Dështon projekti i Bahtirit për Mitrovicën ?

Gati një muaj më parë, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, deponoi në Kuvend peticionin me rreth 17 mijë nënshkrime të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës së Jugut me atë të veriut, por i njëjti ende nuk është trajtuar në Komisionin për Peticione në Kuvend.

Anëtarë të këtij komisioni thonë se kjo çështje tejkalon kapacitetet e komisionit, meqë është temë më serioze sesa kaq, raporton KTV.

Lirie Kajtazi nga LDK-ja, ka thënë se, në shumicën e rasteve, peticionet kanë shërbyer si mjet i politikës ditore e nuk e kanë pasur qasjen e duhur.

Ajo tha se ata që i udhëheqin peticionet, pasi të arrijnë një efekt politik të subjektit, i lënë edhe vetë në harresë ato.

Ndërkohë, Teuta Haxhiu tha se është interesuar të dijë për fatin e këtij peticioni, derisa administrata i ka thënë se ka shkuar në qeveri për një mendim.

Ajo uron që ndjenja e brendshme për Mitrovicën e bashkuar të mos jetë eufori.

Televizioni ka pyetur Qeverinë e Kosovës nëse peticioni është në qeveri për një mendim, por kanë thënë se kjo çështje i takon vetëm Kuvendit.

Kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është shprehur i sigurt që Mitrovica do të bashkohet brenda këtij viti.

Ai ka qenë edhe më i ashpër në deklarimet e fundit, duke thënë se, nëse preket Mitrovica, do të ketë luftë.

Për bashkimin e këtij qyteti, kryetari Bahtiri e gëzon mbështetjen e presidentit Hashim Thaçi e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Bahtiri godet gjithë ata që nuk e përkrahin bashkimin e Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, beson që misioni i tij për bashkimin e Mitrovicës do të realizohet këtë vit.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, që mori mbështetje nga rreth 17 mijë qytetarë në idenë e tij për bashkim, thotë se Mitrovica do të bashkohet sivjet, raporton KTV.

“Nuk dua të jap afate, por besoj që Mitrovica bashkohet këtë vit”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri, i cili mori mbështetje edhe nga presidenti, thotë se me kryeministrin Ramush Haradinaj nuk ka folur direkt, por mbështetje ka marrë nga vëllai i tij, deputeti Daut Haradinaj, si dhe nga të gjithë kolegët e tij kryetarë komunash që vijnë nga AAK-ja.

U ka tërhequr vërejtjen vendorëve e ndërkombëtarëve që t’i mbajnë larg duart nga Mitrovica.

Bahtiri ka bërë thirrje që Kuvendi të ecë tutje me peticionin, e për bashkimin e Mitrovicës është i bindur se nuk ka nevojë fare për votat e Listës Serbe.

“Mezi po pres me ju pa fytyrat atyre në Kuvend që do të votonin kundër”, ka thënë më tej Bahtiri.

Por, qytetarët e Mitrovicës nuk janë aq optimistë sa Bahtiri.

Derisa mbështetje iniciativës së Bahtirit i ka dhënë presidenti Hashim Thaci, deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, këtë e ka quajtur vetëm lojë politike.

Ai tha se do t’i japin mbështetje peticionit të qytetarëve që tash është në Kuvend, megjithëse thotë se ka vështirësi në realizim.

Rreth kësaj çështjeje nuk ka dashur të komentojnë Presidenca dhe Qeveria e Kosovës.

Bashkimi i Komunës së Mitrovicës së Jugut me atë të Veriut nuk mund të ndodhë pa miratimin e Listës Serbe.

Me kushtetutë përcaktohet se ndryshimi i kufijve komunalë është legjislacion me interes vital, që kërkon edhe shumicën e votës së deputetëve të komuniteteve pakicë.

Haradinaj tek varri i Isa Boletinin, thotë “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”

Sot mëngjesin dhe diten kyreministri e filloi duke vizituar një nga heronjtë e Kosovës në Mitrovicë, Isa Boletinin.

Ai këtë e bëri të ditur në rrjetin social Facebook, duke thënë: “historinë tonë kombëtare kërkojmë vlerat më të larta atdhetare, ato i gjejmë në figurën e Isa Boletinit.”

Sigurisht këto fjalë me paramendim i drejtohen të gjithë atyre që nuk punojnë për të miren e vendit, shkruan Teleshkronja Post.

Sigurisht Haradinaj nuk e lë pa i përmendur fjalët e mëdha nga Isa Boletini – “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”.

Lexoni shkrimi i plotë :

“Isa Boletini e identifikoi veten me fatin e atdheut. “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria” edhe sot duhet të na udhëheqë në kërkimin për të drejtën tonë. Nëse në historinë tonë kombëtare kërkojmë vlerat më të larta atdhetare, ato i gjejmë në figurën e Isa Boletinit. Me vet veprimtarinë e tij jetësore na la një porosi, se atdheu nuk tjetërsohet dhe nuk vihet në pazar. Roje dhe dëshmi është vet prehja e tij në Boletin. Figura e Isës edhe tani le të jetë shembull për të gjithë se interesi kombëtar e shtetëror vendoset para çdo interesi tjetër. Lavdi e përjetshme! RH”.

/Teleshkronja Post/

Thaçi e përkrahë zyrtarisht Bahtirin për bashkimin e Mitrovicës

Agim Bahtiri para pak javësh, pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe, e nisi peticionin për bashkimin e Mitrovicës.

Në fillim askush nuk e përkrahu edhe pse Bahtiri thoshte se e ka përkrahjen e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe presidentit.

Por siç duket tash Bahtiri edhe zyrtarisht e ka një përkrahje nga lideri i shtetit, presidenti Thaçi, raporton Teleshkronja Post.

Madje Thaçi sot në një postim në Facebook ka kërkuar që edhe institucionet tjera ta përkrahin iniciativen për bashkimin e Mitrovicës.

“Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre. Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca,” shkruan Thaçi.

Kështu sipas shkrimit të Thaçit, tash edhe qeveria dhe institucionet tjera të shtetit duhet ta mbështesin inicativen e Bahtirit, duke aluduar tek kryeministri./Teleshkronja Post/

Agim Bahtiri: Nëse Amerika më thotë rrëzoje shtëpinë, e bëj

Agim Bahtiri është tash e disa javë ka qenë një nga kryetemat e politikës.

Ai ishte i ftuar në emisionin DPT te Fidani për ta spjeguar detajish planin për bashkimin e Mitrovicës, shkruan Teleshkronja Post.

Gjatë intervistes ai thoshte se Amerika është ajo që jep urdhëra pasi është shteti më i fuqishëm në botë.

Madje thoshte se nëse Amerika më thotë rrëzoje shtëpinë, e bëj.

“Amerika është baba, Amerika më thotë rrëzoje shtëpinë, e bëj, nëse më thotë rrënoje gjith pasurinë do ta bëj.”

“Ata nuk kanë plane vetëm për Kosovën, ata sistemojnë gjithë botën, Amerika është baba këtu.”

Kryetari Agim Bahtiri: Ura e Ibrit do të quhet ‘Shakira’

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, në një intervistë për T7 thotë se propozoi që urës së Ibrit t’i vihet emri “Shakira’ në nderim të këngëtares kolumbiane.

Po ashtu Bahtiri thotë se idenë për bashkimin e Mitrovicës e ka pasur qysh moti.

Për këtë iniciativë shprehet se ka edhe përkrahjen e të liderëve të vendit, përshirë edhe atë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas Bahtirit kjo iniciativë është legjitime.
Bahtiri e ka mohuar se kjo ide është e Vetëvendosjes. Po ashtu i pari i Mitrovicës është shprehur se për këtë ide ka marrë përkrahje edhe të serbeve

“Ka qenë një propozim që emrin e ‘Urës së Ibrit’ me ia vnu ‘Shakira’. Sa i përket çmimit për këngëtaren, jo çdo kush punon për para, nderimi që do t’i bëhet asaj me emrin e urës në ‘Shakira’ jo çdo kush do ta meritonte”, ka deklaruar Bahtiri.

Kjo, Shakira nuk do të mund që edhe për një kohë të performojë në Urën e Ibrit. Kjo për shkak të zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit.

Por, Bahtiri po premton se së shpejti do të e sjellë Shakiran në Kosovë. Derisa nuk ka treguar se me cilat para do ta paguaj ekipin e këngëtares latinoi-amerikane, nëse kjo e njëjta vendosë të përformojë në ngjarjen që do ta organizojë Bahtiri në Urën e Ibrit.

Agim Bahtiri: Në veri pritet të ketë telashe

Po shënohet 50 vjetori i demostratave të 68-tës në Mitrovicë.

I pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, përveç se e çmoi lartë veprimtarinë e protestuesve të asaj kohe foli edhe për gjendjen në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

“Unë po ju garantoj që do të jemi të fuqishëm, situata në veri pritet me pas telashe prej sotit por do të jemi të fuqishëm që çdo pjesë ta ruajmë”, tha Bahtiri.

Po ashtu, kërkoi që t’u “tregohet ndërkombëtarëve se këtu është tokë Dardane është plisi dem baba dem”.

Demostrata sipas të pranishmëve është një kujtim, një përpjekje për liri, demokraci dhe bashkim kombëtar.

Ky organizim u bë për të nderuar pjesëmarrësit në kohët e vështira për t’i treguar brezave të rinj rrugët e vështira që ka kaluar shteti i Kosovës.

Serbët kërkojnë armë dhe kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ja si iu përgjigjet Vuçiq?

Presidenti i Serbisë u ka thënë sot serbëve në Kosovë se nuk ka asgjë më të rëndësishme se qëndrimi në Kosovë, pasi që sipas tij shteti i Serbisë do të ndihmojë në këtë aspekt, para se gjithash me paqe politike, politikën e mbrojtjes së serbëve dhe investime në zhvillim.

Aleksandar Vuçiq, kur bëhet fjalë për sigurinë e qytetarëve në veri të Kosovës, ka thënë se shpreson që askush as mos të mendoj që t’i largoj serbët nga shtëpitë e tyre, vendlindja e tyre.

“Dua të besoj në këtë, por ne do të zhvillojmë politikë në mënyrë që t’i mbrojmë serbët”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Serbisë pas takimit me përfaqësuesit politik të serbëve dhe biznesmen, ka thënë se ka pasur kërkesa që lidhen me respektimin e Rezolutës 1244, por edhe kërkesa që Serbia t’i armatos serbët, por se përgjigjja e tij ka qenë se shpreson që Serbia të ndihmoj në dhënien e parave për kopshte, shkolla dhe shëndetësi.

Kërkesa për të tilla për Vuçiqin ka pasur edhe para se ai t’ju drejtohet serbëve.

“I kuptoj njerëzit, por nuk mundem të gjithëve t’u përgjigjem”, ka thënë ai.

Kjo përgjigje ka ardhur pasi që serbët e mbledhur kanë brohoritur “president, na ndihmo”, “Mitrovica është qytet i unitetit”, “ndihmo”, “ktheje ushtrinë dhe policinë në Kosovë”, “me jetë do ta mbrojmë Mitrovicën”…