Moti: Meteorologët amerikanë thonë se diçka e çuditshme do ndodhë në Ballkan

Ditët e fundit tashmë është dhënë paralajmërimi se edhe në Kosovë do të mund të ketë të reshura të shumëta dhe vërshime, ndërsa me motin ballkanik janë marrë edhe meteorologët amerikanë.

Meteorologët amerikanë shkruanë për stuhinë e madhe pranverore, e cila të dielën dhe të hënën do të përfshijë pjesë të Italisë e të Ballkanit.

Të reshura të shumëta me mundësi vërshimesh do të jenë kërcënimi kryesor, ndërsa dëme mund të shkaktojë edhe era e stuhisë.

Mundësia më e madhe e paraqitjes së vërshimeve ekziston në bregun lindor të Italisë dhe në shpatet perëndimore të Dinarideve, ka deklaruar meteorologu Tyler Roys.

Po ashtu, ekziston mundësia e aktivizimit të shembjeve të dheut në këtë rajon, ka thënë ai.

Sipas fjalëve të tij, një tip i tillë cikloni është i shpeshtë në pjesën dimërore të vitit dhe gjatë pranverës së hershme, por është shumë i prandëomtë në maj.

Ditën e sotme si pasojë e motit të përkeqësuar që ka përfshirë qytetin e Vlorës me erë të fortë si dhe deti me dallgë ka sjellë dhe pezullim të lëvizjes detare.

Portali net.hr shkruan se edhe në modelin ICON mund të vërehen sasi vërtet ekstreme të të reshurave, të cilat parashihen në disa pjesët të Ballkanit. Vetëm në një termin 24 orësh lokalisht mund të bijnë 150 mm shiu, e disa madje edhe më shumë!

Pas ftohjes, në pjesët e larta mund të pritet edhe borë, ndërsa temperatura e ajrit mund të zbresë për më shumë se 10 °C, shkruan net.hr.

Kroaci / Era e fuqishme, hove-hove edhe orkanike, po frynë në Zagreb nga e diela në mbrëmje.

Kosova, “Brazili i vogël”

Legjenda e futbollit kroat dhe atij botëror Davor Suker në një intervistë ekskluzive për Gazetën Alo ka folur për gjasat e Kombëtares së Kosovës për kualifikim në evropian.

Ndër të tjera legjenda kroate e ka quajtur Kombëtaren e Kosovës, Brazil i vogël.

Mendimi i juaj për Kombëtaren e Kosovës.

“Mendimi im për Kombëtaren e Kosovës është se ka shumë talenta, është një Brazil i vogël, por nuk kanë mundësi ku të tregojnë kualitetet e tyre”.

Sa janë gjasat e Kombëtares së Kosovës për kualifikim në EURO 2020?

“Kosova ka gjasa të mëdha për tu kualifikuar pas barazimin ndaj Bullgarisë dhe një rezultati pozitiv në ndeshjen e radhës. Kosova në këtë grup mund të ju bëj ballë të gjithë kundërshtarëve”.

Kosova përballet me Malin e Zi në ndeshjen e radhës. A do të arrijë Kosova një rezultat pozitiv kundër Malit të Zi?

“Natyrisht se mundet sepse Mali i Zi ka humbur në kualitet në krahasim me katër vitet e kaluara. Ndërsa Kosova ka përparuar dukshëm”.

Cilin futbollist të Kombëtares së Kosovës e vlerësoni si më të mirin?

“Nuk mund të dalloj ndonjërin. Përveç kapitenit tonë (Amir Rrahmani) Kosova ka edhe shumë yje të tjerë, këtë edhe e kanë treguar por duhet akoma të kombinohen dhe të kualifikohen në evropian e shpresojmë më pas në të ardhmen edhe në botëror.

Davor Suker ishte ndër më meritorët për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA. /Gazeta Alo/

Shokohet Kroacia nga Hungaria / Video

Befasi e dorës së parë, Hungaria, që humbi ndeshjen e parë ndaj Sllovakisë, ka befasuar duke marrë një fitore të madhe ndaj nënkampionëve të botës. Hungarezët kanë fituar 2-1 ndaj Kroacisë në Groupama Arena të Budapestit.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Ante Rebic në fillim të sfidës. Szalai barazoi rezultatin pak përpara pjesës së parë. Pas pushimit, ishte Patkai ai që shënoi golin vendimtar duke u dhënë tre pikë të arta vendasve. Grupi E pritet të jetë tepër delikat dhe i hapur deri në fund, pasi aty ndodhen edhe Uellsi dhe Sllovakia që do të konkurrojnë për kualifikimin.

Izraeli ka fituar bindshëm ndaj Austrisë me rezultatin 4-2 në Sammy Ofer Stadium të Haifës. Vendasit kanë dominuar sfidën ndaj austriakëve dhe po të mos ishte për Arnautovic me dy golat e tij, rezultati do të ishte akoma më i thellë.

Ka shkëlqyer Zahavi për izraelitët, i cili e ka mbyllur ndeshjen me një tripletë. Me këtë fitore, Izraeli ngjitet në krye të Grupit G me katër pikë nga dy ndeshje.

San Marino ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kualifikuese teksa është mposhtur 2-0 ndaj skocezëve të cilët janë rikthyer te fitorja pas disfatës befasuese ndaj Kazakistanit disa ditë më parë. San Marino akoma nuk e ka shënuar golin e parë në kualifikuese e Euro 2020.

Anglia ‘tmerron’ Kroacinë në fund, ja kush kualifikohet nga grupi 4 / VIDEO

Anglia ka fituar me rikthim 2-1 ndaj Kroacisë në ndeshjen e fundit të vlefshme për Grupin 4 të Ligës së Kombeve dhe kështu dalin si fitues të këtij grupi.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi vendasve anglezë, të cilët patën disa raste të mira të shënimit, përkundër vetëm një rasti të kroatëve, transmeton Teleshkronja Post.

Rastet më të mira në këtë pjesë ishin ato të Raheem Sterling (11′), Harry Kane (12′, 16′) dhe ai i Ivan Perisic (38′), por goditjet e tyre u ndaluan nga portierët.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, me Anglinë që kishte posedimin, por Kroacinë që ishte më konkrete.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 57-të të ndeshjes, ku sulmuesi Andrej Kramaric, shënoi një gol të bukur për 0-1 pasi dribloi disa lojtarë vendas.

Pas këtij goli, Anglia filloi sulmet dhe mori kontrollin e lojës deri tek gjetja e golit të barazimit, por edhe ai i epërsisë.

Ishte zëvendësuesi Jesse Lingard (78′), i cili shfrytëzoi për mrekulli një tollovi në mbrojtjen e kroatëve duke shënuar për 1-1.

Në minutën e 86-të, Anglia arriti të gjej edhe golin e dytë me anë të Harry Kane, i cili shënoi për 2-1 dhe ia siguroi një fitore të madhe kombëtares së tij.

Pas kësaj fitore, Anglia e fiton Grupin 4 të Ligës A me shtatë pikë, duke lënë pas vete Spanjën në vendin e dytë me gjashtë pikë dhe Kroacinë me katër pikë.