Bomberi Piatek ‘tërheqë’ Milanin drejtë Champions, fiton 3-0 / Video

AC Milani ka vazhduar me formën fantastike në Serie A.Në xhiron e 25’të në Serie A, skuadra e Gennaro Gattusos ka marrë pikët e plota në shtëpi.

Ata mposhtën 3-0 ekipin e Empolit, në një ndeshje ku shkëlqeu sulmuesi në top formë, Krzysztof Piatek.

Sfida nisi siç është më së miri për Milanin, që shënoi gol pas 10 minutave lojë me anë të Lucas Paquetas, por goli u anulua me ndihmën e VAR-it për pozicion jashtë loje.

Më pas, deri në fund të pjesës së parë, Milani vuajti për të shënuar.

Por, gjërat ndryshuan krejtësisht në pjesën e dytë, ku në fushë doli një tjetër skuadër, me një tjetër fytyrë për dallim nga pjesa e parë.

Fillimisht, sulmuesi në top formë, Krzysztof Piatek, shënoi për 1-0 në minutën e 49’, para se Franck Kessie të realizojë për 2-0 në atë të 51’.

Pas këtyre dy golave të shpejtë, Milani dominoi ndeshjen, dhe deri në fund e gjeti edhe njëherë rrjetën.

Ishte spanjolli, Samu Castillejo, ai që realizoi për 3-0 në minutën e 67’ të ndeshjes, për rezultatin përfundimtar të takimit.

Me këtë fitore, Milani ka blinduar për pak pozitën e katërt që dërgon në Champions League.

Skuadra e Gattusos tani ka 45 pikë, 4 më shumë se Roma që të shtunën i shkon Frosinones./TeleshkronjaPost/

Piatek i pandalshëm, mban Milanin në Champions / VIDEO

Milani ka arritur të sigurojë fitore me rezultat 3:1 në ndeshjen kundër Atalantas, e cila u zhvillua sonte në stadiumin Atleti Azzuri D’Italia dhe ishte e vlefshme për xhiron e 24-të Serisë A.

Kjo fitore ishte tejet e rëndësishme për skuadrën e Gennaro Gattusos, pasi që po të pësonin disfatë, kuqezinjtë do ta humbnin pozitën e katërt në tabelën e Serisë A, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht kishte qenë Atalanta ajo që kishte kaluar në epërsi, përmes golit të shënuar në minutën e 33-të nga Remo Freuler.

Megjithatë, ky gol nuk ishte i mjaftueshëm që skuadra vendase ta merrte ndonjë pikë nga kjo ndeshje, përkundër që e mbajti më shumë topin gjatë ndeshjes. Atalanta pati edhe më shumë goditje drejt portës, plot 13 të tilla.

Megjithatë, skuadra e Gattusos u tregua më e saktë dhe me shtatë goditje drejt portës, arriti t’i shënojë plot tri gola, falë saktësisë së Krzysztof Piakekut, që i shënoi dy gola, Hakan Calhanoglu, i cili e shënoi një gol të mrekullueshëm nga jashtë zonës së portierit.

Etrit Berisha pësoi nga saktësia që tregoi Piatek para portës së Atalatnas, pasi që polaku ishte futbollisti me vlerësimin më të lartë nga kjo ndeshje, ndërsa portieri i ekipit kombëtar të Shqipërisë u vlerësua me notën më të ulët.

Ndeshja e radhës për Milanin do të jetë përsëri në kuadër të Serisë A, kur kuqezinjtë do ta presin në shtëpi Empolin, të premten në orën 20:30. Ndërsa, Atalanta do t’i shkojë mysafir Torinos. /Gazeta Express/

Dy klubet e famshme italiane pas Edon Zhegrovës

Afati kalimtar i janarit po hyn në 24 orët e fundit dhe thashethemet po vazhdojnë të rriten edhe më tepër.

Një prej futbollistëve shqiptar që po i lakohet emri rreth transferimeve është edhe sulmuesi i krahut, Edon Zhegrova.

Ditë më parë mediat italiane raportuan se futbollisti po monitorohet për së afërmi nga skuadra e Milanit.

Gjatë ditës së sotme, gazeta e njohur italiane “Corriere dello Sport” shkruan se marrëdhëniet e mira të Lazios me Genkun, mund të ndikojë në transferimin e 19-vjeçarit nga Kosova.

Edhe drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare ka raporte të mira me agjentët e lojtarit që shihet si e ardhmja e klubit romak.

Theksojmë se Edoni deri më tani është paraqitur në 19 raste për skuadrën blege dhe ka realizuar dy gola.

Ndryshe, Lazio ka në skuadër edhe dy shqiptarë të tjerë, portierin Thomas Strakosha si dhe mesfushorin e Kosovës, Valon Berishën.

ZYRTARE: Super sulmuesi çek vishet kuq e zi

Sulmuesi polak,Krzysztof Piatek, ka nënshkruar kontratë me Milanin deri në vitin 2023 për një shumë rreth 35 milionë euro.

Ai ka arritur në Milano nga Genoa, ku edhe ka nënshkruar kontratën me kuqezinjtë, pasi nga “San Siro” u largua Gonzalo Higuain, u zyrtarizua si lojtar i Chelseat,

Njoftimi nga klubi i Milanit në Twitter :

 

Juventus 1-0 Milan, vlerësimet e futbollistëve / FOTO

Skuadra e Juventus fitoi Superkupën e tetë të Italisë pas fitores prej 1-0 kundër Milanit.

Paraqitja e Zonjës së Vjetër 7.11 ishte më e mirë se e Rossonerëve 6.20, prandaj ka marrë edhe notë mesatare më të lartë.

Alex Sandro është lojtari me notën më të lartë në këtë takim (9.0), i ndjekur nga Douglas Costa (8.2).

Golashënuesi i vetëm në këtë takim, Cristiano Ronaldo, ka marrë notën 7.8, derisa Blaise Matuidi është lojtari me notën më të ulët te Juve (6.6).

Juventus mposht Milanin dhe fiton Super Kupën / VIDEO

Juventus ka fituar trofeun e Super Kupës së Italisë me rezutat minimal 1-0 kundër Milanit.

Goli i vetëm i këtij takimi ishte i shënuar nga Cristiano Ronaldo në minuten e 60 të takimit, raporton Teleshkronja Post.

Ndeshja ishte plot tension, pati polemika, raste të dyshimta, karton të verdhë ,të kuq, u përdor edhe VAR asistenca një lojë tejet interesante.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0, pati disa raste shënimi por pa konkretizim të golit.

E që tifozët në stadiumin Jedahh në Abu Dhabi të mos ktheheshin pa shijen e golit, u përkujdes Cristiano Ronaldo pas një asistimi nga Pjanic.

30 minutat e fundit ishin tejet interesant ku pas rishikimit të VAR Frank Kessie, me meritë u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 74-të.

Juventusi që e ngritën trofeun e Superkupës së Italisë bëhet skuadra më së shumti trofe të tillë duke tejkaluar Milanin (8)./TeleshkronjaPost/

Juventus në epërsi me golin e Cristianos në finale të Superkupës së Italisë / VIDEO

Skuadra e Max Allegrit ka kaluar në epërsi kundër Milanit në finale të Kupës së Italisë që po zhvillohet në Abu Dhabi.

Golin e shënoi kush tjetër pos Cristiano Ronaldos në minuten e 59′ të takimit, raporton Teleshkronja Post.

Lojtarët e Milanit protestuan se goli ishte offside, por nuk kishte dyshime se goli ishte i rregullt.

Goli i portugezit :

Kupa e Italisë: formacionet zyrtare të derbit Juventus – Milan

Dy skuadrat me histori në futbollin italian, Juventusi dhe Milani takohen në King Abdullah Sports City në Jeddah të Arabisë Saudite, për ta zhvilluar ndeshjen e Superkupës së Italisë.

Pasi që Bianconerët e fituan edhe kampionatin edhe Kupën e Italisë në edicionin e kaluar, atëherë takimi zhvillohet ndërmjet Zonjë së Vjetër dhe finalistit të Kupës që ishin Rossonerët.

Ky është edicioni i 31-të me radhë i këtij trofeu, ndërsa këto dy skuadra janë takuar tri herë në të kaluarën në këtë garë.

Juve e ka fituar përballjen e parë në vitin 2003 pas penalltive në New Jersey të SHBA-ve, derisa Milani po me penallti kishte fituar në vitin 2016 në Katar.

Bardhezinjtë e kanë fituar shtatë herë Superkupën e Italisë (1995, 1997, 2002, 2003, 2012, 2013, 2015), po aq sa kuqezinjtë (1988, 1992, 1993, 1994, 2004, 2011, 2016).

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Gennaro Gattuso i kanë gati skuadrat e tyre për këtë përballje.

Formacioni zyrtarë Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala, Ronaldo.

Formacioni zyrtarë Milan: G Donnarumma; Calabria, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Bakayoko, Paquetá; Castillejo, Cutrone, Calhanoglu.

Gennaro Gattuso flet për Ibrahimovic

Milani nuk arriti të fitojë në Romë ndaj Lazios, pasi në momentet e fundit Joaquin Correa e barazoi rezultatin në 1-1.

Vazhdojnë spekulimet se Zlatan Ibrahimovic ka pranuar kontratën gjashtëmujore për tu rikthyer në Milan nga LA Galaxy, ndërkohë trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka folur pas ndeshjes.

“Ibrahimovic? Të shohim, mendoj se tani duhet të fokusohemi se çfarë do të bëjmë. Nuk është koha të mendojmë për diçka tjetër”, ka thënë Gennaro Gattuso.

“Leonardo dhe Maldini janë ata që mendojnë për transferimet”./Teleshkronja Post