Zyrtare: Real Madridi zgjidhë çështjen ‘Kovaçiç’

Mateo Kovaçiç e ka bërë lëvizjen e tij të huazimit te Chelsea për herë të fundit pasi që ekipi nga Premier Liga ka paguar 45 milionë euro për mesfushorin e Real Madridit.

‘Të bardhët’ patën blerë Kovaçiç nga Inter në verën e vitit 2015 për 30 milion euro, ku kroati ishte vetëm 21 vjeç në atë kohë.

Megjithatë, mungesa e minutave për Kovaçiç, për të shkuar në kërkim të futbollit të rregullt, sidomos pas luajtjes së një roli të vogël në tre triumfet e Ligës së Kampionëve në Madrid dhe ai ishte në gjendje të shkëlqejë në Stamford Bridge sezonin e kaluar, megjithëse nën trajneri i mëparshëm kreu Maurizio Sarri.

Madridi tani ka marrë mbi 100 milion euro nga shitja e lojtarëve në këtë dritare transferimi, pas 40 milion euro që Atletico Madrid ka paguar për Marcos Llorente dhe shitjen e Theo Hernandez tek AC Milan prej 20 milion euro.

Kroati Mateo Kovaçiç ka fituar 8 trofe sa ishte pjesë e Real Madridit, ndërsa ka luajtur plot 71 ndeshje me klubin spanjoll.

Zgjidhet çështja Kovacic mes Real Madridit dhe Chelsea

Real Madridi ka filluar një projekt të ri me Zinedine Zidanen, duke e rikthyer në klub vetëm disa muaj pasi francezi u largua nga ‘LosBlancos.

Një nga çështjet që Zidane i ka në tavolinën e trajtimit është edhe Kovacic, për të cilin i ka ofruar Chelseas mundësinë që të vazhdojnë marrëveshjen në lidhje me huazimin e mesfushorit kroat Mateo Kovacic të “Të Kaltërit”.

Mesfushori 25-vjeçar nga Kroacia, është nën kontratë me klubin “merengues”, por nga gushti i vitit të kaluar ai është transferuar te londinezët në formë huazimi.

Marrëveshja mes klubeve skadon në fund të këtij sezoni. Gjithsesi, Real synon që të lërë sërish lojtarin në Londër edhe një tjetër vit.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “Daily Star”, që shton se Chelsea ka pranuar të mbajë lojtarin, por ka ende disa pikëpyetje.

Megjithatë, fjalën përfundimtare për qëndrimin apo jo të Kovacic te Chelsea do ta thotë trajneri, ai aktual Sarri nëse italiani qëndron apo trajneri i ri.

Këtë sezon, mesfushori kroat, nënkampion i botës, ka luajtur 29 ndeshje në total me Chelsea, por nuk ka realizuar asnjë gol.

Dy klubet kanë marrëdhënie të shkëlqyera mes vete, madje nëse Hazard vjen në Madrid, atëherë sigurisht që Kovacic do qëndrojë në klubin londinez edhe për një kohë./Teleshkronja Post/

Marota dëshiron rikthimin e ish-lojtarit tek Inter

Edhe ky sezon mund të konsiderohet mesatarë për skuadrën italiane Inter, e cila tash e sa po përgatitet për një rikthim të madh.

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic mund t’i bashkohet zi kaltërve gjatë afatit kalimtar të verës.

Momentalisht Kovacic është lojtari i Real Madridit i huazuar tek Chelsea në Ligën Premier, por që klubi londinez nuk e ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Kroati nuk është në planet e klubit madrilen që synon ta shesë atë gjatë afatit kalimtar veror.

Ka qenë drejtori i Interit, Bebe Marota që ka filluar kontaktet me kampionin në fuqi të Evropës për Kovacicin.

Inter synon huazimin e lojtarit me detyrim blerje për 30 milionë euro në fund të sezonit 2019-20.

Mbetet të shihet nëse Kovacic do ta mirëpres një rikthim në Itali, apo synon të vazhdojë te Chelsea.