Rashica vazhdon mrekullinë në Bundesliga me Werder Bremen / Video

Mesfushori sulmues i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, shkëlqeu në fitoren e klubit të tij, Werder Bremenit, në kuadër të xhiros së 27-të në Bundesligë.

Werder Bremeni e fitoi ndeshjen kundër Mainzit me rezultat 3:1, falë paraqitjes mbresëlënëse të Milot Rashixës dhe Max Kruse.

Kosovari e filloi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e kaluar skuadrën e tij qysh në minutën e tretë të ndeshjes.

Pas këtij goli të Rashicës, Kruse e shënoi golin e tij të parë të ndeshjes për 2-0, ndërsa në fillim të pjesës së parë, Mainzi e shënoi golin e parë të ndeshjes përmes Quaisonit.

Megjithatë, Rashica ia siguroi skuadrës së tij fitoren, duke e asistuar golin e tretë të skuadrës së tij. Kosovari i hutoi tre kundërshtarë të tij me një super asist për Kruse, i cili e shënoi edhe golin e tij të dy për këtë ndeshje.

Çmendet James Rodriguez me hat-trick, fiton Bayern me 6 yje / Video

Bayern Munich ka dhuruar spektakël në Alianz Arena, duke mposhtur bindshëm skuadrën e Mainz.

Në këtë ndeshje shkëlqeu lojtari i huazuar nga Real Madridi, James Rodriguez, i cili realizoj hat-trick.

Bayern Munich e fitoj ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 6-0, raporton Teleshkronja Post.

Vendasit e nisën furishëm sfidën duke kaluar në epërsi pas 3 minutave lojë.Ishte sulmuesi, Robert Lewandowski, ai që realizoi për 1-0.

Për 2-0, shënoi James Rodriguez në minutën e 33’, kurse për 3-0 shënoi Kingsley Coman në atë të 39’, që doli të jetë rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe tre gola, dy i realizoi James Rodriguez, në minutat 52’ dhe 56’ për të kompletuar het-trikun, kurse për 6-0 shënoi Alphonso Davies në minutën e 70’.

Pas kësaj fitore dhe goleadë, Bayerni ka rrëmbyer pozitën e parë me pikë të barabarta me Dortmundin, por me gol-diferencë më të mirë.