Modriç flet për Ronaldon dhe Messin, zbulon votat e tij

Pasi ishte në nivelet më të larta të detyrës me klubin e Real Madrid dhe kombëtaren kroate, Luka Modriç u shpallë lojtari më i mirë në botë nga France Football.

Ai mposhti Griezmann dhe Ronaldon në garë për më të mirin e vitit 2018, shkruan Teleshkronja Post.

Por mbrëmë në ceremoni munguan dy futbollistët më të mirë në dhjetë vitet e fundit, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Lexo edhe : Për kë shkuan votat e Kosovës dhe Shqipërisë për Topin e Artë

Për këtë u pyet edhe Luka Modriç pas pranimit të Topit të Artë, dhe ai u shpreh: “Nuk dua të komentoj pse nuk kanë ardhur, ata të dy janë lojtarë të jashtëzakonshëm.”

Ndërsa sa i përket votave për Ballon D’or ai u shpreh: “Unë personalisht votova për Raphael Varanen, Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann,” u shpreh kroati.

Modriç u bë lojtari i parë pas 10 viteve që ndalë dominimin e dyshes Ronaldo & Messi sa i përket fitimit të Topit të Artë dhe FIFA THE BEST./Teleshkronja Post/

Luka Modriç mposht Messin në garën për një çmim individual

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) e ka shpallur Luka Modric si lojtarin më të mirë të vitit, ndërsa Thibaut Courtois si portierin më të mirë të vitit.

Kroati në garën për këtë çmim grumbulloi 272 pikë, 128 më shumë se Leo Messi, i cili u rendit vendin e dytë, raporton Teleshkronja Post.

Modriç ishte gjithashtu i pari në listën vjetore të GOAL 50 dhe është favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë 2018.

Ndërkaq, me 181 pikë të grumbulluara portieri belg, Courtois, u shpallë si portieri më i mirë i vitit.

Belgu grumbulloi më shumë pikë se Hugo Lloris (109 pikë) dhe Gianluigi Buffon (59 pikë), të cilet u renditen në vendin e dytë respektivisht të tretë./Teleshkronja Post

Super Leo Messi, një gol magjik / VIDEO

Barcelona ka kaluar në epërsi kundër PSV Eindhoven në minuten e 60’të të takimit.

Golin e shënoi kush tjetër pos Leo Messit, raporton Teleshkronja Post.

Dhe atë shënoi një super gol pas një kombinimi të bukur, ku gjeti këndin e portës.

Shiko të gjitha ndeshjet e Champions League LIVE

Video goli i Messit ;

VIDEO-Messi bën lëvizjen e çmendur, trupëron Griezmann dhe Luis

Supersfida që u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në “Wanda Metropolitano” mes Atletico Madrid dhe Barcelonës që ishte e vlefshme për javën e 13-të në kampionatin spanjoll prodhoi dy gola në 13 minutat e fundit, një barazim dhe spektakël deri në limite.

Ishte një përballje me vlerë kreu, pasi diferenca me një pikë ndau Barcelonën me Atletico-n. Golat u shënuan nga Diogo Costa, i cili goditi fort sferën pas një topi të ardhur nga goditja e këndit, ndërsa në minutën e 90′, Ousmane Dembele shpëtoi klubin katalanas nga humbja pasi barazoi shifrat në 1-1.

Megjithatë, Leo Messi ishte protagonist me disa aksione dhe pasime të shkurtra siç di ai vetë, por në një video të shpërndarë në “Twitter”, ai shihet teksa dhuron spektakël, pasi turpëroi keq dyshen Felipe Luis dhe Antonie Griezmann teksa brazilianit i futi topin mes këmbëve në momentin që sfera akoma nuk ishte ulur në tokë.

Për më shumë shikoni videon.

 

“A mund t’ia dalë Messi në një natë të ftohtë në Stoke?”

Shakaja e tifozëve të futbollit pas çdo paraqitje të madhe të Leo Messi , tifozët e klubeve tjera shfaqeshin me pyetjen e famshme: “A mund t’ia dilte Messi në një të martë të ftohtë dhe me shi në Stoke?”.

Dhe më në fund njeriu i pesë Topave të Artë, nëntë titujve La Liga, gjashtë Kupa të Mbretit, katër Liga të Kampionëve dhe 566 golave me Barcelonën dhe 65 tjerë me Argjentinën, i është përgjigjur kësaj pyetje, shkruan Teleshkronja Post.

“Ata duhet të shohin fushat ku kam luajtur në Rosario”, ka thënë Messi për shkurt dhe mirë, duke iu treguar se fushat ku fillimisht ka luajtur ai në Argjentinë ishin edhe më vështira.

Leo asnjëherë nuk ka luajtur deri më tani në stadiumin Bet365 të Stoke City, dëshira e shumë tifozëve do ishte ta shikojnë argjentinasin një herë ndaj skuadrës angleze, por kjo duket e vështirë duke ditur gjendjen e Stoke.

Stoke aktualisht luan në Championship (kampionati i dyte elitar anglez) dhe renditet në vendin e 14.

Pra, një përballje Barcelona-Stoke në një garë evropiane me shumë mundësi është e pamundur edhe për shumë vite, kështu që shpresojmë në një miqësore.

Klubi i parë i Messit ishte Newell’s Old Boys, i cili është klubi i vendlindjes së tij, Rosario.

Barcelona nuk ndalet e shënon edhe golin e dytë (VIDEO)

Barcelona ka dyfishuar epërsinë kundër Espanyolit pasi Suarez më herët kishtë ngritur epërsinë minimale në minuten e 3′.

Derisa golin e dytë në minuten e 25′ e shënoi Messi nga jashtë zone edhe pse pati një devijim të lehtë nga një lojtar i Espanyolit.

Ky është goli i Messit :