Kosova shënon historinë, kualifikohet me magjinë e Zenelit / VIDEO

Përfaqësuesja e Kosovës sonte shkruajti historinë, duke u kualifikuar në gjysmefinalën e Ligës së Kombeve (NationsLeague), aty ku e pret Maqedonia.

Një vit pa humbje, një vit me plot ndeshje të bukura, një vit që do të mbahet mend gjatë, kur Kosova fillon një rrugëtim të gjatë për në Euro 2020, ku ëndrra e 4 gjenaratave po shkon drejt bërjes realitet.

Nga mesi i fushës kur gjyqtari francez Benoît Millot, Kosova fillojë sulmin dhe menjëherë treguan dhëmbët para azerëve.

Ishte Arbër Zeneli që merr një top të mirë nga Kololli dhe me stilin e tij shënon golin e parë për Kosovën në minutën e dytë të ndeshjes.

Pas golit, Kosova e kontrollonte tërësisht ndeshjen duke mos i lënë hapësirë fare Azerbajxhanit pavarësisht se sulmoi njëherë në minutën e 40’të, por portieri i talentuar i Kosovës bëri një pritje që do të mbahet mend gjatë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0 dhe spektakli vazhdoi në pjesën e dytë.

Ashtu si në pjesën e parë, Zeneli përsëri ishte në element. Merr një top të mirë nga Muriqi dhe pasi merr, lirohet dhe del ballë për ballë me portierin azer Agayev duke shënuar përsëri në krahun e djathtë të portës. Minuta e 50’të dhe Kosova po avanconte 2-0, përsëri me golin e Zenelit.

Kosova vazhdonte kontrollin e ndeshjes.

Së ishte kështu, fatin e kësaj ndeshje e vendosi një tjetër talent, Amir Rrahmani për të shënuar golin e tretë.

Ishte një gol taktik, i ushtruar në stërvitje ku pas krosimit të Kolollit Rrahmani shënon me kokë në minutën 61’të.

E kush mund ta përfundonte këtë takim më mirë se ai që e nisi, Arbër Zeneli.

Në minutën e 76’të, ishte prapë ai që shënoi, pikërisht ai prapë në këndin e njëjtë të portës.

Me këtë fitore, Kosova e fiton Grupin 3 dhe gjysmëfinalen në Ligën e Kombeve për vendet e para në grupet e Ligës D.

Po ashtu ajo promovohet në Ligën C te Kombeve për edicionin e saj të ardhshme. Në gjysmëfinale të Ligës D, Kosova do të përballet me Maqedoninë.

Amir Rrahmani bombardon Azerbajxhanin, 3-0 / VIDEO

Kosova e pandalshme, në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtine kundër Azerbajxhanit.

Pas Arber Zenelit, Amir Rrahmani shënoj super gol me kokë duke ngritur epërsinë 3-0 :

Historia bëhet sot: Kosovë vs Azerbajxhan formacionet zyrtare

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në Ligën e Kombeve kundër Azerbajxhanit.

Përfaqësuesja jonë është në krye të Grupit 3 të Ligës D me 11 pikë të arkëtuara në pesë xhirot e para, nga tri fitore dhe dy barazime, shkruan Teleshkronja Post.

Ekipi kundërshtar është në vend të dytë me nëntë pikë, nga dy fitore dhe tri barazime. Që do të thotë se asnjëra nga këto ekipe nuk ka pësuar akoma humbje në grup.

Që Kosova të qëndrojë në krye të grupit dhe të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës D duhet që së paku të sigurojë një barazim.

Vetëm humbja do t’ua pamundësonte ‘play-offin’ të zgjedhurve të trajnerit Bernard Challandes.

Formacioni startues i Kosovës: Muric, Aliti, Shala, Kryeziu, Rashica, Zeneli, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Kololli, Muriqi

Formacioni startues i Azerbajxhanit: Agajev, Garayev, Pashajev, Medvedev, Husejnov, Abullayev, Nazarov, Dadasov, Madatov, Almeida, Khalilzade

Kujtojmë që ndeshja e parë ndërmjet këtyre skuadrave, ku Përfaqësuesja jonë ishte mysafire, përfundoi me rezultat 0-0.

 

Pakënaqësia e stafit të Realit për aktivizimin e Bale ndaj Shqipërisë, Giggs përgjigjet

Përzgjedhësi i Uellsit, Ryan Giggs, ka reaguar ndaj kritikave të stafit dhe tifozëve të Real Madridit në lidhje me Gareth Bale.

Anësori i Los Blancos është duke pasur probleme me lëndime këtë sezon, ndërsa aktivizimi i tij në ndeshjen kundër Shqipërisë është konsideruar si i panevojshëm.

Bale është dashur të udhëtojë 4.052 kilometra për të qenë i pranishëm në “Elbasan Arena” në ndeshjen miqësore.

Giggs thotë se nuk shqetësohet për këto kritika dhe se lojtari është shprehur i gatshëm që të jetë i pranishëm në lojë për ta nderuar edhe arritjen e Chris Gunter.

Mbrojtësi i Readingut do të bëhet lojtari që ka regjistruar më së shumti paraqitje për Uellsin, plot 93, kur do të startojë në Elbasan.

“Nuk ka shqetësime për pakënaqësinë e Madridit. Gareth është në duar të mira. Ai gjithmonë dëshiron të luajë për vendin e tij dhe dëshiron të jetë këtu për Chrisin që do të jetë një natë e veçantë”.

“Të gjitha këto gjëra lënë të kuptojmë se është gjë e shkëlqyer që ndodhet këtu dhe u jep shtytje të gjithëve kur ai është në skuadër. Askush nuk ka dyshuar në përkushtimin e tij ndaj Uellsit”, ka thënë Giggs.

Karahas Bale në ndeshjen kundër Shqipërisë do të luajë edhe ylli i Arsenalit, Aaron Ramsey, si edhe kapiteni Ashley Williams./Teleshkronja Post/

Kosova – Azerbajxhan: Formacionet e mundshme për historinë

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ‘finalen’ sot (e martë) ndaj Azerbajxhanit në stadiumin Fadil Vokrri.

Të ndihmuar edhe nga publiku vendas, djelmoshat tonë janë favorit në këtë përballje të madhe, transmeton Teleshkronja Post.

Kosova vazhdon tutje në gjysmëfinale të Divizionit D të Ligës së Kombeve jo vetëm me fitore, por edhe me një barazim të mundshëm.

Që kjo të arrihet trajneri Bernard Challandes ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe beson te rezultati pozitiv.

Faqja në Twitter, Kosovan Football, e cila është një nga më aktivet dhe seriozet rreth lajmeve të përfaqësueses së Kosovës ka publikuar formacionin e mundshëm ndaj Azerbajxhanit.

Për dallim nga ndeshja e fundit në portë nuk është Samir Ujkani, e as në mbrojtje Fidan Aliti, kurse në sulm Arbër Zeneli dhe Vedat Muriqi.

Formacioni i mundshëm: Muriqi; Vojvoda, Rrahmani, M. Kryeziu, Kololli; Shala, Kryeziu; Berisha; Rashica, Avdijaj; Nuhiu.

Enis Bardhi shënon një supergol për Maqedoninë

Lojtari shqiptarë Enis Bardhi ka shënuar një supergol për Maqedoninë kundër Gjibraltarit në kuadër të Nations League.

Numri 10 i Levantes shquhet për gola të bukur të tij jo vetëm në Kombëtare por edhe në ekipin e tij të Levantes, shkruan Teleshkronja Post.

Sonte ai ka shënuar golin e parë për Maqedoninë në ndeshjen kundër Gjilbertarit në minutën e 27’të.

Goli i tij ishte një supergol i shënuar nga një pozitë e vështirë.

 

Formacionet zyrtare: Gjermani vs Holandë

Gjermania dhe Holanda kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës për Nations League.

Panzerët janë nikoqir të Tulipanëve në ndeshjen e fundit të Grupit 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve, shkruan Teleshkronja Post.

Gjermania vjen në këtë ndeshje pa asnjë shpresë për të dalë lider i grupit pasi ka mbetur në pozitën e fundit dhe në edicionin e ardhshëm do luajë në Ligën B.

Në anën tjetër, mysafirët holandezë me një fitore ose një barazim do fitonin grupin dhe do kalonin në Play-Off për një vend direkt në Evropian.

Formacionet zyrtare:

Gjermania: Neuer; Hummels, Rudiger, Sule; Schulz, Kroos, Kimmich, Kehrer; Sane, Werner, Gnabry.

Holanda: Cillessen: Tete, de Ligt, van Dijk, Blind; Wijnaldum, de Jong, de Roon; Promes, Depay, Babel.