensional.”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, nesër do të dëshmohet edhe njëherë që në Kosovë mund të bëhet politikë e vërtetë, konkrete, pa përfitim personal, për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Shkarkimi i Rikallos është njëri nga kushtet që PSD’ja i ka vënë pushtetit në këmbim të votës pro për buxhetin e vitit 2019’të.

Nesër shkarkohet Rikallo. Nesër miratohet ligji për paga, që ua rritë pagat të gjithë punëtorëve të sektorit publik,…

Posted by Frashër Krasniqi on Friday, February 1, 2019

Shpend Ahmeti: PSD mund të largohet nga Ekipi Negociator

Bashkëkryesuesi i ekipit të dialogut me Serbinë, Shpend Ahmeti ka thënë se do të tërhiqet nga Ekipi Negociator nëse krerët shtetërorë vazhdojnë të dërgojnë letra te ndërkombëtarët.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se janë dakorduar edhe në takimet që ai ka pasur me Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin se nuk do të vazhdohet më me publikimin e letrave.

“I kam bërë të qartë zotit Haradinaj edhe dje edhe sot, edhe presidentit Thaçi në takimet e mëhershme, poashtu edhe zotit Limaj i kam thënë disa herë se nuk do të qëndrojmë [PSD] në Ekipin Negociator nëse i kemi nga 10 letra në ditë nga secili lider”.

Ahmeti: Nuk e di nëse mund ta mbajm taksën deri në fund

Ahmeti: Nuk e di nëse mund ta mbajm taksën deri në fundEmisioni i plotë:https://www.youtube.com/watch?v=YagPTu2gHzc

Posted by RTV Dukagjini on Thursday, January 31, 2019

Kryetari i PSD ka thënë se këtë shqetësim e ka shprehur edhe në takimin e djeshëm me ekipin negociator dhe sipas tij ka marrë premtime se letra të tilla më nuk do të ketë.

“Dje në takimin e Grupit Negociator, kanë thënë se tash e tutje nuk do të ketë letra të tilla”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ahmeti ka thënë se nuk do të qëndrojë në Ekipin Negociator nëse dalin letra brenda ditës letra të ndryshme nga Thaçi, Veseli e Haradinaj.

“Edhe sot nga Haradinaj, PDK-ja dhe zoti Limaj kemi pasur zotimin se kjo gjë (publikimi i letrave) nuk do të ndodhë”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti./Telegrafi/

Dardan Sejdiu thotë se PSD nuk lëshon pe tek kushtet për qeverinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka folur për kushtet që PSD ia ka vendosur qeverisë së Kosovës, për ta votuar buxhetin e këtij viti në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka treguar se Qeveria ka kohë që deri me datën 30 t’i plotësoje katër nga pesë kushtet e vëna.

Sejdiu ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, shenjat janë që qeveria e Kosovës do t’i përmbush kushtet.

“Ne besojmë që do të plotësohen këtu kushte. Ka kohë edhe disa ditë. Deri më datën 30 mund të plotësohen katër kushte”, ka thënë Sejdiu.

“Nuk ka votë të PSD’së nëse nuk plotësohen kushtet. Kjo i bije që buxheti nuk votohet me datën 31”.

Ai ka thënë se edhe zëvendësimi i Rikallos mund të behët me një emër tjetër.

“ Ne nuk kemi kushte se kush mund të jetë aty. Ne kemi thënë se vetëm Rikallo të mos jetë aty”.

” Ligji për pagat, Ligji për Dialogun, Ligji për Qeverinë, Shkarkimi i z.Rikallo dhe Reforma pensionale janë interes i përgjithshëm dhe nevoja të qytetarëve të Republikës”, kushtet që PSD ia ka vë Qeverisë.