Vëllai i Pablo Escobar “kërcënon” Trumpin

Roberto Escobar, vëllai i madh i Pablo Escobar, ka nisur një fushatë online për të mbledhur sa më shumë të ardhura që të rrëzojë nga pushteti presidentin amerikan Donald Trump.

71-vjeçari që është gjysmë shurdh dhe gjysmë i verbër, ka shprehur zemërimin kundër Trump për shkak të diskriminimit të presidentit amerikan ndaj popullit latin.

“Trump është 100% i korruptuar dhe bashkëpunon me qeveritë e huaja. Trump është si një qen Chihuahua, i vogël dhe i bukur, por nuk di të kafshojë. Kurse unë di të kafshoj“, thotë Roberto Escobar, që njihet ndryshe si El Osito.

Roberto ka qenë kontabilisti kryesor i kartelit të Medelin në Kolumbi, të krijuar nga vëllai i tij Pablo Escobar.

Ai u dënua me 10 vite burg dhe gjatë qëndrimit në qeli bëri një libër ku rrëfente ditët kur punonte për vëllanë.

Pablo Escobar ka qenë një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë. Dikur ai ofroi që të paguante borxhin kombëtar të Kolumbisë në këmbim të amnistisë, por u vra nga policia në vitin 1993, një ditë pasi mbushi 44 vjeç. Escobar ka qenë në kërkim për 1 vit e gjysmë.

Ish-agjentët e CIA-s gjejnë nëndetësen e Pablo Escobar me të cilën transportonte drogën (Video)

“Mbreti i drogës” Pablo Escobar kishte përdorur nëndetëset për transportimin e kokainës nga Kolumbia në Porto Riko, kurse prej atje është bartur me vetura për në SHBA.

Ish-agjentët e CIA-s kanë gjetur një nëndetëse të zhytur, për të cilën dyshohet se kishte kontrabanduar drogën e Escobarit, transmeton Teleshkronja.

Nëse nëndetësja që është gjetur i përkiste Escobarit, atëherë shumë lehtë mund të zbulohet edhe vendi ku është fshehur pasuria e Escobarit prej 70 miliardë dollarëve.

Zhytësit që dikur punonin për CIA-në, Doug Laux dhe Ben Smith janë duke kontrolluar disa lokacione në brigjet e Kolumbisë, kurse gjatë muajit të kaluar Discovery Channel kishte përcjell këta dy “gjuetarë” të shpërblimeve, duke kërkuar thesarin e Escobarit.

Por, edhe pse ish-agjentët që u zhytën afër brigjeve nuk gjetën asgjë të vlefshme, një grup entuziastësh besojnë se tërmetet dhe uraganet kanë mundur të lëvizin mbetjet e nëndetëses.

Ata shpresojnë se do ta gjejnë thesarin diku në afërsi. Pablo Escobar ka qenë shefi i kartelit Medellin, që gjatë viteve të 80-ta kishte zotuar 80 për qind të tregut të kokainës që asokohe shitej në SHBA.

Karrierën e tij kriminale e filloi si adoleshent, duke shitur dhe kontrabanduar cigare dhe duke vjedhur vetura nëpër rrugët e Medellin në Kolumbi.

Ndërsa me kontrabandimin e drogës filloi të merret gjatë viteve të 70-ta, dhe besohej se kishte 15 aeroplanë e 6 helikopterë më të cilët kontrabandonte drogën në SHBA.

Gjatë viteve të 80-ta, Pablo Escobar kishte raste kur fitonte për një javë hiq më pak se 430 milionë dollarë, ndërsa për një vit rreth 22 miliardë dollarë.

Shumicën e parave të fituara nga shitja e drogës Escobar i fshihte në vende të ndryshme. Në vitin 1989, ai ishte renditur në vendin e 7 në listën e njerëzve më të pasur në botë sipas revistës Forbes.

Ndërkaq, në Kolumbi kishte fituar epitetin e Robin Hoodit, pasi i jepte të holla të varfërve dhe u ndërtonte shtëpi të pastrehëve.

Ai është vrarë në dhjetor të vitit 1993, duke tentuar nga kulmi së bashku me truprojën e tij. Disa pretendojnë se ai ka kryer vetëvrasje, pasi ka fshehur pjesën e madhe të parave në lokacione të panjohura. Ato para edhe sot e kësaj dite nuk dihen ku janë fshehur.

Gjatë vitit 2009 janë gjetur 8 milionë dollarë të fshehura në një kompleks të ndërtuar në xhungël, ku edhe ka qenë fabrika e tij që merrej me prodhimin e kokainës.

Christian de Bouva, pronari i restorantit që në vitin 2014 bleu vilën e Escobarit në Miami për 10 milionë dollarë, beson se në oborrin e vilës ku ai jeton mund të ketë para të fshehura.

Burimi – Telegrafi.