Macja agresive ndaj këmbësorëve, por nuk sulmon gratë dhe fëmijët (Video)

Banorët e një zone në Stamboll të Turqisë, që kujdesen për një mace të rrugës, po befasohen së fundmi me sjelljet e saj.

Kafsha është bërë agresive ndaj kalimtarëve dhe qenve, por nuk i sulmon gratë dhe fëmijët që i kalojnë pranë, transmeton Telegrafi.

“Ka sjellë në jetë të vegjlit, për këtë mund të bëhet agresive” ka thënë një banor për macen, që gjithmonë ka qenë e shoqërueshme.

Kohëve të fundit, sjelljet e saj janë shumë më ndryshe dhe jo njëjtë ndaj të gjithëve, andaj po kërkohet mendimi i ndonjë veterineri për këtë ndryshim.

Eksperimenti me pesë macet që nuk shkelin në librin e shenjtë, Kuranin

Një eksperiment është zhvilluar me pesë mace…

Libri i shenjtë ‘Kurani’ dhe një libër tjetër i zakonshëm janë vënë përpara secilës mace, shkruan Teleshkronja.

Atyre u është ofruar ushqimi sa nga njëra anë e librit, në anën tjetër dhe asnjëra prej maceve nuk e ka shkelur me këmbë Kuranin, ndërkaq menjëherë kanë shkelur sipër librit tjetër që ka qenë si të gjithë librat tjerë për ta marrë ushqimin.

Si mund ta përceptoni ju këtë?