10 futbollistët me klauzolat më të larta në futboll aktualisht (LISTA)

Në futboll çdo ditë e më shumë po e ngritet çmimii i lojtarëve me dhe pa meritë, nga disa mijëra euro deri në mbi 1 miliard euro.

Kjo u dëshmua edhe dje me transferimin e Antoine Griezmann drejtë Barcelonës për 120 milion euro, por klauzola e lirimit të francezit nga Barcelona tejkalon shifren 800 milion euro.

Megjithatë, trendin për klauzolat më të larta në futboll e solli klubi i Real Madridit, fillimisht me Cristiano Ronaldon (1 miliard euro) dhe tash pas largimit të tij, me Karim Benzeman veproj njësoj.

GiveMeSport ka listuar 10 klauzolat më të larta të futbollistëve aktualisht, ku 7 prej tyre janë nga futbollistët e Real Madridit :

  • 10.Gareth Bale (Real Madrid): €500 milionë
  • 9.Gerard Pique (Barcelona): €500 milionë
  • 8.Isco (Real Madrid): €700 milionë
  • 7.Vinicius Junior (Real Madrid): €700 milionë
  • 6.Marco Asensio (Real Madrid): €700 milionë
  • 5.Lionel Messi (Barcelona): €700 milionë
  • 4.Brahim Diaz (Real Madrid): €750 milionë
  • 3.Luka Modric (Real Madrid): €750 milionë
  • 2.Antoine Griezmann (Barcelona): €800 milionë
  • 1.Karim Benzema (Real Madrid): €1 miliardë

Në këtë listë dominojnë plotësisht dy gjigandët spanjoll, FC Barcelona me 3 futbollist dhe Real Madrid C.F me 7 futbollistë.

Një yll madrilen jashtë finales së CWC

Skuadra e Real Madrid nuk do të ketë në dispozicion për 3 javë mesfushorin e talentuar, 22-vjeçarin Marco Asensio.

Ai është dëmtuar gjatë ndeshjes që skuadra “merengues” luajti në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube ndaj japonezëve të Kashima Antlers.

Asensio ka pësuar një problem muskulor në këmbën e djathtë dhe është larguar që sot për në Madrid, i shoqëruar nga mjeku Niko Mihic, ku do të kryejë nesër një rezonancë magnetike.

Për pasojë, Real nuk do të ketë në dispozicion Marco Asensio në finalen e Kupës së Botës për klube, ndeshje ku skuadra kampione e Evropës do të përballet me Al Ain, më 22 dhjetor.

Asensio ishte dëmtuar edhe në ndeshjen e fundit në kampionat, ndaj Rayo Vallecano, por asgjë serioze.

Por problemi u përsërit në sfidën e luajtur dy ditë më parë në Arabi, ndaj klubi vendosi të mos rrezikojë, por të lërë pushim lojtarin.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, lojtari do të kryejë një vizitë më të specializuar në Madrid, ku do të mësohet shkalla e dëmtimit.

Por konfirmohet se Marco Asensio do të qëndrojë të paktën 3 javë pushim, çka do të thotë se ai ka mbyllur para kohe 2018-ën dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Solari vetëm në janar të vitit të ardhshëm. /TeleSport/