Formacionet zyrtare: Leganes pret Real Madridin / Foto

Leganes pret Real Madridin të hënën natën në ndeshjen e 32 në LaLiga Santander, me Zinedine Zidane që ka vendosur të zgjedhë një formacion të fortë në ‘Butarque’.

Hera e fundit që të dy palët u takuan në Leganes, në mes të janarit, Los Pepineros fitoi 1-0 në pjesën e dytë të Copa del Rey me Martin Braithwaite duke shënuar golin e vetëm të lojës.

Los Blancos do të jetë pa të lënduarit Toni Kroos, ndërsa Thibaut Courtois, Sergio Ramos dhe Vinicius Junior, raporton Teleshkronja Post.

Arbitri do të jetë David Medie Jimenez, ndërsa Javier Alberola Rojas do të mbikëqyr dhomën VAR.

Të dy klubet kanë publikuar skemat zyrtare për ndeshje.

Formacioni zyrtarë i Leganes:

📄 ALINEACIÓN | ¡Estos son los valientes pepineros que defenderán hoy el sueño de una ciudad! #LeganésRealMadrid #LaLiga pic.twitter.com/LIUAaWIfYw— C.D. Leganés (@CDLeganes) April 15, 2019

Formacioni zyrtarë i Real Madridit:

Ndeshja fillon nga ora 21:00 në stadiumin Butarque, njëherish kjo është ndeshja e fundit e xhiros së 32 në La Liga./TeleshkronjaPost/

Arbeloa ‘shpërthen’ për referimin skandaloz ndaj Suarez

Ish-lojtari dhe ambasadori i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me golin e dytë të Barcelonës në fitoren e tyre 3-1 ndaj Leganes, pasi Luis Suarez duket se ka dëmtuar Ivan Cuellar.

Arbeloa, i cili luajti për Los Blancos, u zhgënjye që gjyqtari, Burgos Bengoetxea, nuk konsultoi VAR, shkruan Teleshkronja Post.

“Ne ishim shumë të kënaqur me VAR por jo për këtë,” shkroi Arbeloa në Twitter.

“Nuk ka rëndësi për ta.

“Ne shkuam nga, ‘Çfarë tjetër dëshiron?’ në ‘Të gjitha OK, Jose Luis [Munuera Montero, arbitri nga ndeshja e diskutueshme e Real Madrid kundër Real Sociedad]’.

“Dhe ata qëndrojnë kaq të qetë.”/TeleshkronjaPost/

 

Humbë por shkon tutje Reali i Solarit me Iscon startues / VIDEO

Skuadra e Leganes e ka mposhtur Real Madridin me rezultat 1-0, por pavarësisht kësaj humbje Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Klubi i Real Madridit është në çerekfinale të Kupës së Mbretit (Copa Del Rey) me rezultat 3-1 pas dy ndeshjeve, raporton TeleshkronjaPost.

Leganes edhe pse ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes për të rikthyer rezultatin, nuk ja kanë arritur pasi që Reali ka ditur ta ruaj epërsinë që e kishte arritur një javë më parë në Santiago Bernabeu.

Në pjesën e parë Leganes ishin shumë më të mirë dhe arritën që të kalojnë në epërsi në minutën e 30-të me anë të Martin Braithwaite për rezultat 1-0, me të cilin rezultat përfundojë edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Real Madridi ioshin më kërkues dhe arritën që të rrezikojnë disa herë portën e vendasve.

Rasti më i mirë që Reali që të barazonte ishte në minutën e 89-të ku Brahim Diaz e goditi shtyllën.

Vlen të theksohet përformanca e shkëlqyer e Navas, i cili po e shfrytëzon në maksimum lëndimin e Courtois duke bërë disa pritje të jashtëzakonshme.

/TeleshkronjaPost/

Copa Del Rey: Leganes – Real Madrid, formacionet zyrtare / FOTO

Sot Leganes pret në shtëpi Real Madridin në ndeshjen kthyese për Copa Del Rey 1/16 e finales.

Leganes nuk ka mungesa dhe do startojë me formacionin e njejtë si javën e kaluar, raporton Teleshkronja Post.

Real Madridi ka shumë probleme me lëndime dhe siç duket Isco më në fund ka gjetur vend në formacionin e Solarit.

Ai është sot startues nga minuta e parë, ndeshja e kaluar ka përfunduar 3-0 në favor të Madrilenëve dhe pritet të kalojnë tutje nëse nuk ka ndonjë surprize nga Leganes./TeleshkronjaPost/

Formacionet zyrtare:

Lojtarët e ftuar nga Reali kundër Leganes, mungojnë dy lojtarët kryesorë

Real Madrid ka njoftuar skuadrën e tyre që do luaj kundër Leganes të mërkurën mbrëma me të dy Luka Modric dhe Sergio Ramos të lënë në pushim.

Pas një fitorje 3-0 në ndeshjen e parë në shtëpi, Los Blancos udhëtojnë në Estadio Municipal de Butarque me qetësi optimale.

Si rezultat, Ramos dhe Modric janë pushuar, ndërsa Kiko Casilla po ashtu është duke përfunduar një lëvizje në Leeds United.

Ndërkohë asnjë prej grupit të lënduar – Mariano, Kroos, Bale, Courtois, Llorente dhe Vallejo – nuk e kanë bërë skuadrën e Santiago Solarit.

Skuadra e plotë e Real Madrid kundër Leganes në Copa Del Rey :

Portierët: Keylor, Luca Zidane, Altube.Defenders: Carvajal, Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola, Reguilon, Javi Sanchez.

Mesfushorët: Casemiro, Valverde, Brahim, Isco, Ceballos, Jaume.

Sulmuesit: Lucas, Cristo dhe Vinicius Junior./TeleshkronjaPost/

Fjalët e Solarit pas ndeshjes kundër Leganes

Trajneri i Realit, Santiago Solari doli para gazetarëve pas përfundimit të ndeshjes ndaj Leganes në të cilën me rezultat 3-0.

”Kemi bërë një ndeshje të mirë. Kemi qenë solid dhe kemi merituar rezultatin kundër një rivali që është i mirë organizuar.”

”Real Madridi gjithmonë ka nevojë për fitore dhe për të shënuar. Dhe kuptohet, vinim nga në ndeshje ku merituam të shënonim dhe kjo na çliroi.”

”Mua mu duk penallti. Edhe përpara kishte situata të ngjajshme, por të gjithë trajnerët kanë mendimet e tyre.”

Ndeshja: ”Ata janë shumë të mirë taktikisht dhe luajnë afër, ndeshja ishte e fortë. Tani na mbetet dhe ndeshja kthyese por rezultati i sotshëm ishte i rëndësishëm.”

Vinicius: ”E kam parë që kur ka ardhur tek Castilla sepse ishim bashkë. Është një lojtar shumë i ri dhe me shumë talent. Nuk të jep përshtypjen se ka 18 vjet dhe jemi shumë të kënaqur me zhvillimin e tij. Tani duhet tentuar për t’a mbështetur në mënyrë që të mbaje këtë nivel. Është e rëndësishme të debutosh dhe të shkëlqesh por më e rëndësishme është të mbash këtë nivel.”

Ndërsa kur u pyet për Iscon, ai u përgjigj: ”Puna ime është të bëj formacionin.”

Reali i kthehet fitoreve, fiton bindshëm kundër Leganes / VIDEO

Real Madrid i është kthyer fitoreve duke e mposhtur me rezultat 3-0 Leganes në Kupën e Mbretit.

Kjo fitore është e para e Real Madridit këtë vit pasi që barazoi me Villarrealin dhe humbi kundër Real Sociedadit në La Liga.

Real Madridi ka shënuar fitoren e parë për vitin 2019, duke mposhtur në 1/8-ën e finales Leganes me rezultat 3-0.

Kjo fitore është fitore e mirë dhe skuadra e Santiago Solarit do të udhëton më e qetë për në Leganes në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas një jave.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Real Madridin, ku Galaktikët kaluan krejt në fund në epërsi pasi që u akordua një penallti që në gol e shndërroi Sergio Ramos.

Në pjesën e dytë Reali ishte një skuadër edhe më e mirë dhe arriti që të shënojë edhe dy gola.

Fillimisht ishte Lucas Vazquez që shënoi në minutën e 68-të Vinicious Junior.

Vinicious ishte ai që shënoi golin e tretë për Los Blancos, pasi që mori një top të mirë nga Alvaro Odriozola.

Me këtë fitore, Real Madridi është shumë afër çerekfinales së Kupës së Mbretit, pasi që shkon shumë më komod në Leganes ku do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë kundër këtij ekipi.

Kjo fitore e Real Madridit vjen pas barazimit kundër Villarrealit 2-2 dhe humbjes në Santiago Bernabeu kundër Real Sociedadit në vikendin që e lamë pas.

Real Madrid – Leganes, formacionet zyrtare / FOTO

Real Madridi ka konfirmuar fillimin e XI për ndeshjen e parë Copa del Rey-gjashtëmbëdhjetë ndeshjen e parë me Leganés në Santiago Bernabéu.

Ekipi i Solarit do ta ketë të vështirë kundër Leganes, pasi kjo ishte skuadra që e eleminoi skuadrën e Zidanes vitin e kaluar.

Në këtë ndeshje është ftuar edhe Brahim Diaz, i cili pritet të debutojë me fanellën e bardhë si rezervist sonte.

Formacionet zyrtare:

Leganes; Pas pak…