Zyrtare: Zgjidhet lojtari i javës në Ligën e Kampionëve (POTW)

Këtë javë, të martën dhe të mërkuren me 30 prill dhe 1 maj u luajten ndeshjet e para gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Të marten Ajaxi mposhti Tottenhamin në Hotspur Stadium të Londres me rezultat 0-1 me golin e Van de Beek, ndërsa një ditë më vonë [të mërkuren] Barcelona mposhti Liverpoolin 3-0 në Camp Nou.

Dy ndeshje tejet kualitative ku lojtarët individual u shfaqën në skenë duke treguar cilësi të jashtëzakonshme, shkruan Teleshkronja Post.

UEFA ka publikuar lojtarin e javës në garën më prestigjoze për klube në futbollin evropian, në garë ishin katër lojtarë.

De Beek, De Jong, Suarez dhe Messi ishin kandidatë për POTW. (Foto:UEFA)

Në garë ishin dy lojtarë të Barcelonës [Messi, Suarez] dhe dy të Ajaxit [Van de Beek, De Jong], ku më së shumti vota fitoj Leo Messi.

Ylli argjentinas u shpall lojtari i javës në UCL, duke mposhtur kandidatët e tjerë, pas performancës ndaj The Reds.

Lionel pati paraqitje fantastike ndaj Liverpool duke shënuar dy gola ndaj Liverpoolit të Jurgen Klopp, përfshirë golin nga gjuajtja e lirë pak para fundit të ndeshjes./TeleshkronjaPost/

Luis Suarez shënon gol të mrekullueshëm ndaj ish-skuadrës / Video

Barcelona dhe Liverpool po zhvillojnë një super ndeshje deri me tani (26 minuta lojë) në Camp Nou.

Pas 25 minutave lojë, e dominuar nga Liverpool me disa raste shënimi, Barcelona ka ndëshkuar The Reds, raporton Teleshkronja Post.

Pas një asistimi para eksellancë nga Jordi Alba, Luis Suarez zgjati këmbën duke realizuar gol të mrekulleshëm.

Goli i magjishëm nga Luis Suarez ndaj ish-skuadrës Liverpool :

Ky është goli i parë i uruguajanit Suarez në Ligën e Kampionëve këtë sezon./TeleshkronjaPost/

Barcelona fiton, Messi hat-trick / Video

Barcelona shumë e fortë për Betisin, Messi sonte u tregua i papërmbajtshëm.

Klubi blaguran ka mposhtur Real Betisin me rezultat 1-4 në ndeshjen e xhiros së 28-të të La Ligas.

Lionel Messi ishte i jashtëzakonshëm në këtë ndeshje duke shënuar tripletë, shkruan teleshkronjapost.info, madje edhe u duartrokit nga fansat e Real Betis.

Argjentinasi arriti të realizoj hetrik (18′, 45+2′ dhe 85′) derisa golin tjetër e shënoi Luis Suarez në minutën e 63-të.

Golin e vetëm për vendasit e realizoi Loren në minutën e 82-të.

Me këtë fitore, Barca vazhdon të qëndroj në krye me 66 pikë, 10 më shumë se Atletico Madrid dhe 12 më shumë se Real Madrid.

Suarez: “Real Madridi ishin fantastik, ne ishim në nivel”

Luis Suarez ka vetëm lëvdata për Real Madridin pas ndeshjes 1-1 në Camp Nou.

Sulmuesi uruguajian Suarez ishte një lojtarët më të mirë në fushë për Barcelonë, edhe pse disa nga bashkëlojtarët sipas tij nuk ishin në formë.

“Pjesa e parë e Real Madridit ishte e pabesueshme, shumë të mira si një ekip, me intensitet, me forcë,” tha fillmisht Suarez.

Ai komentoi edhe lojën e ekipit të tij, duke mos lëvduar edhe aq paraqitjen në pjesën e parë, raporton Teleshkronja Post.

“Barça nuk kishte ide, 3 apo 4 lojtarë të cilët janë shumë të ulët (në nivel), me personalitet të keq, nuk ishim mirë në fillim. ”

Kështu u shpreh Luis Suarez për mediumin spanjoll Carousel./TeleshkronjaPost/