Sportistët kosovarë urojnë Pavarësinë e Kosovës

​Sportistët e Kosovës kanë uruar në rrjetet sociale për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Sot, më 17 Shkurt 2019, Kosova e feston 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një datë shumë e rëndësishme në historinë e vendit që është kremtuar edhe nga sportistë të shumtë shqiptarë, futbollist, boksierë e shumë të tjerë.

“Urime 11 vjetorin e Pavarësisë KOSOVË”, shkruan Rashica në Instagram.

Ja si uruan disa nga sportistët kosovarë :

🇽🇰❤️

Posted by Samir Ujkani on Sunday, February 17, 2019

🇽🇰🇽🇰🇽🇰

Posted by Florent Hadergjonaj on Sunday, February 17, 2019

Dy golat e jashtëzakonshëm nga Milot Rashica / VIDEO

Milot Rashica është duke shkëlqyer në vitin 2019 me Werder Bremen

Talenti kosovar ka arritur të shënojë sërish kundër Augsburgut në ndeshjen që Werderi po e fiton 3-0.

Ashtu si te goli i parë në këtë ndeshje, Rashica dhuroi spektakël edhe të goli i dytë personal, e i treti për skuadrën e tij, duke e dërguar topin me mjeshtëri në cepin e portës, pas një driblimi fantastik.

Goli i parë Kosovari Milot Rashica e kaloi Bremenin në epërsi në minutën e 4-të pas një veprimi të bukur solo:

Goli i dytë :

Goli i Milot Rashicës për Werder Bremen / VIDEO

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka gjetur golin gjatë pasdites së sotme (e shtunë) në Bundesliga.

Werder Bremen ka arritur të marr një fitore të madhe në udhëtim te Hannoveri me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm për mysafirët u shënua pikërisht nga ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Rashica ishte vendimtar duke shënuar nga afërsia në minutën e 33-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas topit të kthyer nga portieri vendas Michael Esser, i cili priti goditjen e Martin Harnik.

Me këtë gol, Rashica shkon në kuotën e dy golave deri më tani këtë sezon, ndërsa ka edhe një asistim.

Në anën tjetër, Bremen me këtë fitore ngjitet në vendin e tetë në Bundesliga me 25 pikë të mbledhura.

Goleada nga Rashica, Muriqi, Kolloli dhe Avdiaj ia sigurojnë fitorën Kosovës kundër Maltës / VIDEO

Kosova ka fituar kundër Maltës me rezultat të thellë 0-5, si mysafirë duke thyer rekord si fitorja më e lartë në historinë tonë si përfaqësuese.

Fillimisht, Vedat Muriqi ka kaluar në epërsi Kosovën kundër Maltës në minuten e 15 të takimit si mysafirë në shtetin Maltez, shkruan Teleshkronja Post.

Më pas Benjamin Kololli është një mbrojtës i majtë, por me golin që shënoi për Kosovën habiti të gjithë me një parabol.

Kosova ngriti epërsine në 0-2 kundër Maltës në minuten e 70’të takimit, shkruan Teleshkronja Post.

Derisa më pas në skenë u shfaq Dionis Avdiaj me 2 gola të shpejtë, derisa edhe Milot Rashica realizoi një super gol nga largësia.

Pas pak golat me VIDEO :