Reka tregon orientimin e tij dhe të votuesve për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni

Profesori Blerim Reka, pasi nuk arriti të kalojë në rrethin e dytë zgjedhor, sot përmes një statusi në Facebook, ka bërë thirrje për dalje masive të qytetarëve në votim për rrethin e dytë zgjedhor presidencial, më 5 maj.

Edhe pse nuk përmendi emër, në fund të tekstit ai ka shkruar që 80 mijë votuesit e tij duhet të votojnë për të shpëtuar procesin Euro-atlantik të vendit, që lë të nënkutohet se ka bërë thirrje për të mbështetur konceptin e Stevo Pendarovskit, apo kandidatit të koalicionit qeverisës, i cili thuajse gjithë fushatën e ka bërë duke përmendur euro-integrimet.

Blerim Reka si kandidat i pavarur, por edhe partitë që e mbështetën, Aleanca për Shqiptarët si dhe Lëvzja Besa, kanë përsëritur disa herë se nuk do të ketë pazare me votën shqiptare.

Në vazhdim keni statusin e plotë të Blerim Rekës.

“Të nderuar qytetare dhe qytetarë,

Në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve, më lejoni që të ju falemnderoj edhe një herë për votat tuaja në rrethin e parë.
Rreth 80,000 vota, për vetëm tri javë në politikë; nuk mund të injorohen, sidomos, që ato u dhanë në zgjedhjet presidencijale me daljen më të ulët (42% në total, nga 20% në komunat shqiptare) dhe me pavlefshmërinë më të lartë të flet-votimeve, (rreth 33.000 sish!). Këto vota tuaja, mbështetën konceptin tim “Një Republikë për të gjithë- me ligjin mbi të gjithë”: si udha e vetme për NATO dhe BE.
Edhe sot po e përsëris ate që e thash në fillim të fushatës sime, se nuk do lejoj tregëtinë me vota. As unë, e askush tjetër nuk jemi shit-blerës të votave tuaja, prandaj as nuk kemi të drejtë të ndikojmë në atë se për kë duhet të votoni këtë të diele.
Tregëtia me votat tuaja është kundër konceptit tim për Republikën, kundër sundimit të ligjit si shtyllë e saj dhe kundër demokracisë dhe lirisë së qytetarëve. Pse atëherë u dashka të mbahen zgjedhjet, nëse liderët në rrethin e dytë sillen si pronar të votave tuaja?
Prandaj, duke i qëndruar besnik këtij parimi, ju siguroj që nuk ka pas as takime, as komunikim, as me kundër-kandidatët e as me liderët partiak të tyre, lidhur me thirrjen e mundshme të qytetarëve për të votuar këtë ose atë kandidat presidencial.
Unë mund vetëm të ju apeloj, që me 5 maj, të dilni sa më masivisht në vend-votime dhe ta shpëtoni procesin Euro- Atlantik”, shjkruajti Blerim Reka në profilin e tij zyrtarë në Facebook.

Luran Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni po asimilohen, turp për politikanët nga Kosova dhe Shqipëria

Lurat Ahmeti, aktori shqiptar nga Maqedoni ka treguar sukses shumë të madhë edhe në skenën ndërkombëtare në filmat dhe serialet që ka marr pjesë, si filmi “Taken 2”, “Sulltani i Madhërishëm” dhe shumë shfaqje tjera.

Ahmeti aktualisht është aktor në Teatrin e Shkupit, i ftuar në emisionin “Oxygen Show” tek Besim Dina kritikoj ashpër politikanët shqiptarë.

“Shqiptarët në Maqedoni po asimilohen, nuk ka asnjë aktivitet nga rinia për shkak të mjeteve. Politikanët kosovarë dhe ata shqiptarë nëse vetëm nga një gjysëm tenderi e ndajnë për aktivitete kulturore, gjatë një viti do mbaheshim mjaft aktivitete. Turp të ju vije.”

Luran Ahmeti në Kosovë dhe Shqipëri njihet për rolin në Serialin “O Sa Mirë,” ndërsa këto janë disa nga filmat dhe serialet që ka marrë pjesë:

Filmat ku është pjesmarrës

Puppet Show (Shfaqe kukullash) 1998
Stories about Love (Tregime për dashurinë) 2001
Bal-Can-Can 2004
10 2007
Izstop (Tërheqja) 2007
Hayde Bre 2010
Güzel Günler Göreceğiz (Ne do të shohim ditë të bukura ) 2011
Taken 2 2012

Serialet

Muhteşem Yüzyıl (Sulltani i Madhërishëm) 2013
Son Yaz-Balkanlar 1912 (Vera e fundit – Ballkan 1912) 2012
Elveda Rumeli (Lamtumirë Rumeli), 2007-2009
Balkan Düğünü (Dasma e Ballkanit) 2009
Bahar Dalları (Degët pranverore) 2009
Tek Başımıza 2011
Reis (Udhëtim) 2011
Karakol – Herkes Adalet İster (Patrulla – Çdokush për drejtësinë) 2011
O sa mirë 2013 -2014
Buyuk surgun Kafkasiya (Vala masive e Kaukazit) 2014

Zyrtare: Papa Françesku viziton Shkupin

Kreu i Kishës katolike Papa Françesko do ta vizitojë Republikën Maqedonia Veriore më 7 maj, ku do ta presin rreth 50.000 njerëz në stadiumin e qytetit në Shkup.

Këtë ka deklaruar drejtori i shtëpisë përkujtimore “Nëna Tereze” në Shkup, Arian Asllani. Papa do ta vizitojë kishën katolike në Shkup dhe shtëpinë përkujtimore “Nëna Tereze”, transmeton TV21.

Pas pritjes zyrtare, Papa do të takohet me presidentin maqedonas Gjoregje Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe korit diplomatik.

Takimet do të mbahen në pallatin presidencial në lagjen Vodno të Shkupit.

Shënohet 18 vjetori i fillimi të luftës në Maqedoni

18 vjet më parë, më 16 mars 2001, në Maqedoni kërciti pushka dhe kjo ndodhi dy vjet pasi lufta kishte përfunduar në Kosovë.

Për shkak të gjendjes së vështirë në të cilën jetonin shqiptarët në Maqedoni, ishte themeluar një tjetër ushtri, e cila do tentonte që me grykën e pushkës ta ndryshonte fatin shqiptar në ish-republikën jugosllave, aty ku elementi maqedonas prej dekadash ishte bërë dominant, e që në kushtet e reja të pavarësisë, e kishte thelluar akoma dhe më tej shtypjen e elementit shqiptar.

Shqiptarët që gjeografikisht duhej të jetonin në këtë vend, fillimisht përmes aktit më të lartë të një shteti në vitin 1991 i humbën të drejtat të cilat, formalisht, i gëzonin me kushtetutën e vitit 1974.Edhe pse kushtetuta e vitit 1991 u miratua pa votat e deputetëve shqiptarë, rrjedha diskriminues shumëdimensional vazhdoi edhe më tutje.

Po ashtu në këtë kohë Maqedoninë e përfshiu: papunësia, varfëria e skajshme, korrupsioni, krimi ekonomik dhe krizat e njëpasnjëshme ekonomike, që kishin marrë përmasa të mëdha.

Si rrjedhojë e lodhjes dhe mosbesimit që ndonjëherë mund të jetojnë bashkërisht shqiptarët dhe maqedonasit, Ushtria Çlirimtare Kombëtare vendosi që çështjen ta çojë deri në fund.Përmes krismave të kësaj lufte u sensibilizua dhe mobilizua edhe faktori ndërkombëtare (përskaj atij politik shqiptar), i cili përmes përpjekjeve të ngjeshura diplomatike ndërmjet faktorit politik në pushtet, krahut ushtarak dhe atij ndërkombëtar, arritën që kësaj lufte t’i japin fund, përfundimin e të cilës e rrumbullakuan në tavolinën e bisedimeve me negociata ndërmjet palëve të infiltruar në vorbullën e kësaj lufte.

Lufta çoi në marrëveshjen e Ohrit, që dhe sot është në diskutim, nëse është zbatuar e po zbatohet.

Tashmë është miratuar Ligji për gjuhët zyrtare, që është pjesa më e rëndësishme e kësaj marrëveshje, duke garantuar përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Qyteti më i ndotur në botë gjendët në Gadishullin Balkanik

Të dhënat rreth ndotjes së ajrit në kryeqytet sërish janë alarmante. Shkupi mbrëmë sërish ka qenë vendi më i ndotur në botë. Indeksi i ndotjes ka qenë 226 PM10, që konsiderohet shumë i rrezikshëm për shëndetin.

Të dhënat e publikuara nga “Air Visual” tregojnë se edhe mbrëmë, Shkupi ka qenë në vendin e parë sa i përket ndotjes së ajrit.

Kjo nuk është hera e parë që Shkupi kryeson listën për ndotjen e ajrit. Të dhëna të ngjashme janë regjistruar edhe më 19 janar, kur indeksi i ndotjes arriti 430 PM10, ndërsa para ishin vetëm qytete nga India dhe Pakistani.
sipas matjeve të Ministrisë së Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor gjatë natës përqendrimet e grimcave PM 10 kanë arritur edhe mbi 300 mikrogramë në metër kub.

Në Qendër përqendrimet kanë filluar të rriten prej dje në mëngjes kur janë matur 58 mikrogramë në metër kub, që në orën 23 të arrijnë 376 mikrogramë, prej kur fillojnë të ulen, por edhe më tej janë larg mbi të lejuarën. Matjet e fundit në Qendër tregojnë se përqendrimet e grimcave PM 10 janë 182 mikrogramë në metër kub.

Në Karposh kanë lëvizur prej 60 deri në 321 mikrogramë.  Matja e fundit tregon 196 mikrogramë në metër kub.

Te Rektorati ajri më i ndotur ka qenë mbrëmë prej orës 20 e deri në 2 pas mesnate, kur përqendrimet kanë qenë mbi 300, duke arritur deri në 388 mikrogramë. Në mëngjesin e sotëm janë matur përqendrime të grimcave PM 10 prej 194 mikrogramë.

Buteli sipas matjeve gjithashtu gjatë natës ka qenë më i ndotur por përqendrimet kanë arritur deri në 190 mikrogramë. Në mëngjesin e sotëm janë matur 120 mikrogramë në metër kub.

Ajër i ndotur është regjistruar edhe në qytetet e tjera, ndërsa përqendrimet e mesme ditore  kanë lëvizur prej 72 në Koçani, 86 në Kavadar, 96 në Kërçovë, 106 në Milladinoc, 109 në Butel, 118 në Manastir, 128 në Gostivar, 134 në Tetovë, 135 në Karposh, 138 në Qendër, 171 te Rektorati deri në 192 në Strumicë.

Sipas dispozitave ligjore masat aktivizohen kur dy ditë radhazi ka përqendrime të mesme ditore  mbi  200 mikrogramë./Alsat-MIA/

Zoran Zaev: “Gjuha shqipe është gjuha e dytë zyrtare në Maqedoni”

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se Kushtetuta e përcakton gjuhën shqipe si gjuhën e dytë zyrtare në atë vend.

Kryeministri maqedonaj, Zoran Zaev, në një prononcim për televizionin maqedonas Alsat-M, shpjegoi se gjuha maqedonase është gjuha e parë zyrtare, shqipja është e dyta dhe se përdorimi i tyre është qartë i specifikuar.

“Për përdorim ndërkombëtar është gjuha maqedonase”, tha Zaev.

I pyetur për të komentuar njoftimin e fundit të qeverisë maqedonase se maqedonishtja është e vetmja gjuhë zyrtare, ai tha se këtë njoftim nuk e kishte parë.

Kujtojmë se ditë më parë Talat Xhaferi, kryetarë i kuvendit të Maçedonisë e ka konfirmuar se gjuha shqipe tash shkruhet edhe në gazetën zyrtare./TeleshkronjaPost/

Fat i keq në familjen Idrizi, ndërrojnë jetë babë dhe bir

Një fatkeqësi familjare ka ndodhur në Shkup, ku brenda natës kanë ndërruar jetë babë e bir.

Mbrëmjen e të martës klubi i hendbollit Rinia nga Shkupi mbeti pa njërin prej hendbollistëve më të dalluar, pasi nga jeta u nda Arsim Idrizi.

Por ky lajm nuk është i fundit i hidhur në familjen Idrizi, pasi vetëm një orë pasi Arsimi ndërroi jetë, në pamundësi për ta përballuar humbjen e të birit, pas një problemi në zemër ka ndërruar jetë edhe babai i Arsimit.

Arsimi ka lënë jetën në moshën 35 vjeçare për shkak se nuk arriti t’i përballojë sëmundjes së rëndë dhe të pashërueshme që kishte kohën e fundit.

Përcjellja e të ndjerëve bëhet sot pas namazit të Ikindisë, njoftojnë familjarët.

Gjuha shqipe bëhet zyrtare në Maqedoni

Edhe pa nënshkrimin e Presidentit Gjorge Ivanov, gjuha shqipe është bërë zyrtare në Maqedoni.

Lajmi është dhënë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me anë të një postimi në “Facebook”.“

Ligji për gjuhët, edhe në gazetën zyrtare”, ka shkruar Xhaferi në “Facebook”.