Haziri thotë se dikush po provon ta thyejë LDK-në, mohon që mbrëmë ka dalë në darkë me gjeneralët dhe Ukë Rugovën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë që mbrëmë nuk është takuar me askënd dhe nuk ka pasur asnjë darkë me Sami Lushtakun, Sylejman Selimin e Ukë Rugovën.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është jashtë Kosovës, dhe që fotografia e shpërndarë në rrjetet sociale nuk është e kohës.

Ai ka thënë që gara e LDK-së do ta ruajë unitetin, demokracinë dhe do ta forcojë partinë.

Reagimi i plotë i kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit:

Mirëmëngjes. Po lexoj e po shoh foto në disa portale për gjoja një darkë mbrëmë në Gjilan. Unë jam në udhëtim jashtë shtetit për motive familjare. Me vjen keq për nivelin e tillë të lajmeve. Nuk ka as të vërtetë e as nuk është e kohës. Lutem qe te kenë fuqinë e ta përgënjeshtrojnë këtë lajm të rrejshëm. Gara e LDK do ta ruaj unitetin, demokracinë dhe do ta forcojë LDK. Nuk mundeni me na thy. Frika e dikujtë që po përçohet me lajme të rrejshme është e shitur nga disa qe i frikohen unitetit të LDK!.

Zyrtare: Lutfi Haziri njofton se do tëkandidoj për kryetar të LDK’së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka shpallur kandidaturën për kryetar të partisë. Kryetari i Gjilanit këtë e ka bërë të ditur në një debat televiziv, Debat Plus në RTV Dukagjini.

Haziri në Dukagjini ka thënë se pret që të ketë marrëveshje brenda strukturave të LDK-së për kandidat të përbashkët dhe ai tha se aty ka hise.

“Por edhe nëse nuk ka marrëveshje, unë do të kandidojë”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryesia e LDK-së ka vendosur sot për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt politik.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti ka thënë se nga java e ardhshme do të nisin përgatitjet për realizimin e tyre.

“Sot Kryesia e LDK-së ka vendosur për organizimin e zgjedhjeve në LDK, bazuar në platformën e aprovuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në nëntor 2018. Është aprovuar struktura e delegatëve sipas degëve për Kuvendin e LDK-së. Nga java e ardhshme do të fillojnë përgatitjet administrative dhe teknike për realizimin e këtyre zgjedhjeve”, ka deklaruar ai.

Lutfi Haziri i drejtohet qeverisë: Qeveria po bjen, taksa do suspendohet

“Ka me u shkri bora dikur”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kur u pyet rreth mundësisë, se a më parë do të hiqet taksa apo do të bjerë Qeveria Haradinaj.

Por, opozita shprehet e bindur se edhe taksa, e edhe rrëzimi i Qeverisë, do të ndodhin shumë shpejt.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se një gjë e tillë do të ndodh, e sa i përket taksës ai thotë se më shumë është suspendim e jo heqje.

“Edhe do të hiqet taksa edhe do të bjerë Qeveria. Të dyja bashkë. Nuk ka të bëjë taksa, ka të bëjë me suspendim jo me heqje, por është qëndrim i partnerit më të madh strategjik me cilat kanë marrëdhënie special dhe të veçanta. Zaten ata po e ruajnë këtë Republikë, zaten ata po e ruajnë atë Republikë. Kështu që duhet me u sill dinjitetshëm me mikun gjithmonë”, tha ai.

Për KosovaPress, Haziri ka thënë se buxheti do të jetë procesi i parë që do të rrezikojë Qeverinë Haradinaj.

“Taksa do të suspendohet, Qeveria do të bjerë, përfundimisht. Buxheti është procesi i parë që do ta rrezikojë rënien e Qeverisë”, ka përfunduar Haziri.

Albulena Haxhiu: “VETËVENDOSJE nuk do t’i dërgoj lule Rugovës.”

Albulena Haxhiu, deputete nga Lëvizja VV ka thënë se partia e saj nuk do të vendosë lule te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në një intervistë dhënë për “Blic”, ka komentuar deklaratat e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri duke thënë se deklaratat e tij janë hipokrite pasi, sipas saj, ai më shumë anon nga PDK sesa nga partia e Lidhjes Demokratike të Kosovës,” transmeton Teleshkronja Post.

“Ajo që përfaqëson LDK-ja është në rrezik nga dikush siç është Lutfi Haziri. Ai shumë më shumë është me PDK-në sesa që është me LDK-në andaj janë hipokrite këto deklarata të zotëri Haziri që i bën në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Haxhiu.

Ka shtuar se partia e saj dërgon lule vetëm tek varret e dëshmorëve të vendit kurse, sa i përket dërgimit të luleve tek varri i ish- presidentit Rugova, ka thënë se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.

“Gjithmonë dërgojmë lule tek dëshmorët e kombit siç është Adem Jashari e Zahir Pajaziti e të tjerët por për politikanë siç ishte edhe zotëri Rugova ne nuk e kemi praktikuar nuk është që e kemi kundërshtuar por nuk e kemi praktikuar thjeshtë.”

“Për ne dëshmorët e kombit përkulemi gjithmonë para kontributit të tyre por z. Rugova ka qenë një figurë politikë në këtë rast president i Kosovës prandaj konsideroj që akuzat e tilla në drejtim të VV-së janë të papranueshme.”

 

“Natyrisht që ne nuk merremi me të tilla. Nuk konsiderojmë që ka qenë vetëm kontributi i z. Rugova për pavarësinë e Kosovës ose për historinë e popullit shqiptarë”, ka thënë Haxhiu.

Ndryshe, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se nëse VV-ja dëshiron koalicion me LDK-në atëherë këta të fundit duhet dërguar lule tek varri i Ibrahim Rugovës.