Miratohet Rezoluta për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit

Pas vrasjeve të fundit në disa kazino në Kosovë, Bali Muharremaj propozoj një rezolutë për mbylljen e lojërave të fatit dhe kazinove.

E duket se kjo rezolutë ka marrë përkrahje pasi sot, me 74 vota pro dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën e propozuar nga LDK-ja për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit.

Në seancën e jashtëzakonshme, të gjitha partitë mbështetën rezolutën, raporton Indeksonline.

Kjo nismë erdhi pasi këto ditë dy të rinj kanë gjetur vdekjen derisa punon në kazino.

Të dielën një person u vra në një kazino në Suharekë, derisa të mërkurën një 36 vjeçar tjetër, punëtor i kazinos u vra derisa po punonte.

​Faton Topalli zgjidhet kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku me këtë rast është zgjedhur kryetari i këtij komisioni.

Ish-deputet i Vetëvendosjes, tash i PSD-së, Faton Topalli, do të jetë tash e tutje kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Zëvendëskryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, deri më tash ka udhëhequr komisionin pas dorëheqjes së kryetares Donika Kadaj Bujupi.

Tashmë kryetari i Komisionit Faton Topalli, ka thënë se do të punojë me përkushtim.

“Në këtë komision jemi të barabartë dhe ju falënderoj për punën e bërë deri më tani. Është një komision që merret me çështjet që janë të rëndësishme për vendin, dhe jam shumë i hapur për bashkëpunim në mënyrë që ta kryejmë punën sa më mirë.”

“Do të angazhohem ta jap kontributin tim dhe do të mundohem që të tejkalojë interesat partiake, pasi interesi i përgjithshëm është më i rëndësishëm”, tha ai.

Haradinaj shpjegohet për buxhetin: 175 mijë euro u shpenzuan për 11-vjetor të Pavarësisë

Shumë debate rreth shpenzimeve, por kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se është më mirë t’i jepet fjala Qeverisë para se të nisë debat për temën e shpenzimeve.

Sa i përket fondit të ndarë nga rezervat shtetërore për festimin e 11-vjetorit të Pavarësisë me 17 shkurt, Haradinaj ka thënë se janë shpenzuar 175 mijë euro dhe jo aq so thuhet.

“Shuma e shpenzimeve është rreth 175 mijë euro, mjetet janë nda ma shumë por të gjitha tjerat kthehen në buxhet, unë kam kërkuar auditim për ta parë të vërtetën”, u shpreh i pari i AAK-së.

Ai ka thënë se në Kosovë ekziston një praktikë tashmë e vendosur që nga qeveritë e kaluara për shpenzimin e rezervave dhe thesarit shtetëror, dhe nuk ka diqka të re nga kjo qeveri.

Ai dha edhe statistika se sa kanë shpenzuar qeveritë e kaluara:“Në vitin 2016 kanë qenë mbi 8 milionë euro nga shpenzimet e parapara, në vitin 2017 janë shpenzu mbi 6 milion, e fola këtë më iu raportu se është një praktikë paraprake e qeverive të kaluara”, ka theksuar kryeministri.

Glauk Konjufca: “Qeveria nuk e di kur është pavarësia e Kosovës”

Numri dy në Vetëvendosje dhe shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka kritikuar qeverinë Haradinaj për ndarjen e mjeteve financiare nga rezervat shtetërore.

Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për shpenzimet enorme të qeverisë tha:

“Dy pikat e para se si shtrohet argumentimi për shpenzimin janë krociale dhe tregojnë saktë se qysh shkon kjo procedurë. E para që shpjegohen rrethanat për këto fonde dhe e dyta që shpjegohet pse këto rrethana nuk kanë mund të parashikohen. Ajo çka është trondiste ka të bëj me festën e pavarësisë, kjo qeveri nuk e din kur është pavarësia e Kosovës apo si është puna, kjo datë nuk luan.”

Më tej ai pyeti se si është e mundur që shpenzimet për pavarësi të merren prej këtij fondi dhe të lëkundën?

“Një vit i harxhojmë 200 mijë euro, tjetrin 500 mijë askush nuk jep përgjegjësi. Një emblemë e blejnë 5 euro, ajo kushton 50 cent. Në Kosovë kemi dy lloje të keqpërdorimeve ato në stilin e tenderëve me presion, me direktiva, me manipulime të ndryshme, si e kemi parë edhe rastin e Blerim Dinës që ia kanë lyp tenderin për autostradën për Gjilan.”

Sipas tij, keqpërdorime të mëdha ndodhin çdo ditë në Kosovë.

“Keni dhënë shpenzime të paparashikuara për presidentin, me dhanë qindra mijëra euro për lobimin e presidentit, për çka për librat e tij personal, çka na intereson neve lobimi për figurën personale të Hashim Thaçit, pse ne me pagu për presidentin”, ka deklaruar Konjuca.

Lista Serbe LDK’së e VV’së: Bëni 51 numra, ju bashkohemi për rrëzimin e Qeverisë

Lista Serbe është e gatshme të votojë për rrëzimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt, nëse opozita siguron 51 vende në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar deputeti i kësaj partie Igor Simiq

Ai tha për Pink TV se do të kthehej në Kuvendin e Kosovës në kohën kur opozita të mbledhë nënshkrime për shkarkimin e qeverisë.

Simiq tha se Lista Serbe nuk është në Parlamentin e Kosovës, pasi dëshiron të jetë me popullin e saj dhe jo me praninë e saj duke i dhënë legjitimitet sesioneve parlamentare, “sepse ata formuan një ushtri me 107 vota”.

“Çfarë do të bëjmë me 9 për qind ose 10 vota? Do të hyjmë në Kuvend sapo opozita parlamentare të mbledhë 51 nënshkrime për rënien e qeverisë”, tha ai.

Ndryshe, edhe shefi i GP-së së LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar sot në profilin e tij në Facebook se në momentin që opozita do t’i sigurojë 61 vota do të procedojnë mocion votëbesimi ndaj qeverisë Haradinaj.

Mbeten të shihen zhvillimet e reja gjatë javës së ardhshme.

Miratohet platforma për dialogun me Serbinë e delegacionit shtetëror

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, para pak minutash është miratuar platforma për dialogun, në mungesë të LDK’së e Vetëvendosjes.

Me 61 vota për, 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar platforma për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme të normalizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

58 deputetë kanë votuar me elektronikë, ndërsa 3 të tjerë me ngritje dore. Bëhet fjalë për tre deputetët e PSD-së; Dardan Molliqaj, Shqipe Pantina dhe Aida Dërguti.

Platforma është përpikuar nga ekipi negociator që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj.

Për miratimin e platformes shtetërore për dialogun me Serbinë ka shkruar disa fjalë edhe kryeministri Haradinaj :

Deputeti i PDK’së përkrahë Haradinajn për tarifën 100 % ndaj Serbisë dhe Bosnjës

Deputeti i PDK’së, Andin Hoti, e ka përkrahur kryeministrin Ramush Haradinaj opër vendosmërinë, që sipas deputetit, po tregon shefi i ekzekutivit për taksën ndaj Serbisë.

Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur për platformën e dialogut me Serbinë, deputeti Hoti ka thënë se Kryeministri Ramush Haradinaj, ashtu sic ka treguar vendosmëri në lidhje me taksën ndaj produkteve serbe, duhet të tregojë seriozitet të njëjtë edhe për personat e pagjetur.

“Nuk ka shqiptar që nuk mund të thotë se Kosova ka arritur sukses si ekonomikisht edhe në pozitën e sj,” u shpreh Hoti

“Kjo ka ndodhur si shkak i vendosshmërisë tuaj z. Kryeministër;. Prandaj këtë platformë ta merrni me po aq seriozitet që e keni marrë taksën”, ka thënë Hoti, i cili është djali i veprimtarit Ukshin Hoti.

Thirret seancë e jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën e kryeministrit Haradinaj për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme për platformën e dialogut

Me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër në orën 9:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme me dy pika të rendit të ditës:

  1. Shqyrtimi i dytë i projektligjit për kompetencat, detyrat dhe përgjegjësitë e delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë.
  2. Platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Nesër seancë, në ora 9:00 dhe në ora 10:00 seancën e rregullt, kështu e ka kërkuar kryeminisyri është me kushtetutë e rregulluar e drejtë e kryeministrit dhe 40 deputetëve me kërku orën”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes.

Kjo u vendos në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit e cila u mbajt sot. Kurse në orën 16:00 do të mblidhet edhe komisioni për punë të jashtme në mënyrë që të procedojë për në seancë platformën për dialog, pasi që javën e kaluar me mospjesëmarrjen e opozitës në votim u pamundësua votimi i platformës për t’u proceduar tutje.