Pas Muharremit e Donikës edhe Pali rehaton rejën e tij në Telekomin e Kosovës

Vala e punësimeve familjare, si duket nuk ka të ndalur. Përderisa së fundi u rehatuan në Telekom dy familjarë të deputetëve të AAK’së, tani nënkryetari i kësaj partie ka vendosur që në Postën e Kosovës, t’ia bëjë një vend gruas së djalit, raporton Gazeta Metro.

Gazeta Metro ka mësuar se gjatë periudhës 2018 – 2019, në Postën e Kosovës është punësuar reja e nënkryetarit të AAK’së, Pal Lekajt, Dorentina Gashi-Lekaj.

Siç mëson Metro, ajo punën e filloi pas rreth dy muajsh trajnimesh që pati në Telekom.

Ndërkohë, për një kohë shumë të shkurtër edhe në Telekom, u punësuan shumë familjarë të anëtarëvë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ishtë, 28-vjeçari Genc Nitaj, djali i deputeti Muharrem Nitaj, i cili mori kontratën më 28 gusht të vitit të kaluar, si zyrtar i marketingut në këtë ndërmarrje.

Nga 1 gushti i 2018’së, Naser Bujupi, bashkëshorti i Donika Kadaj – Bujupit, u punësua agjent i shitjes poashtu në Telekom.

Nuk ndalet nepotizmi: Edhe burri i Kadaj-Bujupit punësohet në Telekom

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, që u kthye në AAK pasi e braktisi Vetëvendosjen, gjithashtu ka të punësuar familjarë në Telekom.

Nga 1 gushti i 2018-s, Naser Bujupi, bashkëshorti i saj, u punësua agjent i shitjes në Telekom.

Kadaj Bujupi  ka thënë se bashkëshorti i saj është jurist dhe për 20 vjet ka qenë i papunë, transmeton Teleshkronja Post.

Sipas një raporti zyrtar të Telekomit, 234 persona janë punësuar në periudhën shkurt 2018- 2019.

Në total, Telekomi ka 2 mijë e 540 punëtorë, për dallim prej 2 mijë e 295 sa kishte në vitin 2016.

Dje po ashtu u raportua se djali i deputetit të AAK-së, Muarrem Nitajt, i është punësuar djali në Telekomin e Kosovës./Teleshkronja Post/

Në “Telekomin e AAK-së” punësohet edhe djali i Muharrem Nitajt, deputeti e livdon djalin

Përveç privilegjeve që ua ofron pozita e të qenit deputetë në Kuvendin e Kosovës, shumë prej tyre, kryesisht ata që janë në pushtet, shfrytëzojnë autoritetin për të punësuar familjarë nëpër institucionet publike.

Telekomi i Kosovës është bërë dera e parë për këto punësime.

28-vjeçari Genc Nitaj, mori kontratën më 28 gusht të vitit të kaluar, si zyrtar i marketingut në këtë ndërmarrje.

Genci është djali i deputetit të AAK-së, ish-gazetarit Muharrem Nitaj.

Por, Nitaj ka mohuar të ketë përdorur autoritetin e tij për ta punësuar të birin në ndërmarrjen e cila atë kohë ishte nën menaxhimin e Gent Begollit, një ish-zyrtari të AAK-së.

Sipas tij, djali u punësua me meritë dhe ka kualifikim më të lartë sesa pozita që e mban aktualisht, e që është zyrtar i marketingut.

Donika Kadaj-Bujupi, që u kthye në AAK pasi e braktisi Vetëvendosjen, gjithashtu ka të punësuar familjarë në Telekom.

Nga 1 gushti i 2018-s, Naser Bujupi, bashkëshorti i saj, u punësua agjent i shitjes në Telekom.

Ajo ka thënë se bashkëshorti i saj është jurist dhe për 20 vjet ka qenë i papunë.

Sipas një raporti zyrtar të Telekomit, 234 persona janë punësuar në periudhën shkurt 2018- 2019.

Në total, Telekomi ka 2 mijë e 540 punëtorë, për dallim prej 2 mijë e 295 sa kishte në vitin 2016.