Reus: “Kam besim se jemi në gjendje të bëjmë të pamundurën”

​Dortmund kërkon të bëjë mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Tottenham pasi është mposhtur 3-0 në “Wembley” tri javë më parë.

Kapiteni i ekipit verdh e zi, Marco Reus, i rikthyer ditë më parë nga dëmtimi, beson se të martën mbrëma, gjithçka mund të ndodhë në “Signal Iduna Park”, kur Borussia Dortmundi të presë Tottenhamin.

Edhe se Dortmundit i duhen shumë gola për të bërë mrekullinë, gjermani Marco Reus beson se asgjë nuk është e pamundur.

“Kam besim se jemi në gjendje të bëjmë të pamundurën. Në këtë stadium, shumë herë është shkruar historia”, tha Reus.

“Na duhet një paraqitje e përsosur dhe duhet të jemi në maksimum për t’u kualifikuar. I gjithë ambienti ka besim, edhe ne lojtarët duhet të kemi besim”, shtoi ai.

Borussia Dortmund e Tottenham Hotspur takohen këtë të martë në “Signal Iduna Park” nga ora 21:00 në ndeshjen kthyese./TeleshkronjaPost/

Super Hakimi-Reus në fitoren me goleadë nga Dortmund

Dortmundi ka arritur të shënoj fitore në xhiron e 19 të Bundesliges gjermane me rezultat bindës 5-1 kundër Hannover.

Hakimi ishte ai i cili e filloi takimin me gol e tij në minuten e 24’të të takimit, raporton Teleshkronja Post.

Kështu përfundoj pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte spektakël ku u shënuan plot 5 gola të tjerë.

Fillimisht ishte Reus që dyfishoj epërsinë në minuten e 60;të pas asistit nga Achraf Hakimi, dhe vetëm dy minuta më vonë edhe Gotze shënoi për 3-0.

Pas 3 minutash vije edhe goli i katërt nga djelmoshat e Favre, ishte Guerreiro i cili shënoi për 4-0.

Më pas pak para fundit Hannover e shënoi golin e nderit me Bakalorz në minuten e 86’të, ndeshjen e mbylli Witsel për 5-1.

Me këtë fitore ekipi i Luciano Favre prinë qetë në Bundesliga me 48 pikë, 9 pikë më shumë se përcjellësi i dytë B.Monchengladbach, ndërsa Hannover është në vendin e parafundit me  vetëm 11 pikë pas 19 xhirosh./TeleshkronjaPost/