Strakosha si lider dërgon Lazion në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Lazio ka arritur fitore plotësisht të merituar kundër Interit sonte në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Thoma Strakosha ishte heroi i këtij takimi pasi që priti dy penallti për ta dërguar Lazion në gjysmëfinale ku përballet me Milanon

Interi nuk është më në garë për Kupën e Italisë. Skuadra nga Milano është mposhtur sonte me penallti nga Lazio e Valon Berishës, Riza Durmishit dhe portierit të pazëvendësueshëm të Kombëtares shqiptare, Thoma Strakosha.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Lazion, por ishte pikërisht Handanovic, portieri i Interit, i cili bëri disa pritje fantastike në drejtim të portës së tij.

E nëse Handanovic ishte protagonist gjatë shumicës së pjesës së parë, portieri shqiptar Strakosha ishte heroi i pjesës së dytë.

Në pjesën e parë, Interio pati mundësinë më të mirë për të shënuar me Candrevan, por italiani bëri një goditje të pamendueshme e cila përfundojë lart mbi portën e Strakoshës.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat kishin mundësi për të shënuar, por Strakosha dhe mbrojtja e Lazios ishte në nivelin e duhur dhe ishte shumë e rrezikshme në kundërsulme.

Minutat e rregullt të kësaj ndeshje përfundojnë me rezultat 0-0.

Në gjysmë ore shtesa Lazio përsëri fillon të rrezikon. Pjesa e parë e shtesave përfundon me rezultat 0-0, por në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 108 për Lazion shënon Immobile një gol interesant.

Por, kur u mendua që ndeshja do të përfundonte, Interi fiton një penallti kontraverse në fund, të cilën në gol e shndërroi Icardi.

Nga penalltitë, Strakosha priti dy të tilla për t’ia mundësuar Lazio kalimin në gjysmëfinale duke e mposhtur me rezultat 4-5.

Në këtë ndeshje një penallti e humbi edhe mbrojtësi i majtë i Lazio, shqiptari Riza Durmishi. /GazetaExpress/

Dy klubet e famshme italiane pas Edon Zhegrovës

Afati kalimtar i janarit po hyn në 24 orët e fundit dhe thashethemet po vazhdojnë të rriten edhe më tepër.

Një prej futbollistëve shqiptar që po i lakohet emri rreth transferimeve është edhe sulmuesi i krahut, Edon Zhegrova.

Ditë më parë mediat italiane raportuan se futbollisti po monitorohet për së afërmi nga skuadra e Milanit.

Gjatë ditës së sotme, gazeta e njohur italiane “Corriere dello Sport” shkruan se marrëdhëniet e mira të Lazios me Genkun, mund të ndikojë në transferimin e 19-vjeçarit nga Kosova.

Edhe drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare ka raporte të mira me agjentët e lojtarit që shihet si e ardhmja e klubit romak.

Theksojmë se Edoni deri më tani është paraqitur në 19 raste për skuadrën blege dhe ka realizuar dy gola.

Ndryshe, Lazio ka në skuadër edhe dy shqiptarë të tjerë, portierin Thomas Strakosha si dhe mesfushorin e Kosovës, Valon Berishën.

Ndeshje e çmendur nga Juventus, fiton me rikthim

Juventus u rikthye nga disavantazhi dhe arriti të vazhdojë pamposhtëshmërinë në Serie A, si e vetmja në evropë pa humbje.

Pjesa e parë ishte katastrofale për ekipin e Allegrit, i cili edhe e theu një rekord të zi duke mos arritur ta bëjë asnjë godtije në pjesën e I, raporton Teleshkronja Post.

Pjesa e dytë nisi edhe më keq për Bianconerët, pasi Emre Can shënoi autogol në minutën e 57’të të takimit.

Por Allegri ndërhyri dhe bëri disa zëvendësime të cilat ndihmuan që ekipi të zgjohej nga gjumi.

Fillimisht ishte Joao Cancelo në minutën 74′, për rezultatin 1-1.

Ndërsa për ta siguruar fitoren u përkujdes Cristiano Ronaldo me golin e shënuar nga pika e bardhë 3 minuta para fundit.