Super ndeshje nga Shaqiri, Zvicra fiton me rikthim kundër Belgjikës / VIDEO

Zvicra ka befasuar të gjithë duke fituar ndaj kombëtarës akualish më të fortë në botë, Belgjikës me rezultat 5-2 në Grupin 2 të Ligës A në kuadër të Nations League.

Vendasit ishin më të mirë, besuan te fitorja dhe në fund me meritë e arritën, transmeton Teleshkronja Post.

Goli i parë në takim erdhi nga mysafirët, Thorgan Hazard shënoi në minutën e dytë, pastaj nuk vonoi edhe i dyti në minutën e 17-të.

Vendasit u përgjigjën me dy gola të shpejtë për pesë minuta, fillimisht nga pika e bardhë shënoi Ricardo Rodiguez (26′), pastaj Haris Seferovic (31′) pas asistimit nga Xherdan Shaqiri.

Zvicra kaloi në epërsi në minutën e 44-të me golin e Seferovic dhe me rezultatin 3-2 përfunduan 45-të minutat e parë.

Ishte Shaqiri edhe një herë që doli në skenë, këtë herë duke asistuar për 4-2 te Nico Elvedi (62′).

Seferovic kompletoi het-trikun në minutën 84, Shaqiri ishe pjesëmarrës në aksion, duke pasuar


bukur topin me thembër te asistuesi Kevin Mbabu.

Pas kësaj fitore Zvicra e përfundoi grupin në vendin e parë me nëntë pikë, aq sa Belgjika, por me gol dallim më të mirë. Në vendin e fundit mbeti Islanda me asnjë pikë.

Tani Zvicra do të vazhdojë tutje në Ligën e Kombeve ku do të luajë në gjysmëfinalet me fituesit e grupeve nga Liga A. Kundërshtari i radhës do të mësohet me anë të shortit me 3 dhjetor.

Vendin e parë tashmë e kanë siguruar Portugalia dhe Anglia, tani ka mbetur Franca/Holanda./TeleshkronjaPost

Zvicër vs Belgjikë; në formacionet zyrtare startojnë dy shqiptarë / FOTO

Përfaqësuesja e Zvicrës është nikoqire e Belgjikës për ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Nga tri ndeshje të zhvilluara, Helvetikët i kanë fituar dy dhe një e kanë humbur, ashtu që mbajnë vendin e dytë në grup me gjashtë pikë, shkruan Teleshkronja Post.

Formacioni startues i Zvicrës: Sommer, Mbabu, Elvedi, Freuler, Seferovic, Xhaka, Fernandes, Rodriguez, St. Zuber, Klose, Shaqiri.

Formacioni startues i Belgjikës: Courtois, Alderweireld, Kompany, Witsel, Tielemans, E. Hazard, Mertens, Meunier, T. Hazard, Boyata, Chadli.

Anglia ‘tmerron’ Kroacinë në fund, ja kush kualifikohet nga grupi 4 / VIDEO

Anglia ka fituar me rikthim 2-1 ndaj Kroacisë në ndeshjen e fundit të vlefshme për Grupin 4 të Ligës së Kombeve dhe kështu dalin si fitues të këtij grupi.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi vendasve anglezë, të cilët patën disa raste të mira të shënimit, përkundër vetëm një rasti të kroatëve, transmeton Teleshkronja Post.

Rastet më të mira në këtë pjesë ishin ato të Raheem Sterling (11′), Harry Kane (12′, 16′) dhe ai i Ivan Perisic (38′), por goditjet e tyre u ndaluan nga portierët.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, me Anglinë që kishte posedimin, por Kroacinë që ishte më konkrete.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 57-të të ndeshjes, ku sulmuesi Andrej Kramaric, shënoi një gol të bukur për 0-1 pasi dribloi disa lojtarë vendas.

Pas këtij goli, Anglia filloi sulmet dhe mori kontrollin e lojës deri tek gjetja e golit të barazimit, por edhe ai i epërsisë.

Ishte zëvendësuesi Jesse Lingard (78′), i cili shfrytëzoi për mrekulli një tollovi në mbrojtjen e kroatëve duke shënuar për 1-1.

Në minutën e 86-të, Anglia arriti të gjej edhe golin e dytë me anë të Harry Kane, i cili shënoi për 2-1 dhe ia siguroi një fitore të madhe kombëtares së tij.

Pas kësaj fitore, Anglia e fiton Grupin 4 të Ligës A me shtatë pikë, duke lënë pas vete Spanjën në vendin e dytë me gjashtë pikë dhe Kroacinë me katër pikë.