Natë pa gola në Champions League / FOTO+VIDEO

Jurgen Klopp dhe Liverpool është ndalur me një barazim pa gola nga Bayern Munichu në ndeshjen e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të martën në Anfield.

Skuadra e Jurgen Kloppit ishte nikoqire e kampionit gjerman në ndeshjen e parë në Anfield, dhe qe e pafuqishme të fitojë me gjithë rastet e shumta, me Xherdan Shaqirin që nuk u paraqit fare kundër ish-skuadrës së tij, raporton Gazeta Express.

Trajneri gjerman Klopp e la kosovarin e Zvicrës në stol dhe nuk e aktivizoi fare, duke zgjedhur t’i fusë në ndeshje James Milnerit për Naby Keitan dhe Origin në vend të Roberto Firminos.

Liverpooli i dominoi vizitorët nga Gjermania, po ka qenë në gjendje ta gjejë rrjetën e portës së Manuel Neuerit.

Sadio Mane dhe Joel Matip humben dy raste shumë të mira në pjesën e parë.

Rasti më i mirë në ndeshje erdhi në minutën e 85-të, kur Mane goditi me kokë, por Neuer bëri një pritje të jashtëzakonshme.

Bayern Munich e pret Liverpoolin në ndeshjen e kthimit më 16 mars në Allianz Arena.

Bayern-Liverpool, Klopp tregon kush është favorit

Klopp i ka quajtur qesharake raportimet se Liverpooli është favorit ndaj Bayern Munich.

Ekipi anglez do të presë në “Anfield” atë gjerman të martën e ardhshme për të zhvilluar ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve, para asaj të kthimit tri javë më pas në “Allianz Arena”, raporton Gazeta Express.

Të shumtë janë ata që mendojnë se për shkak të ndërrimit të gjeneratës të Bayernit, por edhe për shkak skuadrës së fortë që ka ndërtuar Kloppi dhe arritjes në finale vitin e kaluar, Liverpooli është favorit për këtë ndeshje.

Por, kështu nuk mendon trajneri i “Redsave”.

“Gjithmonë thuhet se ne jemi favorit, mendoj se kjo është për të qeshur”, tha trajneri gjerman për Sky Sport.

“Shoh dy ekipe shumë të forta që do të përballen mes vete dhe nuk dihet se cili do të kalojë tutje”.

“Nuk e ndjej sikur tashmë kemi kaluar tutje. Do të jetë shumë e vështirë për ne, por nuk do të jetë e lehtë as për Bayernin”.

“Ekipi ynë po vazhdon të rritet, por s’kemi fituar ende asgjë, kjo nuk është diçka e mirë. Në anën tjetër, jemi të uritur për fitore”.

Trajneri Bayern Kovac: Nga James pres që të ketë paraqitje të mira këtë sezon

Trajneri i Bayernit të Munichut Nico Kovac pret që James Rodriguez të mbajë motivimin dhe fokusin për pjesën tjetër të sezonit.

Kolumbiani iu bashkua bavarezëve në një marrëveshje dyvjeçare të huazimit nga Real Madrid në fillim të sezonit të kaluar.

Zyrtarët e Bayernit sugjeruan në sezonin e parë se sulmuesi do të jetë një lojtar kyç i skuadrës, por që nuk po ka vazhdimësi.

Lojtari këtë sezon ka luajtur vetëm pesë herë këtë sezon në Bundesligë dhe gjersa rekordmeister po përgatitet të luajë nesër kundër Hoffenheimit, kroati i ka kërkuar lojtarit të përqendrohet.

“Kampionati është shumë i madh, por çdokush mund të fitojë [vendin e tyre]”, tha Kovac.

“Të gjithë lojtarët që nënshkruajnë një kontratë këtu e dinë se mund të jenë jashtë ekipit në rast se nuk kanë paraqitje të mirë”.

“James po luan për të ardhmen e tij, pres që të vazhdojë të me lojë të mira. Dua që të jetë i motivuar dhe i fokusuar. Si një trajner, unë mund ta vlerësoj vetëm atë që shoh në fushë”, pohoi strategu.

Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani është paraqitur në 31 raste për gjermanët dhe ka shënuar dhjetë gola.