Zyrtare: Manchester United e largon një nga lojtarët kryesorë

Marouane Fellaini i ka dhënë lamtumirën Manchester Unitedit.

Pas pesë viteve e gjysmë në “Old Trafford”, Marouane Fellaini, është larguar nga Manchester Unitedi.

Këtë e ka konfirmuar klubi anglez përmes një njoftimi në sajtin zyrtar, duke treguar se 31-vjeçari është transferuar në Kinë.

“Fellaini largohet nga Man United, ai ka kompletuar transferimin te Shandong Luneng Taishan FC në Kinë. I dëshirojmë më të mirat”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e klubit anglez.

Ai ishte i rëndësishëm me jose Mourinhon, por gjithça ndryshoi me ardhjen e Ole Gunnar Solskjær dhe u detyrua të kërkojë skuadër të re.

Belgu erdhi në Old Trafford nga Evertoni në gusht të vitit 2013 dhe bëri 177 paraqitje në të gjitha garat me “Djajtë e Kuq”.

Ai shënoi 22 gola dhe ndihmoi Unitedin të fitojë katër trofe – FA Cup, FA Community Shield, League Cup dhe UEFA Europa League.

Fellaini ia tërheq flokët Guendouzit 😂 / VIDEO

Andre Marriner mund të konsiderohet fajtori kryesor që Arsenali nuk fitoi sonte në Old Trafford pasi që nuk dha asnjë karton të kuq, përkundër ndërhyrjeve të ashpra të lojtarëve të Manchester United.

Fillimisht ishte Rojo që në pjesën e parë bëri një ndërhyrje shumë të ashpër në Matteo Guendouzi, e të cilën ai e ndëshkoi më të verdhë edhe pse ndërhyrja ishte për karton të kuq, pasi që ishte një ndërhyrje me taka.

I njëjti lojtar më vonë lëndoi edhe mbrojtësin e Arsenalit Rob Holding, por përsëri gjyqtari i ndeshjes heshti.

Por, ajo që ishte shumë interesant ishte minuta e 86’të.

Fellaini ia shkul flokët Guendouzi para gjyqtarit Marriner hesht, pavarësisht se akti i tillë ndodh para syve të tij.

Edhe goli i barazimit i Manchester United në pjesën e parë ishte një gol i shënuar nga pozita jashtëloje por që gjyqtari e referon si gol të rregullt./Teleshkronja Post/