Ozil po largohet nga Arsenali ?

Trajneri Unai Emery është duke insistuar për shitjen e mesfushorit gjerman me origjinë turke, Mesut Ozilit, dhe TMW tani ka raportuar se Arsenali veçse u ka bërë ofertë Juventusit dhe Interit për transferimin e mesfushorit.

Fituesi i Kupës së Botës me Kombëtaren e Gjermanisë ka qenë afër transferimit te këto dy klube italiane edhe në të kaluarën, por tani gjasat e një transferimi të tillë janë më të mëdha, transmeton Gazeta Express.

Lojtari gjerman me origjinë turke, Mesut Ozil, dukej se kishte qenë shumë afër fundit të karrierës së tij me klubin londinez gjatë sezonit të kaluar, pasi që i kishte mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai vendosi ta dëshmojë besnikërinë e tij ndaj klubi dhe arriti marrëveshje me Arsenalin për ta rinovuar kontratën e tij, e cila tani e mban Ozilin në Londër deri në fund të sezonit 2020/2021.

Pjesa e parë e sezonit 2018/2019 ka qenë mjaft e vështirë për mesfushorin gjerman me origjinë turke, aq e vështirë sa tani e ardhmja e tij me klubin londinez është vënë në dyshim. Ozil nuk ka qenë i përfshirë në 1/3 e ndeshjeve të Arsenalit gjatë këtij sezoni.

Kjo gjë ka ndodhur pasi që raportohet se marrëdhëniet e tij me trajnerin e ri, Unai Emeryn, nuk janë aspak të mira. Emery nuk e konsideron Ozilin si pjesë të rëndësishme të projektit të tij dhe për këtë arsye mesfushori i është ofruar Juventusit dhe Interit.

Daily Mail raportoi dje se Unai Emery është duke këmbëngulur në shitjen e Ozilit, në mënyrë t’i financojë blerjet e reja në janar.

Pas këtij lajmi, Ozil e ka postuar një fotografi të veten duke stërvitur në palestër, me mbishkrimin se çfarëdo që ndodh puna vazhdon.

“Pavarësisht çfarë ndodh, puna e zellshme vazhdon”, shkroi ai.

Lajm bombastik: Isco – Ozil mund të shkëmbehen

Arsenali po eksploron mundësinë e një shkëmbimi mes gjermani Mesut Ozil dhe spanjollit të Real Madridit, Isco Alarcon.

Ozil nuk po kalon ditë të mira te Arsenali, pasi ka mbetur jashtë planeve të trajnerit Unai Emery.

Njësoj sikurse gjermani, edhe spanjolli Isco e ka situatën te Real Madridi me trajnerin Santiago Solari.

Të dy lojtarët janë përfolur për një largim të mundshëm nga Emirates, respektivisht Santiago Bernabeu gjatë vitit 2019.

Sipas mediumit Independent, Arsenali është i hapur për idenë e shkëmbimit të Ozilit me yllin e Real Madridit, Isco.

Spanjolli aktualisht e gjen veten në një pozicion zhgënjyes në Santiago Bernabeu, ndërsa menaxherin Santiago Solari ngurron të tregojë besim tek ai.

Me Unai Emery duke bërë po ashtu me Ozil, mund të bëtë që një marrëveshje tregtare të vihet në vend gjatë afatit kalimtar të transferimeve të janarit.

Mesfushori gjerman është lidhur edhe me Interin, ndërsa Isco me Chelsean dhe Manchester Cityn.