Mane përmbysë Burnley, Liverpool në epërsi / Video

E nisi keq ndeshjen, ku ishte në disavantazh në minuten e 6’të, por ka reaguar Liverpooli duke përmbysur rezultatin.

The Reds sapo ka kaluar në epërsi kundër Burnleyt në një ndeshje të Premierligës, që po zhvillohet momentalisht në Anfield.

Sulmuesi senegalez Sadio Mane shënoi gol të bukur në minutën e 29-të, duke i dhënë të kuqve epërsinë 2:1.

Goli i Sadio Mane:

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Liverpool – Burnley / Video

Në ndeshjen Liverpool vs Burnley në Anfield Road janë shënuar dy gola të shpejtë.

Fillimisht ekipi i Burnely i cili shënoi në minuten e 6’të me anë të Ashley Westwood, transmeton Teleshkronja Post.

Por, Liverpooli e ka barazuar rezultatin kundër Burnleyt, në një ndeshje të Premierligës që po zhvillohet momentalisht në Anfield.

Sulmuesi brazilian, Roberto Firmino shënoi për 1:1 në portën bosh pas një aksioni të shkëlqyer nga Mohamed Salah në minutën e 19-të.

Dy golat nga Westwood dhe Firmino :


Liverpool – Burnely: Formacionet zyrtare, starton Shaqa ?

Humbi hapin kundër Evertonit duke ia dhënë përparësinë Manchester Cityt në garë për titull në Premierligë, të kuqtë e Jurgen Kloppit do të kërkojnë ta rikthejnë formën sot kundër Burnleyt, me Xherdan Shaqirin që e nis nga stoli përsëri.

The Reds përballët me një sfidë tjetër të vështirë në garë për titull në Premierligë, pasi do ta presë në Anfield Burnleyn, në një ndeshje në fillon në orën 13:00.

Djelmoshat e Klopp ia dorëzuan epërsinë në renditjen tabelore rivalit për titull, Manchester Cityt, pasi nuk ia doli ta mposhtë rivalin e qytetit, Evertonin në derbin e Merseyside javën e kaluar.

Përfaqësuesi kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri është lënë në stol për ndeshjen e tretë radhazi në ligë dhe të katërtën në total nga Jurgen Klopp.

Formacionet fillesteare, Liverpool vs Burnely :

Jurgen Klopp tregon pse nuk po luan Shaqiri

Jurgen Klopp ka sqaruar situatën e krijuar me Xherdan Shaqirin.Anësori shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2019.

Ai nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Jurgen Klopp, i cili ka shpjeguar se pse po ndodh kjo, duke dhënë sinjale pozitive për 27-vjeçarin.

Sipas Klopp, Shaqa ka pasur disa shqetësime të vogla, por tani është mirë dhe nga ndeshja në ndeshje mund të kontribuojë për “Redsat” që kanë humbur kreun e tabelës në Premierligë.

“Është ngjashëm edhe për Shaqirin”, tha Klopp pasi shpjegoi se Naby Keita nuk po luan shumë edhe për shkak se me tre lojtarë në mesfushë (Henderson, Fabinho e Wijnaldum), nuk ka për të tjerë, e as për Xherdan Shaqirin.

Përveç kësaj, Klopp tha se Shaqa nuk po luan edhe sepse kishte disa shqetësime kohëve të fundit.

“Ai pati një lëndim të vogël dhe ishte jashtë për ndeshjen me Bournemouth. Kishte gjithashtu një shqetësim në shpin dhe i duhej kohë”.

“Me formacionin që kishim dhe sistematikisht, nuk ishte e vështirë por ne duhet të ndryshojmë pak nëse Shaq luan. Në pesë ndeshjet e fundit nuk e kemi bërë këtë, tani është plotësisht i gatshëm”.

Formacionet zyrtare: Everton vs Liverpool / FOTO

Sot, pas pak minutash fillon derbi tjetër i kësaj jave i cili prodhon një nga rivalitetet më të mëdha në futbollin anglez dhe atë evropian.

Ajo qka bjen në sy është se lojtari zvicran me preajdhje nga Gjilani, Xherdan Shaqiri është sërish në stol për Liverpoolin, shkruan Teleshkronja Post.

Janë publikuar formacionet zyrtare për derbin e qytetit të Liverpulit, gjithashtu edhe sulmuesi Roberto Firmino është në bankën rezervë.

“The Reds” përballen me Evertonin nga ora 17:15, sfidë e vlefshme për xhiron e 29 në Premier Ligë, ku synimi është vetëm fitorja, për të marrë kryesimin në tabelë pas presionit që po i bën Manchester City vazhdimisht.

Formacioni zyrtar i Everton: pas pak…

Formacioni zyrtarë i Liverpool:

“Xherdan Shaqiri i ka heshtur kritikët në Liverpool”

Mesfushori nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, i ka heshtur të gjithë kritikët e tij përmes paraqitjeve të mira që i ka bërë këtë sezon me Liverpool, ka thënë ish-bashkëlojtari i Shaqirit në ekipin kombëtar të Zvicrës, Tranquillo Barnetta.

Shaqiri iu bashkua skuadrës së Jurgen Kloppit për 14.7 milionë euro, pasi Stoke City ra nga Premierliga në Championship, sezonin e kaluar. Që nga atëherë, ai ka dëshmuar se është një opsion shumë i mirë për fazën e sulmit, transmeton Gazeta Express.

27-vjeçari ka shënuar gjashtë herë në 20 paraqitje me Liverpoolin në Premierligë, përfshirë këtu edhe dy golat e shënuara në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, e cila përfundoi me rezultat 3:1 dhe ia shkaktoi shkarkimin nga pozita e trajnerit Jose Mourinhos.

Shaqiri mbeti në bankën rezervë për ndeshjen e së martës, në Ligën e Kampionëve, kundër ish-klubit të tij, Bayern Munichut, në kuadër të 1/8 të finales.

Megjithatë, Barnetta, i cili kishte luajtur bashkë me Shaqirin në ekipin kombëtar të Zvicrës deri në vitin 2014, kur u pensionua, mendon se futbollisti me origjinë nga Kosova e ka dëshmuar talentin e tij për Kloppin.

“Kur unë luajta me të, ai ishte lojtar i ri dhe tani e ka ngritur nivelin e tij për shumë shkallë. Ai e pati një periudhë të vështirë kur nuk po aktivizohej shumë në ndeshjet, kur ishte lojtar i Bayernit dhe Interit”, ka thënë Barnetta.

“Për këtë arsye, jam shumë i lumtur që ai shkoi në Liverpooli dhe i shfrytëzoi të gjithë mundësitë që i erdhën. Ndoshta shumë njerëz nga jashtë mendonin: ‘Çfarë po bën ai në Liverpool pas Stoke Cityt?’”.

“Por, ai nuk reagoi ndaj këtyre deklaratave dhe i bëri disa paraqitje të mrekullueshme. Tani, mendoj se të gjithë personat e jashtëm kanë heshtur”.

“Ai [Klopp] është një motivues i mirë dhe ai e përjeton futbollin. Për këtë arsye, besoj se ai e nxjerr më të mirën nga lojtarët. Mendoj se Xherdani kishte nevojë për këtë gjë sepse, siç thashë, ai gjithmonë ka pasur talent, por nuk arrinte ta dëshmonte këtë nganjëherë në fushë”.

“Gjatë muajve të fundit, ai ka shfaqur se çfarë mund të bëjë. Ishte shumë e rëndësishme që ai të mos aktivizohet menjëherë dhe tani, në muajt e fundit, na ka treguar se çfarë mund të bëjë”.

Natë pa gola në Champions League / FOTO+VIDEO

Jurgen Klopp dhe Liverpool është ndalur me një barazim pa gola nga Bayern Munichu në ndeshjen e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të martën në Anfield.

Skuadra e Jurgen Kloppit ishte nikoqire e kampionit gjerman në ndeshjen e parë në Anfield, dhe qe e pafuqishme të fitojë me gjithë rastet e shumta, me Xherdan Shaqirin që nuk u paraqit fare kundër ish-skuadrës së tij, raporton Gazeta Express.

Trajneri gjerman Klopp e la kosovarin e Zvicrës në stol dhe nuk e aktivizoi fare, duke zgjedhur t’i fusë në ndeshje James Milnerit për Naby Keitan dhe Origin në vend të Roberto Firminos.

Liverpooli i dominoi vizitorët nga Gjermania, po ka qenë në gjendje ta gjejë rrjetën e portës së Manuel Neuerit.

Sadio Mane dhe Joel Matip humben dy raste shumë të mira në pjesën e parë.

Rasti më i mirë në ndeshje erdhi në minutën e 85-të, kur Mane goditi me kokë, por Neuer bëri një pritje të jashtëzakonshme.

Bayern Munich e pret Liverpoolin në ndeshjen e kthimit më 16 mars në Allianz Arena.

Formacionet zyrtare: Liverpool vs Bayern

Mesfushori nga Gjilani, Xherdan Shaqiri do të përballët sonte për herë të parë kundër ish-klubit të tij, Bayern Munich, por ndeshjen do ta nisë nga banka rezervë.

Liverpooli e pret Bayern Munichun në Anfield, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, në një natë të veçantë për kosovarin e Zvicrës, Xherdan Shaqirin, i cili do të përballët për herë të parë kundër ish-klubit të tij, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, 27-vjeçari ndeshjen do ta nisë nga stoli dhe sipas të gjitha gjasave do të aktivizohet në pjesën e dytë.

Shaqiri ka qenë pjesë e skuadrës historike të Bayern Munichut më 2013, e cila e fitoi tripletën duke triumfuar në çdo garë të mundshme atë sezon.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Bayern Munichut zhvillohet sonte në orën 21:00 në Anfield.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Bayern Munich: Neuer – Kimmich, Süle, Hummels, Alaba – Thiago, Martínez – Gnabry, James, Coman – Lewandowski