Pse Trepça është kaq e vlefshme e tregon akademiku nga Shqipëria

Ndërrimi i statutit të Minierës së Trepçës ka rikther debatin edhe pas deklaratave tejet thumbuese nga Maja Kociançiq se Trepça duhet të diskutohet në dialog.

Në një paraqitje televizive, akademiku nga Shqipëria Apollon Baçe ka vlerësuar se pasuritë nëntokësore të Mitovicës kanë vlerën 500 miliardë dollarë

Ai ka cituar një libër të huaj që flet për pasuritë nëntokësore të Mitrovicës, që sipas këtyrë shifrave vlera arrinë deri në 500 milionë dollarë.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj shikoni videon më poshtë:

Akademiku: Pasuritë 500 miliardë dollarëshe të Mitrovicës

Akademiku: Pasuritë 500 miliardë dollarëshe të MitrovicësNdiqni LIVE emisionin në Youtube këtu: https://youtu.be/gyqyK5JycTo

Posted by Ora News on Wednesday, February 6, 2019

 

Shpërthen Haradinaj: Bashkimit evropian i ka humbur rruga në oborr

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar qëndrimin e Bashkimit Evropian sa i përket ndërrimit të statutit të Trepçës.

Haradinaj ka deklaruar se ky qëndrim është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i pari i Qeverisë ka shkruar se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut, përcjjellë Teleshkronja Post.

“Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i paprecedentë, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës”, tha Haradinaj.

Sipas tij, Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës.

Në anën tjetër, nga BE-ja po thonë se çështja e Trepçës duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Kocijancic në një përgjigje për ‘Tanjug’, ka thënë se të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet dy shteteve duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut, raporton Gazeta Express.

Ajo, gjithashtu, ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Kosova të pezullojë vendimin për taksën, që do të mundësonte një kthim të shpejtë në dialogun e Brukselit.

Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka…

Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, February 5, 2019

Vetëm rezervat e “Trepçës” vlejnë 14 miliardë euro

Miniera “Trepça” merret me nxjerrjen dhe shitjen e papërpunuar të xeheve të plumbit, zinkut dhe argjendit, madje rezervat e “Trepçës” vlejnë gjashtë herë më shumë se bugjeti aktual i Kosovës (2.3 miliard).

Në bazë të informacioneve të verifikuara, rezervat e “Trepçës” kanë mbi 2.1 milionë ton rezerva të plumbit, vlera e të cilave është miliardë 5.5 miliardë euro në bazë të çmimit të sotëm që mund të verifikohet në London Metal Exchange (LME).

Minierat dhe rezervat e “Trepçës” vlerësohet të kenë edhe afro 2 milionë ton rezerva të zinkut, të cilat kushtojnë rreth 6 miliardë euro në çmimet aktuale në LME.

Këto miniera kanë edhe rreth 2 milionë kilogramë argjend, vlera e të cilave shkon në mbi 1.1 miliardë euro. Kjo nuk është e tëra, transmeton gazeta Fjala, transmeton Teleshkronja Post.

Gjatë shfrytëzimit të plumb – zinkut – argjendit në Përroin e Ngjyrosur (Artana – Novo Brdo), ishin zbuluar rreth 3 milionë ton hollojzit të shkallës së lartë Al2SiO5 (OH)4.

Sipas Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, ky është vetëm një nga vendburimet e njohura të shfrytëzueshme të kësaj argjile me vlerë shumë të madhe (140-450 dollarë toni).

Katër vendburimet e tjera janë në Zelandën e Re, Turqi, Kinë dhe Utah (SHBA). Prodhimi botëror i sotëm është vlerësuar në 150.000 tonë/vit. Vlera e këtij minerali në Kosovë, përkatësisht në fushëveprimtarinë e Trepçës llogaritet të jetë rreth 1 miliard euro.

Në bazë të te gjithë këtyre llogaritjeve del se vlera nominale e xeheve me të cilat merret “Trepça” në bazë të pasurive nëntokësore të verifikuara është 13.6 miliardë euro.

Por ende nuk janë bërë hulumtime të tërë territorit, kur ka indikacione të qarta se edhe shumë pasuri ekzistojnë. Vlera e pasurive nëntokësore që janë fushëveprimtari e Trepçës llogaritet të shkojnë në 25 miliardë euro. Përpunimi i tyre mund të rriste vlerën në së paku 50 miliardë euro.

Vlen të theksohet se sot ka kaluari drafti i ri i statutit të Trepçës në qeveri./TeleshkronjaPost/

Kalon drafti i ri për Statutin e “Trepçës” në qeveri

Sot në mbledhjen e 86-të të qeverisë u votua drafti i ri për Statutin e minierës së Trepçës.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka aprovuar Raportin e punës të vitit 2018 dhe Planin e Veprimit të koordinatorit nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2019.

Raporti paraqet të përmbledhura aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit 2018, ndërsa Plani i Veprimit për vitin 2019 adreson disa problematika që ndërlidhen me kapacitetin e mësim nxënies për metodat e avancuara për të komunikuar me njohurit për rininë. Programi Nacional për Rininë mbështetet në tri lloje të aktiviteteve: Garat për dituri; Garat për kreativitet kulturor dhe mendim kritik; dhe Garat në sport.

Kjo do të realizohet e mbështetur në dy parime themelore: në parimin e gjithë përfshirjes; dhe në parimin e vijueshmërisë.

Aktualisht në Kosovë janë rreth 370 mijë nxënës (rreth 340 mijë në nivelin fillor dhe të mesëm) dhe rreth 110 mijë student. Programi Nacional për Rininë synohet zhvillimi aftësive të tyre me aktivitete të përditshme garuese.

Programi pritet të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë së mësim nxënies, do të identifikojë talentet e reja dhe do të ofrojë përkujdesen e nevojshëm për ta.

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar Projekt-Statutin e Shoqërisë Aksionare “Trepça”, i propozuar nga Bordi Mbikëqyrës. Versioni i ri i Projekt-statutit dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Statuti përcakton themeluesit e shoqërisë aksionare, aksionet e tyre, veprimtarinë, strukturën organizative, kapitalin themeltar, menaxhimin, afarizmin dhe të gjitha çështjet organizative që lidhen me kompaninë. Emërtimi i shoqërisë aksionare është “TREPÇA” Sh.A dhe selia e saj është në Parkun Industrial të Mitrovicës.

Miratimi Statusit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A., do të mundësojë zbatimin e Ligjit për Trepçën dhe versioni i miratuar sot është në pajtueshmëri të plotë nga të gjithë akterët që ndikohen nga kjo kompani.

Qeveria ka aprovuar Strategjinë shtetërore kundër krimit të organizuar me planin e veprimit 2018-2022. Qëllimi i strategjisë është që me përdorimin sa më racional të burimeve materiale, financiare dhe njerëzore të zhvillojë politika për marrjen e përgjegjësive në parandalimin, luftimin e krimit të organizuar si dhe mbrojtjen e individit dhe shoqërisë nga krimi i organizuar. Përmes kësaj do të ndërtohet një shoqëri e sigurt me mundësi minimale dhe pamundësi për aktivitete të krimit të organizuar në Republikën e Kosovës.

Strategjia është hartuar duke u bazuar në vlerësimet e brendshme vjetore të zbatimit të strategjisë së kaluar 2012-2017. Janë përdorur edhe vlerësimet e jashtme siç janë raportet e Departamentit të Shtetit Amerikan, raportet e EUROPOL-it për Krimin e Organizuar dhe trendët në BE, raportet e Komisionit Evropian dhe dokumente tjera.

Para kabinetit qeveritar është prezantuar ideja për zhvillimin e Projektit “Ndërtimi i Kompleksit (Rezidencave) Qeveritar” në Prishtinë. Sipas projektit të prezantuar, Qeveria në bashkëpunim me investitor të ndryshëm mund të implementojë një projekt që parashihet të finalizohet brenda 7 vjetëve, dhe sipas të cilit Qeveria dhe institucionet do të fitonin më shumë se 1 milion metra katror për akomodimin e tyre.

Kryeministri Haradinaj ka theksuar se kjo ide do të shërbejë për një nxitje më të fuqishme që të realizojë objektivat e saj për akomodim të të gjitha institucioneve në objekte publike./TeleshkronjaPost/

Shpëtojnë shëndoshë dhe mirë 100 minatorët e ngujuar në Trepçë

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku ka konfirmuar për Telegrafin se 100 minatorët e ngujuar në minierë kanë dalë nga atje pasi që është mundësuar furnizimi alternativ me energji elektrike.

Sipas tij, minatorët ishin 700 metra nën tokë.

“Kanë dalë gati të gjithë minatorët të cilët kanë qenë të ngujuar në minierë. Furnizimi alternativ me energji elektrike ka mundësuar funksionalizimin e ashensorit që i ka transportuar minatorët e ngujuar”, ka thënë Sadiku për Telegrafin, transmeton Teleshkronja Post.

“Minatorët e ngujuar 700 metra nën tokë, janë mirë me shëndet dhe nuk ka pasur rrezik për jetën e tyre. Mungesa e rrymës ka bërë që të mos funksionoj ashensori”, tha Sadiku.

Për informim, para pak minutash rreth 100 minatorë kishin mbetur të ngujuar si pasojë e defektit elektrik./TeleshkronjaPost/

Defekte në Trepçë, 100 minatorë mbesin të ngujuar

Mbi 100 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar nëpër horizontet e kësaj miniere si pasojë e djegies së trafos kryesore që ndodhet në Parkun e biznesit në Mitrovicë.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve në Stantërg, Shyqyri Sadiku ka konfirmuar lajmin për KosovaPress, duke thënë se janë duke bërë përpjekje që përmes lidhjeve elektrike alternative të mundësohet dalja nga zgafella e minatorëve.

“Ka në shumë se një orë që është ndërprerë rryma dhe më shumë se 100 minatorë kanë mbetur në horizontin e tetë, nëntë dhe dhjetë, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe nëpër horizonte tjera. Po bëjmë përpjekje që përmes ekspertëve tanë të elektrikes të bëjmë zgjidhje qoftë edhe të përkohshme vetëm sa t’i nxjerrim minatorët nga zgafella”, ka thënë Sadiku.

Ndërkaq, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se si pasojë e djegjes së një Trafostacioni të vjetër në Minierën “Trepça”, dhjetë minatorë kanë mbetur të bllokuar, por që të njëjtit nuk janë në rrezik jete.

Sipas tij, aktualisht po punohet që të vendoset kontaktë me ta, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrën jashtë sa më shpejtë.

“Janë 10 minatorë që kanë mbetur brenda, më herët kam biseduar me kryetarin e minierës. Ata janë duke punuar në këtë drejtim në mënyrë që të vendosin ndonjë kontakt të mundshëm me ta për të dalë jashtë”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

Ministra Lluka thotë se të njëjtit nuk janë në rrezik për jetën.

“Të 10 minatorët që janë brenda nuk janë në rrezik për jetën, unë besoj se shumë shpejt ata do të dalin jashtë, po punohet në këtë drejtim”, ka shtuar tutje ai gjatë bisedës.