Aguero nuk mendon se Topin e Artë duhet ta fitojë Messi, ja kush duhet sipas tij

Sergio Aguero ishte i sinqertë dhe pranoi se ai nuk do t’i jepte Balon D’Or Leo Messit këtë sezon. Pavarësisht miqësisë që i bashkon ata, sulmuesi i Manchester Cityt beson se lojtari më i mirë duhet të jetë finalist në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo u rrëzua në çerekfinale kundër Ajax, duke hapur rrugën për Leo Messin për të gjashtin e Balon D’Or, gara mes dy më të mirëve.

Megjithatë, ’10’ i FC Barcelona dështoi për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve, duke humbur fitoren 3-0 në Camp Nou dhe më pas të vuante një nga eliminimet më të dhimbshme në historinë e garës.

Përtej largimit nga ai “trofe i bukur” siç e quajti atë në fillim të sezonit, kur ai qëndroi para publikut të Camp Nou dhe premtoi të luftojë deri në sukses, Leo Messi nuk arriti ta mbajë premtimin për ‘veshëgjatën’.

Sergio Aguero, një mik i madh i ’10’ i Barcelonës, nuk e fshehu pozicionin e tij dhe hodhi Messin si kandidat për çmimin, duke theksuar se pasardhësi i kroatit, Luka Modricit duhet të jetë nga Liverpooli ose Tottenhami.

“Unë mendoj se Ballon D’Or duhet të jetë në finale të Ligës së Kampionëve,” tha sulmuesi i Manchester City, duke potencuar lojtarët si Mané, Salah, Van Dijk, Kane ose Eriksen.

Kun Aguero me trofeun e Premier League. (Foto: GettyImages)

Aguero dhe City u shpallën kampion në Premier League këtë të dielë me 98 pikë, një më shumë se Liverpool, në atë që po cilësohet si një nga kampionatet më të bukura angleze./TeleshkronjaPost/

Zyrtarisht Shoqata e Futbollistëve Profesionistë për 2018-19 i ndanë çmimet

Virgil van Dijk dhe Vivianne Miedema kanë fituar çmimin e Lojtarit të Vitit të Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë për 2018-19 në Premier Ligë.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Van Dijk, 27 vjeq, mundi Raheem Sterling, Bernardo Silva, Sergio Aguero, Sadio Mane dhe Eden Hazard në votimin e lojtarëve.

Sulmuesja e Arsenalit, Miedema, 22, mundi Steph Houghton, Nikita Parris, Keira Walsh, Erin Cuthbert dhe Ji So-Yun.

Raheem Sterling fitoj çmimin e lojtarit më të mirë të ri, raporton Teleshkronja Post.

Klubi i Manchester City gjithashtu siguroi fitues për dy çmime të tjera.

Van Dijk ka sukses nga skuadra e Liverpoolit pas Mohamed Salah, i cili fitoi për 2017-18, dhe është mbrojtësi i parë që merr çmimin qysh nga ish lojtari i Chelsea, qendërmbrojtësi John Terry në vitin 2005. /TeleshkronjaPost/

Aguero shpëton Cityn, vazhdon liderimin në Premierligë

Manchester City ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Burnley me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas nuk ka lëshuar terren as në ndeshjen e tyre ndaj Burnley duke marr një fitore të parë për ta rikthyer pozitën e parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Qytetarëve, por edhe përkundër shumë rasteve nuk arritën ta gjejnë golin.

Ekipi i Guardiolas edhe në pjesën e dytë vazhdoi me lojë më të mirë dhe shpejt gjetën edhe golin e fitorës.

Ishte Sergio Aguero, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 62-të për 1-0 dhe ky doli të jetë goli i fitores së madhe për Cityn.

Pas kësaj fitore, City ka 92 pikë në pozitën e parë apo një më shumë se Liverpooli i dyti, ndërsa Burnley renditet i 15-ti me 40 pikë.

Në ndeshjen e radhës, lideri i tabelës e pret Leicester Cityn, ndërsa Burnley udhëton te Evertoni.

Renditja aktuale e Premier Ligës :

Rënditja aktuale pas 36 xhirove (Foto: Flashscore.com)

​Aguero tallet në stol pas Jesus pësoi lëndim në kokë

Në pjesën e parë të ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Wolves, sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, e pësoi një lëndim në kokë.

Megjithatë, ky lëndim nuk duket e shqetësoi shumë bashkëlojtarin e tij, Sergio Agueron, i cili po tallej në stol në momentin kur kamerat e kapën atë.

Pas fitoreve me rezultat 8-0 dhe 9-0 kundër Rotherhamit dhe Burton Albionit në dy ndeshjet paraprake, Manchester City pritej ta kishte më të vështirë në ndeshjen kundër Wolves mbrëmjen e së hënës, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, qysh në minutën e dhjetë, skuadra e Pep Guardiolës kaloi në epërsi, përmes golit të shënuar nga Gabriel Jesus. Vetëm disa minuta më vonë, Wolves mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në fushë pasi që Willy Boly u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj Bernardo Silvës.


Edhe pse ndeshja ishte larg përfundimit, ajo ishte shumë afër për të përfunduar për Jesusin, i cili tentoi ta shënojë golin e tij të dytë pas një harkimi të Kyle Walkerit, mirëpo u përplas me shtyllën e portës.

Ky lëndim dukej se ishte mjaft serioz dhe ndeshja u ndalua menjëherë. Lojtarët në fushë ishin mjaft të shqetësuar për sulmuesin e ri dhe stafi mjekësor i erdhi atij shpejt në ndihmë. Megjithatë, Aguero nuk dukej shumë i shqetësuar.

Sipas procedurave të zakonshme në raste të tilla, Aguero do të duhej të ishte ngritur dhe t’i bënte disa ushtrime përreth fushës. Megjithatë, kur kamerat e kapën atë, ai ishte duke buzëqeshur teksa bënte me shaka disa ushtrime të vogla në stol.

Megjithatë, vetëm pas disa minutave, Jesus arriti ta vazhdonte lojën dhe madje arriti ta shënojë edhe golin e tij të dytë, këtë herë nga pika e penalltisë. Në minutën e 75-të, Aguero hyri në lojë në vend të tij.