Salah shënon golin e sezonit kundër Chelsea, edhe Mane ka shënuar / Video

Pasi pjesa e parë përfundoj pa gola, pjesa e dytë filloj furishëm për skuadrën e Jurgen Klopp.

Vetëm 9 minuta iu deshën Liverpoolit që ta ngrisë epërsinë në 2-0 në Anfield Road, raporton Teleshkronja Post.

Golin e parë e shënoj Mane pas një super aksioni brenda zonës së The Blues, ndërsa për 2-0 u përkujdes Salah me golin më të bukur të sezonit 2018/19 në Premierligë.

Golat e Mane në minuten e 51′ dhe goli i Mohamed Salah në minuten e 53′:

Zidane ka në plan të ofroj 150 milion euro për yllin e Liverpool

Pas rikthimit në klub vet Zidane e paralajmëroj se Real Madridi do të bëjë një revolucion të madh në skuadër.

Raportimet thonë se Real Madrid është duke tentuar që në verë t’i bëjë disa transferime të mëdha.

Sipas Don Balon, përcjellë teleshkronja, madrilenët e duan transferimin e Mohamed Salah nga Liverpooli.

Real Madrid është i gatshëm që të paguajë 150 milionë euro për t’i marrë shërbimet e egjiptianit.

Liverpool mund të pajtohet me shitjen e Salah, vetëm nëse e merr në ofertë edhe një lojtar.

/TeleshkronjaPost/

Salah barazon një rekord të madhë në Premier Ligë

Anësori i Liverpool ka arritur një rekord kundër Crystal Palace, me vetëm tre sulmues të Premier Ligës që e kanë arritur këtë rekord më shpejt së egjiptiani.

Mohamed Salah ka arritur një rekord prej 50 golash në Premier Ligë duke barazuar Fernando Torres që kishte shënuar kaq gola për 72 ndeshje.

Sulmuesi egjiptian ka treguar vlerat e tij në takimin kundër Crystal Palace pasi që e ktheu Liverpoolin në lojë.

Pasi që patën një ndeshje plot dramë, Salah ka arritur që të shënoi pas 45 sekondash në Anfield pasi filloi pjesa e dytë.

Finalizimi i tij i mençur me thembër bëri që të përmbyset pas 60 sekondave epërsia E Palace.

Tani ai ka arritur 50 gola në Premier Ligën angleze pas 72 paraqitjeve.

Andy Cole, Alan Shearer dhe Ruud van Nistelrooy janë disa nga sulmuesit ikonë të Premier Ligës që e kanë arritur këtë shifër më parë.

Fitorja e parë për vitin 2019, Shaqiri titullarë / VIDEO

Pasi e shijuan disfatën e parë në Premier League këtë sezon nga kampioni në fuqi Manchester City, lideri Liverpooli e ka gjetur përsëri rrugën e fitores duke e mposhtur 1-0 Brightonin në “Amex Stadium”.

“TheReds” i fituan tri pikë tjera të rëndësishme në luftë për titull kampioni në ligën angleze, dhe tani i ikin shtatë pikë ndjekësit të parë Manchester Cityt.

Fitorja erdhi falë golit të Mohamed Salah nga penalltia, i cili ishte i 14-ti për egjiptianin deri tani këtë sezon, transmeton Teleshkronja Post.

Liverpooli e nisi qetë takimin dhe iu desh pothuajse gjysmë ore lojë për ta rrezikuar seriozisht portën e Brightonit.

Në minutën e 27-të, Xherdan Shaqiri ishte shumë pranë ta kalojë skuadrën e Jurgen Kloppit në epërsi me një gol të pazakontë për të, por goditja e tij me kokë nga rreth pesë metra përfundoi pranë shtyllës së djathtë të portierit kundërshtar.

Por, pesë minuta brenda pjesës së dytë, Mohamed Salah u ndal në zonë pasi u tërhoq prej fanelle nga Martin Montoya. Gjyqtari dha penallti për Liverpoolin, të cilën egjiptiani e konkretizoi në gol.

Ky gol qe i mjaftueshëm për të kuqtë që të fitojnë dhe të shkojnë në kuotën e 57 pikëve.

Fitorja e Liverpoolit ka mundur të ishte shumë bindëse sikur Roberto Firmino dhe Mohamed Salah t’i shfrytëzonin mundësinë që patën deri në fund.

Më pak se 20 minuta para fundit, Klopp e zëvendësoi Shaqirin me James Milnerin.

Liverpooli tani mbledh plot 57 pikë pas 22 ndeshjeve, shtatë më shumë se Manchester City në vendin e dytë, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, megjithatë.

Ekipi i Brighton mbetet në vendin 13-të me 26 pikë./TeleshkronjaPost/

 

CIES: Mbappe lojtari më i vlefshëm, lista e plotë

Një studim kohëve të fundit ka arritur në përfundimin se Kylian Mbappe i Paris Saint Saint është lojtari më i vlefshëm në botë.

Çmimi i tij i çmimit qëndron në 218.5 milionë euro, që është 18.2 milion euro më shumë sesa Harry Kane i Tottenhamit në vendin e dytë, shkruan Teleshkronja Post.

Neymar Jr qëndron në vendin e tretë në studimin e kryer nga CIES Football Observatory me një vlerë të llogaritur prej 197.1 milion euro, me Raheem Sterling dhe Mohamed Salah duke plotësuar pesë të parët.

Lionel Messi i Barcelonës mund të vendosë vendin e shtatë në tabelë (171.2 milion euro) ndërsa Cristiano Ronaldo (127.2 milion euro)..

Lojtari më i lartë spanjoll në renditjen në vendin e 37 është Sauli i Atletico Madrid, vlera e transferimit të të cilit vlerësohet të jetë pak mbi 90 milion euro.

Nga 27 lojtarët me një vlerë të llogaritur prej mbi 100 milion euro, 16 në Ligën Premier, pesë janë në LaLiga Santander, tre në Serie A, dy në Ligue 1 dhe një në Bundesliga.

top valuable players in 2019 by CIES

Këta 27 lojtarë janë të përfaqësuar nga 11 vende të ndryshme: Brazili (gjashtë lojtarë), Anglia (pesë), Franca (pesë), Argjentina (dy), Portugalia (dy), Belgjika (dy), Egjipti (një), Gjermania (një) , Senegali (një), Uruguai (një) dhe Italia (një)./TeleshkronjaPost/

Humb City, Liverpool i pandalshëm me Shaqirin / VIDEO

Manchester City ka pësuar humbje sot kundër Leicester City, duke humbur hapin tashmë me liderin Liverpool.

Në anën tjetë ‘The Reds’ të udhëhequr nga Jurgen Klopp po vazhdojnë marshin drejt titullit të parë pas rreth 30 vitesh, shkruan Teleshkronja Post.

E nëse Liverpool fiton titullin, Shaqiri do jetë një nga më meritorët, pasi ai sot kundër Newcastle realizoj golin e tret të Liverpool.

Golat e tjerë u shënuan nga Dejan Lovren, Mohamed Salah dhe Fabinho.

Pas 19 ndeshje, i pari në tabelë është The Reds me 51 pikë pa asnjë humbje, i dyti Tottenham me 45, dhe Man City me 44./TeleshkronjaPost/

Salah e refuzon çmimin “Lojtari i Ndeshjes,” ja dhuron Milner / VIDEO

Mohamed Salah pati një paraqitje fantastike ku shenoi tre gola kundër Bournemouth.

Pas ndeshjes atij ishte gati t’i dorëzohej çmmi si “Lojtari i Ndeshjes”, por ai e refuzoi atë, raporton Teleshkronja Post.

Kjo pasi sot James Milner realizoi paraqitjen e 500’të në Premier League, dhe ai e nderoi atë duke ia dhuruar atij çmimin.

Shikoni videon ku shihet vet Salah duke ia dhënë “MOM” James Milner./TeleshkronjaPost/

 

Gol i çmendur nga Salah, hat-trick / VIDEO

Liverpooli po e shkatërron Bournemouthin në kuadër të xhiros së 16-të në Premierligë.

Mohamed Salah shënoi një supergol në minutën e 78’ për 4-0, që ishte hat-tricku i yllit egjiptian, rapoton Teleshkronja Post.

Ky ishte goli i tretë përsonal për Salah sot dhe i katërti për Liverpool.

Ky është super goli i Salah :