Reperi Mozzik synon të thyej një rekord në Gjermani

Para pak ditëve, Mozzik dhe Loredana publikuan këngën e re.“Romeo&Juliet”, mban titullin kënga e re e çiftit Aliu e cila u lansua në fillim të këtij muaji, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë e dyshes u prit tejet mirë nga publiku ku vetëm në këto pak ditë ka mbledhur mbi 9 milionë shikime në YouTube.

Së fundmi, Mozzik ndau këtë këngë me ndjekësit në InstaStory dhe paralajmëron se nesër do të thyej një rekord të klikimeve në Gjermani.

“Deri në 10 mëngjes kemi afat me i bo 10 milionë edhe e thejmë rekordin e klikimeve t’gjitha kohërave në krejt Gjermaninë!!”, ka shkruar Mozzik.

Shikoni ç’bën Mozzik për vajzën

Disa javë më parë, reperi Mozzik dhe partnerja e tij, Loredana Zefi, u bënë prindër për herë të parë. Loredana solli në jetë vogëlushen Hana, e cila u bë kryefjala e mediave dhe mblodhi menjëherë një numër të madh ndjekësish në Instagram.

Pas lindjes së vajzës, Mozzik dhe Loredana nuk kanë ngurruar t’a shprehin publikisht lumturinë dhe dashurinë e madhe që ndjejnë për të voglën. Madje pak më parë, reperi ka treguar në profilin e tij në Instagram se është një baba shembullor.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqet duke blerë pelena për të bijën, teksa i ka mbushur duart plot me disa pako dhe ka lënë të kuptohet se është impenjuar kokë e këmbë për të voglën e tij.