Pas Muharremit e Donikës edhe Pali rehaton rejën e tij në Telekomin e Kosovës

Vala e punësimeve familjare, si duket nuk ka të ndalur. Përderisa së fundi u rehatuan në Telekom dy familjarë të deputetëve të AAK’së, tani nënkryetari i kësaj partie ka vendosur që në Postën e Kosovës, t’ia bëjë një vend gruas së djalit, raporton Gazeta Metro.

Gazeta Metro ka mësuar se gjatë periudhës 2018 – 2019, në Postën e Kosovës është punësuar reja e nënkryetarit të AAK’së, Pal Lekajt, Dorentina Gashi-Lekaj.

Siç mëson Metro, ajo punën e filloi pas rreth dy muajsh trajnimesh që pati në Telekom.

Ndërkohë, për një kohë shumë të shkurtër edhe në Telekom, u punësuan shumë familjarë të anëtarëvë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ishtë, 28-vjeçari Genc Nitaj, djali i deputeti Muharrem Nitaj, i cili mori kontratën më 28 gusht të vitit të kaluar, si zyrtar i marketingut në këtë ndërmarrje.

Nga 1 gushti i 2018’së, Naser Bujupi, bashkëshorti i Donika Kadaj – Bujupit, u punësua agjent i shitjes poashtu në Telekom.

Lladrovci e Lekaj nënshkruajn marrëveshje milionshe për Drenasin

Lajm i mirë sot për qytetarët e komunës së Drenasit, ka kumtuar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në një postim në Facebook Lladrovci njofton se me Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn, kanë nënshkruar marrëveshje për disa projekte me kohëzgjatje tre vjeqare, shkruan Teleshkronja Post.

Ky projekt përfshinë rrugën “Kroni i Mbretit dhe rrugen me katër korsi nga Polluzha-Drenas deri në Komoran.

Postim i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Sot, me Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, kam nënshkruar marrëveshje për financimin e tri projekteve tre vjeçare, për komunën tonë, me vlerë 1.200,000 euro dhe presim që ditëve në vijim të nënshkruajm edhe një aneks marrëveshje për financimin e projektit për rrugën Kroni i Mbretit në drejtim të Drenasit në vlerën prej 1.300,000 euro, pa i llogaritur mjetet e ndara edhe për rrugën me katër korsi, Polluzhë-Drenas-Komoran.

Si çdo herë, pjesa e punës tonë do të jetë shembullore, për cilësi, afate dhe realizim, konform marrëveshjeve. Ne nuk do të ndalemi së punuari!

Pal Lekaj: Autostrada nuk lëshohet këtë vit, Bechtel si ka përfunduar në afat

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përfundimisht ka konfirmuar se autostrada “Arbën Xhaferi” nuk ka gjasa të lëshohet për qarkullim brenda këtij viti, ashtu siç është e paraparë në kontratën e Qeverisë me Bechtel-Enkan

Qytetarët që frekuentojnë rrugën Prishtinë-Shkup edhe për një kohë do të udhëtojnë nëpër rrugët e tejzgjatura, pasi autostrada nuk është e gatshme për t’u lëshuar për qarkullim. Në të kundërtën, autostrada shkurton distancën mes dy kryeqyteteve, Prishtinës dhe Shkupit.

Ministri, Pal Lekaj, thotë se i tërë segmenti i rrugës ka përfunduar përveç urës. Ai beson se autostrada do të jetë shumë shpejt e qarkullueshme, ndërsa për vonesat e shkaktuara të këtyre punimeve do të shikohet kontrata me Bechtel-Enkan, e cila edhe mund të gjobitet.

“Sa i përket autostradës “Arbën Xhaferi” kontrata është e nënshkruar që punimet të përfundojë për vitin 2018, sipas disa parashikimeve shihet se autostrada nuk do të lëshohet për përdorim. Tërë segmenti i rrugës është përfunduar përveç urës. Sa i përket urës janë punët specifike nuk guxojmë të rrezikojmë projektin”, tha Lekaj, të martën për Gazetën Express.

Më tej Lekaj, tha se nuk mund të përcaktojnë ndonjë gjobë pa u shikuar kontrata dhe pa u siguruar se ku ka shkelje. Ministri theksoi se kontrata e Qeverisë me Bechtel-Enkan do të respektohet në përpikëri.

“Do të shikojmë kontratën në pikë e presje dhe do të respektohet në përpikëri. Gjithë ajo që përfshihet në kontratë do ta implementojmë në përpikëri. Nuk mendoj që do të ketë shumë zgjatje të punimeve, varet prej kohës”, përfundoi Lekaj.

Muaj më parë konsorciumi turko-amerikan “Bechtel & Enka”, e ngarkoi Qeverinë Haradinaj me një faturë prej 53.1 milionë euro, për zvarritje të punimeve, si dhe për vonesa në pagesa të mjeteve ose thanë se i ndërpresin punimet në Autostradën “Arbën Xhaferi” për ta dërguar lëndën në Arbitrazhin ndërkombëtar.

Pas kësaj Qeveria Haradinaj mori vendim që ta shlyejë këtë borxh, për të cilin thuhet se nuk është paguar ende.

Pritjet janë që kjo autostradë të shkurtojë largësinë në mes të dy kryeqyteteve (Prishtinë-Shkup) dhe të ndikojë në rritjen e shkëmbimit të mallrave dhe lëvizjes më të lehtë të njerëzve nga të dy vendet./Gazeta Express

Lekaj: Nëse hiqet taksa ndaj Serbisë, Qeveria Haradinaj s’ka arsye të ekzistojë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria pjesë e së cilës është vet, nuk ka përse të ekzistojë, nëse hiqet vendimi i taksës prej 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.

Ai ka thënë në RTK se nuk ka kush që i bën që ta tërheqin këtë vendim, raporton Teleshkronja Post.

“Vendimi nuk ka kthim prapa, nuk do të bëjnë punë presionet, por nëse hiqet, Qeveria nuk ka arsye të ekzistojë”, ka deklaruar Lekaj.

Ai tha se qeveria Haradinaj, nuk do të rrëzohet nga Lista Serbe e as nga partitë në opozitë, dhe ajo do të vazhdojë të kryej punët e saj.

Lekaj deklaroi se dështimi në Interpol duhet të analizohet dhe nëse do të vërehet se ka pasur neglizhencë, atëherë duhet të ketë edhe konsekuenca për qeverinë.

Ai ka kërkuar që në rrethanat e krijuara të ndërpritet dialogu Kosovë- Serbi, pasi që agresioni i Serbisë është i madh.