Ledri: “1 me 1 e muj Ronaldon”

Ledri Vula i është përgjigjur në një mënyrë epike një fansi në rrjetin social, Instagram.

Në një postim të bërë në llogarinë personale në Instagram, Ledri Vula tregoi se gjendet në Dubai, teksa u fotografua para disa veturave tejet luksoze.

Ai ka fansa të shumtë shqiptarë në mbarë botën, të cilët herë pas here lënë komente në postimet e këngëtarit, por të rrallë janë ata që marrin përgjigje.

Sido që të jetë, një fans ia ka arritur qëllimit të marrë vëmendjen e Ledrit.

Ai i komentoi në Instagram për yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon: “Pas Ronaldos, je idoli im i dytë”.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur përgjigjja në formë shakaje nga ana e artistit kosovar.

“1 me 1 e muj Ronaldon”, ia ktheu Ledri.

Ledri është një prej artistëve më të kërkuar së fundmi në estradën tonë.

Ditë më parë, ai publikoi bashkëpunimin me këngëtarin shqiptar që jeton dhe vepron në Amerikë, GASHI.

PINT me Ledrin publikojnë këngën “Menemadhe”

Tri prej reperëve më të shquar të skenës muzikore shqiptare, kanë publikuar projektin e ri.

Ledri Vula, Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të paralajmëruar tash e sa kohë.

Projekti është punuar në studion e PINT dhe bëhet fjalë për një prej këngëve më të mira të këtij viti.

Videoklipi është punuar nga top regjisori, Alban Selimaj.

Ky projekt është pjesë e albumit, United States of Albania që do të publikohet shumë shpejt nga PINT.

Kënga e fundit e MC Kreshës ishte hiti me Fifin, “Psikopatja jote”.

Ndërsa së fundmi pjesë e labelit PINT është bërë edhe reperi Lluni.

Tayna zgjedhë mes MC Kreshës dhe Unikkatil !

Tayna tregon cili është reperi më i mirë shqiptar, MC Kresha dhe Unikkatil.

Në intervistën për emisionin Sevenbizz, reperja Tayna ka folur për reperët të cilët ajo i ka frymëzim.

Ajo ka përmendur disa nga reperët që mendon se janë më të mirët në tregun tonë muzikor, ndërsa edhe është sfiduar për të zgjedhur mes dy prej reperëve më të vlerësuar.

Bëhet fjalë për Unikkatil dhe MC Kreshën, ndërsa Tayna e kishte shumë të vështirë të jepte një përgjigje.

Ja çfaë thotë ajo për këta të dy: