Newcastle 0-1 Arsenal: Xhaka 100 takime në PL, debutojnë Pepe dhe Ceballos

Arsenali ka shijuar fitoren e parë në Premier Ligë sezonin e ri, falë fitores minimale ndaj Newcastle United.

Ndeshje u dominuar shumicën e kohës nga ekipi i Unai Emery, raporton Teleshkronja Post.

Në këtë takim nga fillimi luajti Granit Xhaka, i cili ishte edhe kapiten i Arsenalit sot dhe arriti ta luaj ndeshjen e 100-të.

Pjesa e parë përfundoj 0-0 pa gola, me Arsenalin që pati disa raste, por pa konkretizim në gola.

Pjesa e dytë filloj mirë për Gunners, ku në minuten e 58 të takimit shënoj Pierre Emerick Aubameyang golin e fitores.

Në këtë takim debutuan edhe përforcimet e reja Nicolas Pepe dhe Dani Ceballos.

Ndeshja përfundoj me këtë rezultat, ku Arsenali fiton pikët e para në sezonin e ri, duke e nisur me këmbë të mbarë.

Goli dhe rastet kryesore të ndeshje Newcastle United 0-1 Arsenal:

Pasi u shkarkua nga Newcastle, Rafael Benitez bëhet me punë të re

Rafael Benitez është emëruar si menaxher i klubit nga Super Liga Kineze, Dalian Yifang.

Kontrata e spanjollit tek Newcastle përfundoi të dielën, me Benitezin duke thënë se ai dhe hierarkia e klubit nuk ishin në gjendje të gjenin një vizion të përbashkët për të ardhmen.

59-vjeçari nuk është pa punë, nëpërmjet një njoftimi të postuar në mediat sociale të martën shihet se ai është bashkuar me Dalian.

Në një video të shkurtër, ish drejtuesi i Liverpoolit dhe Real Madridit ndanë mesazhin “Mirëserdhe Rafa Benitez” me titullin: “Sfida e re, kapitulli i ri”.

Më pas shtoi: “Pas një rruge të gjatë, ne fillojmë një sfidë të re dhe jam i lumtur ta filloj këtë projekt me Dalian Yifang”.

Benitez i shkroi një letër të hapur tifozëve të Newcastle të hënën, duke thënë: “Nga fitimi i Kampionatit, në dy sezonet tona në Premierligë, tifozët, stafi dhe lojtarët kanë qenë të bashkuar.”

“Doja të qëndroja, por nuk pritja vetëm të nënshkruaja një kontratë të zgjeruar, kam dashur të bëhem pjesë e një projekti. Për fat të keq, gjithnjë e më shumë u bë e qartë se ata që ishin në krye të klubit nuk kishin të njëjtin vizion.”

Menaxheri i Portoit, Sergio Conceicao thuhet se është i interesuar në punën e menaxherit tek Newcastle, ndërsa pretendojnë Nice se nuk kanë marrë asnjë qasje për Patrick Vieira dhe Jose Mourinho e ka distancuar veten nga spekulimet./teleshkronjasport/

Shaqiri futet në lojë dhe asiston tek goli i fitores dhe mbanë në garë për titull Liverpoolin / Video

Liverpool fitoj një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Newcastle United, në minutat e fundit të ndeshjes 2-3.

Ndeshja po shkonte si mos më keq për The Reds gjatë pjesës së dytë, ku Mohamed Salah u lëndua, loja ishte barazim.

Por Jurgen Klopp bëri dy zëvendësime, Xherdan Shaqiri dhe Divock Origi, lojtarë të cilët ia kanë fituar ndeshjen sonte Liverpoolit, shkruan Teleshkronja Post.

Momenti vendimtarë për Liverpoolin ishte minuta e 85 kur pas një ndërhyrje ndaj Fabinhos afër zonës, Van Dijk i thotë Shaqirit të harkojë dhe Xherdani e bëri për mrekulli duke gjetur në zonë Origin i cili shënoj golin e fitores.

Përkundër që Liverpooli e ka aktualisht pozitën e parë në tabelën e Premierligës, gara për titull është ende në duart e Manchester Cityt, që do ta zhvillojë ndeshjen e kësaj xhiroje të hënën. Për momentin, Liverpooli i ka dy pikë dhe një ndeshje më shumë sesa skuadra e Pep Guardiolës./TeleshkronjaPost/

Formacionet zyrtare: Benitez me Newcastle luan ndaj ish-klubit, Liverpool / Foto

Sonte nga ora 20:45 Liverpool luan ndeshje tejet të rëndësishme kundër Newcastle si mysafirë.

Për më tepër, ish-trajneri i The Reds, Rafa Benitez gjendët në taborin e Newcastle dhe nëse fiton apo barazon, ia humbë të gjitha gjasat për titull të Premier Ligës.

Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e sontme, ku edhe sonte përsëri Shaqiri është rezervist, shkruan Teleshkronja Post.

Formacioni zyrtarë i Newcastle-it të Benitezit :

Formacioni zyrtarë i Liverpoolit të Jurgen Klopp :

Sonte do të shihet se sa ka ndikuar humbje e ekipit të Klopp nga Barcelona, dhe a është në gjendje të përgjigjet pozitivisht./Teleshkronja Post/

Qesharake: Huqja e vitit në Premier League / VIDEO

Huqja e vitit në Premierligë mbase ka ndodhur mbrëmë në ndeshjen e javës së 13-të mes Newcastle Unitedit dhe Burnleyt.

Matt Ritchie pati një moment absolutisht tronditës gjatë këtij takimi, kur nuk qëlloi në portën bosh nga 4.5 metra largësi, shkruan Teleshkronja Post.

Përfaqësuesi 29-vjeçar i Skocisë pranoi një pasim shumë pranë portës, në të cilën nuk shënoi edhe pse ishte bosh.

Për më shumë, gjykojeni vetë në videon në vijim.

 

Sergio Aguero me het-trik ndaj Newcastle e kthen Manchester Cityn në rrugën e fitoreve

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero ka bërë një performancë mbresëlënëse duke kompletuar het-trikun për t’ia siguruar Manchester Cityt fitoren në shtëpi ndaj Newcastle United, të shtunën në mbrëmje.

Manchester City e priti Newcastle Unitedin në “Etihad” në kuadër të javës së 24-të të Premierligës angleze, duke e mundur me rezultat 3-1, raporton Teleshkronja.

City, që u mposht për herë të parë në ligë në xhiron e kaluar nga Liverpooli, e ka ruajtur epërsinë prej 12 pikëve ndaj Manchester Unitedit në krye të Premierligës.

Pas pak më shumë se gjysmë ore lojë, Sergio Aguero shënoi gol të bukur me kokë pas një asisti fantastik të Kevin de Bruyne, që ishte edhe rezultati final i 45 minutave të parë.

Pjesa e dytë solli më shumë raste dhe si rezultat edhe gola, me Agueron që e vazhdoi rrugën drejt het-trikut duke shënuar nga pika e bardhë për 2-0 në minutën e 63-të.

Newcastle United reagoi vetëm pas 67 minutave lojë, atëherë kur Murphy reaziloi një gol fantastik pas një kundërsulmi të shpejtë.

Por, këmbët mysafirëve ua preu, Aguero i cili e vulosi fitoren e vendasve dhe e kompletoi het-trikun në minutën e 83-të.

Kjo humbje e lë Newcastle Unitedin në vendin e 15-të me 23 pikë, vetëm dy më shumë se vendi – 18-të.

City vazhdon të jetë në krye të Premierligës me 65 pikë.