Sylë Tahirsylaj: Edhe nesër temperatura përvëluese, nga e mërkura shi, mund të ketë edhe breshër

Temperaturat në vendin tonë kanë shënuar rritje. Mirëpo, si duket ditëve të nxehta në Kosovë po u vjen fundi. Ani se temperaturat për ditën e sotme kanë arritur në 36,2 gradë celsius, nga nesër moti pritet të ftohet. Kështu paralajmëron për Express, eksperti i metrologjisë, Sylë Tahirsylaj.

“Vendi është në ndikimin e fushës së lartë të shtypjes atmosferike e cila në ditët në vijim nuk do të jetë e qëndrueshme. Duke filluar nga e mërkura do të ketë përkeqësim të motit i cili do të përcillet me reshje shiu dhe deri në fund të javës temperatura do të zbresë për 10 gradë celsius”, ka deklaruar ai.

E nga e enjtja, Tahirsyla deklaron se vendi mund të përballet me reshje breshëri ani se Kosova nuk ka sistem të mbrojtjes kundër reve dhe breshrit. Tahirsylaj thotë se gjithçka është në dorën e perëndisë.

“Do të ketë shkarkime atmosferike dhe vende vende ka mundësi që të ketë edhe breshër. Meqenëse Kosova nuk ka sistem të mbrojtjes kundër breshrit dhe reve, është në mëshirën e perëndisë. Do të ketë erë nga ana e veriut dhe verilindjes dhe stuhi të furishme që më të theksuarat do të jenë në rrafshin e Dukagjinit”, thotë eksperti i meteorologjisë në Kosovë, Sylë Tahirsylaj.

E në bazë të matjeve profesionale që janë bërë në stacionin meteorologjik satelitor, i cili funksionon në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë, temperaturat maksimale për ditën e sotme kanë arritur në 36,2 gradë celsius.

“Temperaturat minimale në shkallë vendi pas ditës së mërkurë do të luhatet nga 12 deri në 14 dhe më e larta ditore 22-25 gradë celsius. Ndërkohë sipas matjeve, temperaturat për ditën e sotme do të shkojnë deri në 36.2 gradë celsius”, thotë Tahirsylaj.

Moti: Meteorologët amerikanë thonë se diçka e çuditshme do ndodhë në Ballkan

Ditët e fundit tashmë është dhënë paralajmërimi se edhe në Kosovë do të mund të ketë të reshura të shumëta dhe vërshime, ndërsa me motin ballkanik janë marrë edhe meteorologët amerikanë.

Meteorologët amerikanë shkruanë për stuhinë e madhe pranverore, e cila të dielën dhe të hënën do të përfshijë pjesë të Italisë e të Ballkanit.

Të reshura të shumëta me mundësi vërshimesh do të jenë kërcënimi kryesor, ndërsa dëme mund të shkaktojë edhe era e stuhisë.

Mundësia më e madhe e paraqitjes së vërshimeve ekziston në bregun lindor të Italisë dhe në shpatet perëndimore të Dinarideve, ka deklaruar meteorologu Tyler Roys.

Po ashtu, ekziston mundësia e aktivizimit të shembjeve të dheut në këtë rajon, ka thënë ai.

Sipas fjalëve të tij, një tip i tillë cikloni është i shpeshtë në pjesën dimërore të vitit dhe gjatë pranverës së hershme, por është shumë i prandëomtë në maj.

Ditën e sotme si pasojë e motit të përkeqësuar që ka përfshirë qytetin e Vlorës me erë të fortë si dhe deti me dallgë ka sjellë dhe pezullim të lëvizjes detare.

Portali net.hr shkruan se edhe në modelin ICON mund të vërehen sasi vërtet ekstreme të të reshurave, të cilat parashihen në disa pjesët të Ballkanit. Vetëm në një termin 24 orësh lokalisht mund të bijnë 150 mm shiu, e disa madje edhe më shumë!

Pas ftohjes, në pjesët e larta mund të pritet edhe borë, ndërsa temperatura e ajrit mund të zbresë për më shumë se 10 °C, shkruan net.hr.

Kroaci / Era e fuqishme, hove-hove edhe orkanike, po frynë në Zagreb nga e diela në mbrëmje.

Reshje të mëdha priten nga e hëna, Institutit i Gjeoshkencave thotë se deri 15 centimetra borë na pret

Fillimi i javës së ardhëshme, nga nesër do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, madje priten edhe reshje.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në zonat më të ulëta të qarkut Kukës në fund të ditës së nesërme priten reshje të dobëta dëbore ose dëborë e përzier me shi, kurse në lartësinë mbi 800 m, trashësia e saj mund të arrijë deri në 15 cm.

Në qarkun Shkodër në fund të ditës së nesërme, reshjet do të jenë në formë dëbore në lartësitë mbi 900 m.
TEMPERATURAT

Nesër (e hënë dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 10 / 18 °Cnë vendet e ulëta: 8 / 20 °Cnë vendet malore: -1 / 14 °C
Era pritet të jetë mesatare deri e fortë.

Moti për vikend në Kosovë nga 8 deri 11 mars

Moti në Kosovë:Në vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndërrueshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të shtunën vende-vende ka mundësi të ketë zhvillim të vranësirave të cilat mund të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu.

“Temperaturat minimale parashihen të rriten, por që maksimalet e ditës do të jenë afërsisht të ngjashme me ditët e fundit”.

“Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius”.

Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 10m/s.

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte tjera meteorologjike, erëra, reshje dhe ulje të temperaturave.

Temperaturat e ulta, parashikimi i motit

Mesdita e së hënës ka rikthyer reshjet në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria e mesme dhe jugu janë përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa veriu dhe verilindja nga dëbora.

Sinoptikanët parashikojnë që sistemi i reshjeve të intensifikohet në orët e para të së martës. Po ashtu edhe temperaturat kanë regjistruar rënie, e cila do të vijojë gjatë gjithë kësaj jave.

“Në zonat verilindore do të ketë një sasi të konsiderueshme dëbore deri në 50 cm ndërsa pjesa tjetër në formën e shiut. Rënia do të vijojë deri në fundjavë. Pritet që minimumi në Shqipëri do të shkojë deri në minus 10 gradë ndërsa maksimumi deri në 11 gradë celcius.”-u shpreh sinoptikania per Klan.

Këto temperatura janë shumë më të ulta se ato që jemi mesuar të përjetojmë në muajin Shkurt. Megjithatë sinoptikanët thonë se java e tretë e muajit Shkurt do të sjellë përmirësim të motit dhe rritje graduale të temperaturave duke i përafruar ato me stinën ku jemi.

Parashikimi i motit për nesër

Në Kosovë nesër do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe i qetë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe i qetë.

Nuk parashihen reshje të asnjë forme për gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ky është qyteti me më shumë borë në Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me kthjellime.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike vazhdon të jetë në rritje. Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Sasitë e reshjeve të borës së fundit kanë shënuar këto vlera:

Prishtinë 11 cm

Pejë 16 cm

Podujevë 34 cm

Mitrovicë 13 cm

Ferizaj 24 cm

Ndërsa në viset malore sasitë e reshjeve kanë lëvizur ndërmjet 40-60 cm.

Deri kur do ketë reshje të borës ? Parashikimi nga Tahirsylaj

Eksperti i meteorologjisë si dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj ka treguar se reshje të borës do të ketë edhe nesër, por do të rifillojnë përsëri gjatë javës së ardhshme.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë në ndikimin e masave ajrore të cilat vijnë nga pjesa verilindore e rajonit. Këto masa ajrore kanë shkallë të lartë të lagështisë, për rrjedhojë që nga gjysma e dytë e kësaj jave e deri nesër në orët e paradites do të ndërpriten reshjet”, ka thënë Tahirsylaj për KALLXO.com

Tahirsylaj tha se gjatë ditës së diel nuk do të ketë reshje, ndërsa nga dita e hënë ka mundësi të ketë reshje të vogla, të martën do të ketë reshje shiu dhe bore, ndërsa nga dita e mërkurë e deri të dielën nuk do të ketë reshje.

“Temperaturat minimale do të luhaten nga -5 deri në -7 gradë celsius në vende kodrinore-malore, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 4 deri në 6 gradë celsius, që do të shkaktojnë shkrije të borës”, tha Tahirsylaj.

Ai shtoi se në ato vende ku ka degradim të shtretërve të lumenjve më shkrirjen e borës do të rriten nivelet e rrjedhave dhe ka mundësi që të dalin jashtë shtratit.

“Do të ketë erë nga ana e veriut dhe veriperëndimit në shpejtësi 1 deri në 7 metër në sekondë, ndërsa sasia e reshjeve deri më tani është 30- 35 litër për metër në katrorë.

Tahirsylaj ka shtuar se këto reshje kanë një rëndësi të madhe në mbjelljet vjeshtore dhe për akumulimin e ujërave në liqenet e Kosovës.