Leicester City – Man Utd, formacionet zyrtare

Për dallim nga skuadrat tjera që janë jashtë top gjashtës në Premierligë, Leicester City lulëzon kundër kundërshtarëve elitarë, pasi i ka arritur dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit ndaj kundërshtarët që renditen në gjashtë vendet e para në ligë.
Megjithatë, “Dhelprat” kanë fituar më shumë pikë si mysafire sesa si vendase. Leicester City sonte e pret Manchester Unitedit në King Power Stadium në një ndeshje të vlefshme për javën e 25-të të Premierligës, që nis në orën 15:05, shkruan Gazeta Express.

Në nëntë ndeshje deri tani nën menaxhimin e Ole Gunnar Solskjaer, Unitedi i ka arritur tetë fitore dhe një barazim në ligën elitare angleze.

Barazimi ndaj Burnley në Old Trafford një javë më parë ishte zhgënjyes për “Djajtë e kuq”.

A do t’ia shkaktojë Leicesteri, që javë më parë e tronditi kampionin në fuqi Manchester Cityn dhe e ndali me barazim liderin Liverpool një javë më parë, humbjen e parë Unitedit të trajnerit norvegjez?

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave.

Leicester City:

Solskjaer: Man United ka në skuadër një tjetër Ronaldo!

Trajneri Solskjaer beson se Manchester Unitedi ka një tjetër Ronaldo në skuadër, ai është Martial.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, e ka lavdëruar të riun që dje nënshkroi kontratë deri më 2024, Anthony Martial.

Solskjaer, që e njeh shumë mirë Cristiano Ronaldon, pasi kanë luajtur së bashku në epokën e artë të Manchester Unitedit, beson se Martiali po shkon rrugëve të portugezit.

“Unë jam këtu për të ndihmuar lojtarët, sidomos të rinjtë. Do t’i shoh me kujdes deri në fund të këtij sezoni dhe më pas do të vendosim”, u shpreh Solskjaer.

“Me Martialin kam folur gjatë dhe arritëm rinovimin. Bashkë kemi folur për Cristiano Ronaldon, se çfarë ka bërë portugezi te Unitedi dhe mendoj se Martial duhet të frymëzohet dhe t’i ngjajë atij. Ta ketë si model, pasi mund të bëhet si ai në të ardhmen”.

“Anthony është një sulmues që di të finalizojë aksionin. I duhet vetëm të krijojë vetë disa raste, pasi ka kapacitetin që të realizojë 20 gola në sezon”.

“I them se duhet të ketë më shumë intuitë para portës”, shtoi ai mes tjerash.

23-vjecari është pjesë e Manchester United që nga viti 2015.

Ai ka bërë 161 paraqitje për “Djajtë e Kuq” në të gjitha garat, duke shënuar 46 gola.

Solskjaer pëlqen Witselin e Dortmundit

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Axel Witsel, ka përfunduar në radarin e Manchester Unitedit.

Witsel është kthyer përsëri në listën e dëshirave të Djajve të Kuq pavarësisht largimit të Jose Mourinhos.

Mourinho e kishte shikuar disa herë belgu për ndonjë transferim këtë sezon dhe ai kishte qenë duke planifikuar një veprim në janar.

Sidoqoftë, Witsel tani thuhet se ka mbetur ende në listën e drejtuesve të Unitedit edhe me ardhjen e trajnerit të ri Ole Gunnar Solskjaer.

Solskjaer e pëlqen idenë e transferimit të belgut si një opsion tjetër në mesfushë me skautët e klubit e kanë përshkruar atë si një objektiv kyç.

Witsel ishte në radar edhe në afatin kalimtar të verës përpara se Unitedi të shpenzonte 52 milionë funte në brazilianin Fred.

Ish-mesfushori i Zenit St Petersburg ka luajtur një rol kyç në skuadrën e Dortmundit, të cilët kryesojnë Bundesligën.

Transferimi i Witselit do t’i kushtonte Unitedit rreth 40 milionë euro.