Tyson pyetet a do mund ta mposhtje Joshuan po të ishe në top-formë

Paramendojeni një duel boksi të klasit më të lartë.Kush do të fitonte në një ndeshje të kategorisë së rëndë në boks midis Mike Tyson dhe Anthony Joshuas?

Ajo rezulton se ‘Iron Mike’ nuk do t’i pëlqente edhe aq shumë një meç si ky kundër Joshuas, pasi vet e tha boksieri legjendar se nuk ndihet edhe rehat me format trupore të anglezit, transmeton Teleshkronja Post.

Ish-kampioni padiskutueshëm i peshave të rënda në boks është një tifoz i madh i Joshuas, i cili mbajti titujt WBA (super), IBF dhe WBO përpara se të humbiste Andy Ruiz muajin e kaluar.

Mike Tyson duke boksuar kundër Trevor Berbick gjatë luftës në Hilton Hotel në Las Vegas, Nevada, 1986 (The Ring Magazine / Getty Images)

“Hej, me të vërtetë unë e pëlqej atë, është i shkëlqyer”, tha legjenda Tyson.

“Ju e dini shumë mirë se çfarë kapacitetit ka ai, apo jo? Ai është me të vërtetë si një frymë e ajrit të freskët.”

“Ai është me të vërtetë i pastër, me të vërtetë duket i pastër, ai është një njeri i mirë, ai është një luftëtar i pastër, ai është një puntorë i mirë.”

Legjenda Mike Tyson kur ishte i ri në majen e boksit botërorë.

Tyson u pyet pastaj nëse ai do të mund ta mundte 29-vjeçarin britanik:

“Ju dëshironi vetëm më të mirën për të.”

“Unë nuk e di, egoja ime thotë,” askush nuk do të mundë”. Por ju e shihni atë dhe … ai vetëm duket i bukur!”

“Ai thjesht duket si një luftëtar, e dini? Ai duket sikur ka lindur për të bërë atë që duhet të bëjë.”

“Ai ka nevojë për më shumë përvojë, por kjo do të vijë në jetë me kalimin e viteve”.

Joshua, nga ana tjetër, e sheh atë shumë ndryshe një meç me Tyson, shkruan Teleshkronja Post.

Anthony Joshua në stërvitje.

“Mike Tyson do të më rrihte keq,” tha ai në formë qesharake në vitin 2017.

“Nuk ka asnjë mënyrë që unë mund ta kisha mposhtur atë djalë, ti e di atë që kam bërë kundër Klitschko në atë raundin e gjashtë, por nuk do të mundja kundër Mike.”

“Ai ishte një kafshë, do më duhej të ikja qosheve për ti shpëtuar goditjeve të tij.”

“Unë i jap të gjithë respektin Tyson-it. Megjithëse Tyson po ecën tani si 50 vjeqarë, unë ende e kujtoj Tysonin si të ri, 21-vjeçar në formën më të mirë.”

Kush mendoni se do të fitonte në një luftë midis legjendarit Mike Tyson dhe anglezit Anthony Joshua ?

“Ndeshje me Tyson? Do më kishte dërmuar”

Boksieri anglez, Anthony Joshua është duke u përgatitur për një meç kundër Jarrell Millerit, që do të zhvillohet më 1 qershor, dhe beson se do të triumfojë në këtë përballje.

Ndërsa, shton se nëse do të ndeshej me Mike Tysonin, do të pësonte disfatë, pavarësisht rrethanave.

Në moshën 20 vjet e katër muaj, Tyson u bë kampioni më i ri në kategorinë e peshave të rënda të boksit, në vitin 1986, kur e mposhti Trevor Berbickun, në Las Vegas.

Pesë vjet më vonë, Tyson u arrestua për përdhunimin e 18-vjeçares Desiree Washington dhe në vitin 1992 u dënua me gjashtë vjet burg. Ai qëndroi në burg për më pak se tre vjet.

Edhe pse u bë përsëri kampion në kategorinë e peshave të rënda, në vitin 1996, disfata e dyfishtë kundër Evander Holyfield, përfshirë këtu edhe incidentin e famshëm të kafshimit të veshit gjatë rimeçit, e filloi një rënie drastike për Tysonin.

Ish-kampioni u humbi tri katër meçet e tij të fundit, përfshirë këtu edhe dy disfata turpëruese, kundër Danny Williamsit dhe Kevin McBride.

Megjithatë, trashëgimia e tij në botën e boksit do të ekzistojë gjithmonë dhe kur Joshua, i cili i ka fituar 22 meçet e zhvilluara deri më tani, u pyet se si do të shkonte një meç kundër Tysonit, ai nuk pati aspak besim.

“Mike Tyson do të më kishte shkatërruar. Nuk ka asnjë mënyrë që unë do të arrija ta mposhtja atë njeri. Do ta kisha marrë çekun. Do të nokautohesha, ai ishte si përbindësh. Kam shumë respekt dhe mirënjohje për Tysonin”, ka thënë Joshua.

“Edhe tani që ai është 50-vjeçar, unë ende e mbaj mend si Tysonin e ri, 21-vjeçar. Ai ishte kaq i mirë dhe ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në botën e boksit”.