BBC publion video reportazh për 20 vjetorin e ndërhyrjes të NATO-s kundër Serbisë

Mediumi britanik, BBC ka bërë një reportazh të shkurtër për 20 vjetorin e sulmeve të NATO-së në Kosovë mbi forcat serbe.

Ata tregojnë që konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve ende nuk është zgjidhur.

Tri figurat kryesore të kësaj storie janë korrespodentët, Jeremy Bowen, Albana Kasapi dhe Dejan Anastasijevic. Të tretë ishin reporter të luftës në Kosovë.

Ata shpjegojnë se pse ende vazhdojnë mosmarrëveshjet mes dy kombeve.

Tutje, ata tregojnë rrugëtimin e Kosovës nga përfundimi i luftës deri më tani tek ideja e shkëmbimit të territoreve.

Djaloshi 7 vjeçar nga Kosova që u therr me thikë në Zvicër / Foto

Një rast tragjik gjatë ditës së djeshme në qytetin e Baselit u ther për vdekje një shtatë vjeçar nga Kosova.

Mediat zvicerane kanë treguar që nacionaliteti i të miturit është shqiptar nga Kosova. Shtatë vjeçari i ndjerë ka prejardhje nga qyteti i Lipjanit.

Sipas mediave zvicerane, Policia e Baselit ka arritur të arrestoi një 75 vjeçare që ka pranuar që e ka therur të miturin.

“Ne nuk e dimë se çfarë marrëdhënie ka kryerësi i pretenduar me fëmijën.”, u shprehë detektivi Peter Gill.

Djaloshi shtatë vjeçar ishte duke u kthyer nga shkolla kur gjeti vdekjen. Trupin e tij e kishte gjetur pa ndjenja njëri nga mësuesit.

Tanimë në rrjete sociale, familjarët e 7 vjecarit të quajtur Iljas kanë njoftuar për vdekjen e të voglit, duke publikuar një fotografi të tij.

Ata janë tronditur me këtë akt, i cili ka tronditur dje tërë banorët e Baselit.

Siç raportojnë mediat zvicerane, e ëma e djalit nuk e dinte deri vonë se çka kishte ndodhur, derisa mjekët në fillim i kishin thënë se djali ka vdekur si pasojë e hemorragjisë.

Kosova – Danimarka: Kush pritet të startoj ?

Sot përfaqësuesja e Kosovës do të jetë nikoqire e kombëtares së Danimarkës në kuadër të ndeshjes miqësore.

Përfaqësuesja jonë do të luajë kundër Danimarkës në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim në ora 19:00.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challendes, do t’i mungojë për këtë ndeshje mesfushori Hekuran Kryeziu, i cili ka pësuar një lëndim, por nuk dihet nëse do të luajë edhe Benjamin Kollolli, i cili ka stërvitur ndaras grupit të lojtarëve, transmeton Teleshkronja Post.

Challandes gjatë konferencës për media ka deklaruar se Kryeziu mund të zëvendësohet nga Ferhat Hasani ose Besart Halimin, por edhe mund të eksperimentojë me ndonjë lojtar tjetër gjersa në rast se mungon Kolloli, atëherë në vend të tij do të luajë Leart Paçarada.

Në anën tjetër trajneri i Danimarkës, Age Hareide i ka të gatshëm të gjithë lojtarët, por që mund t’i kursej disa prej yjeve pasi të hënën do të luajnë kundër Zvicrës për kualifikimet e kampionatit evropian 2020.

Poashtu, mbrojtësi i krahut të majtë shqiptar, i cili paraqitet për danezët, Riza Durmishi nuk është ftuar pasi që nuk ka shumë minuta në skuadrën e Lazios.

Kosova do të nis kampanjën Euro 2020 gjatë ditës së hënë, ku do të jetë nikoqir i Bullgarisë, me fillim në ora 20:45.

Formacioni i mundshëm i Kosovës |A.Murici, Vojvoda, Rrahmani, Haliti, Paçarada, Halimi, Shala, Rashica, Celina, Zeneli dhe V.Muriqi.

Formacioni i mundshëm i Danimarkës | Schmeichel, Daisgaard, Kjaer, Jorgensen, Larsen, Schone, Delaney, Poulsen, Eriksen, Sisto dhe Braithwaite.

Thaçi e nis diten duke kujtuar bashkimin në Rambuje

Presidenti Hashim Thaçi ka shkruar për 20-vjetorin e finalizimit të marrëveshjes së Rambujesë. Ai duke kujtuar bashkimin e spektrit politik në “negociatat rraskapitëse”, ka kërkuar që e njëjta të ndodhë edhe tani, kur ai dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po negociojnë për një marrëveshje.

Janë bërë 20 vjet qëkur delegacioni kosovar dhe ai serb finalizuan negociatat në Rambuje.

Presidenti Thaçi, i cili atëherë po merrte pjesë si përfaqësues politik i UÇK-së në negociata, ka kujtuar konferencën.

“Finalizimi i Konferencës së Rambujesë në Paris, 20 vjet më parë, ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës, e cila i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës, i nisur nga sakrifica dhe lufta jonë. Ajo u shndërrua në testament për shpalljen e pavarësisë së Kosovës”.

Sipas Thaçit, me bashkimin e spektrit politik, gjatë konferencës së Rambujesë u bë e mund arritja e një marrëveshjeje.

“Bashkimi i spektrit politik në atë kohë dhe besimi i palëkundur te Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bëri të mundur arritjen e kësaj marrëveshjeje pas negociatave të vështira dhe rraskapitëse”,

E, ai ka kërkuar që bashkim të njëjtë të ketë edhe tani kur dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja i refuzojnë negociatat me Serbinë, të udhëhequra nga Presidenti.

“Sot, si 20 vjet më parë, duhet të bashkohemi të gjithë për të jetësuar ëndrrën e radhës – anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar Thaçi.

Vuçiq: Pa bisedime me ne, shqiptarët s’mund të bëjnë bash kurrgjë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se “agresioni i NATO-s kundër RF të Jugosllavisë nuk solli në Kosovë paqe, as shoqëri që mbështetet në demokracinë, e as stabilitet.”

Duke e hapur Dialogun e 4-t strategjik të Beogradit “20 vjet nga bombardimi i Jugosllavisë – mësimet për sigurinë evropiane në shekullin XXI”, Vuçiqi porositi se “pa bisedime me Serbinë shqiptarët nuk mund të arrijnë ama bash kurrgjë”.

Sipas presidentit serb, bombardimi e ka ndryshuar gjendjen në Kosovë vetëm në kuptimin se fuqie a vërtetë është në forcën e NATO-s, e cila siguron që shqiptarët adiministrativisht ta udhëheqin Kosovën, porse nuk janë larguar konfliktet shekullore ndërmjete serbëve dhe shqiptarëve, e as nuk është siguruar paqe e qëndrueshme.

Ai porositi se Serbia është shtet neutral dhe se dëshiron raporte të mira me NATO-n, por jo edhe anëtarësim në të.

“Serbia është vend neutral. Ndërsa jam i bindur se NATO, e cila gjithmonë thotë se kjo është zgjedhje e Serbisë, ndoshta më do ta deshtë Serbinë, sesa disa vende tjera të rajonit që vraponin drejt Aleancës”, tha Vuçiqi.

Veseli: Për marrëveshjen me Serbinë vendos populli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë edhe para mediave ndërkombëtare se Kosova është e gatshme për dialog, dhe se në asnjë mënyrë nuk pranon marrëveshje që cenojnë sovranitetin e shtetit dhe rendin kushtetues.

Në një intervistë për gazetën prestigjioze austriake, Der Standard, ai ka folur për dialogun dhe qëndrimin e Kosovës karshi këtij procesi.

“Dialogu zhvillohet midis dy partnerëve të barabartë. Të dy palët duhet të respektojnë njëra-tjetrën në mënyrë reciproke”, thotë Veseli.

Ai konsideron se një marrëveshje dypalëshe, e cila është e nevojshme për afrimin e Kosovës dhe Serbisë në BE, mund të jetë e mundur. “Ne jemi një vend i pavarur dhe ne nuk e diskutojmë territorin dhe sovranitetin tonë”, shprehet ai.

Veseli dhe shumica e politikanëve të tjerë kosovarë janë kundër një ndryshimi kufitar.

“Nuk ka veri dhe asnjë jug në vendin tim, është një vend perëndimo. Ne ndjekim vetëm atë që është në kushtetutën tonë”, pohon ai.

Veseli hedh poshtë marrëveshjet jodemokratike.

“Ne jemi një demokraci, kështu që çdo gjë do të vendoset në këtë Parlament nga një shumicë prej dy të tretash. Ai thotë se do të ketë të marrëveshje me Serbinë por për këtë do të organizohet një referendum. Qytetarët do të vendosin për këtë marrëveshje”, shton Veseli.

Kryetari i Kuvendit thotë se serbët dhe shqiptarët mund të jetojnë së bashku, brenda kufijve siç ekzistojnë tani. Sepse përndryshe mund të ndodhë spastrimi etnik, dhe kështu edhe do të prishet stabiliteti në Ballkan. “Ne nuk duam në asnjë rast, që situata jonë diku në Ballkan të ketë një ndikim negativ”.

Ai thotë se po punon që e ardhmja të mos jetë përsëritje e së kaluarës.

“Unë jam i gatshëm të paguaj një çmim dhe unë nuk do të lejojë fëmijët e mi të përjetojnë atë që kam përjetuar. Të gjitha grupet etnike këtu në Ballkan e dinë se çfarë do të thotë të jenë në pakicë, dhe për këtë arsye ne do të nuk lejojnë që serbët të vuajnë në Kosovë. Kosova kurrë nuk do të jetë një eksperiment “, tha ai.

Ai gjithashtu kundërshton krijimin e një lloji të “Republika Srpska” në Kosovë.

Republika Srpska në Bosnje-Hercegovinë është një nga dy pjesë të vendit, e cila ka një autonomi shumë të gjerë dhe është e pajisur në nivel kombëtar me funksione të shumta të vetos. Në vitin 2013, Serbia dhe Kosova ranë dakord të formojnë një Asociacion Serb të Autoriteteve Lokale në Kosovë. Megjithatë, kjo nuk është zbatuar – disa janë të shqetësuar se kjo Organizatë e komunitetit serb mund të jetë e ngjashme me një “Republika Srpska”.

Veseli beson se një “Republika Srpska” e tillë është gjithashtu e papërputhshme me Kushtetutën e Kosovës.

“Kjo do të çonte në një konflikt të vazhdueshëm. Krijimi i Asociacionit serb të komunave me të drejta ekzekutive do të kërkonte një amendament Kushtetues, ne nuk mund të pranojmë një gjë të tillë dhe jemi që të zbatohet Plani i Ahtisaarit siç edhe jemi dakorduar por jo edhe të tejkalojmë atë,” shpjegon ai.

Parlamenti i Kosovës ka votuar së fundmi një të ashtuquajtur “Platformë” për dialogun me Serbinë.

Veseli thotë për STANDARD: “Ne jemi tashmë të përgatitur për negociatat, por nuk do të jemi nën presion. Serbia duhet të ndalojë financimin e strukturave paralele brenda Kosovës dhe kjo duhet të merret edhe më seriozisht nga BE për ta shtuar presionin”, kërkon kreu i koalicionit.

Vuçqiq: Nëse ka trazira, serbët në Kosovë i ruan NATO

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nëse KFOR-i nuk e kryen punën e vet, ka kush ta bëjë këtë në vend të tyre.

Ai i ka porositur serbët që nuk duhet të brengosen nëse vjen deri te ndonjë trazirë.

Vuçiq u përgjigj në pyetjet e gazetarëve nëse ka frikë për trazira të reja në Kosovë sikurse ato të marsit 2004 dhe nëse i beson KFOR-it deri në fund.

“Ne kemi bashkëpunim të mirë me KFOR-in, por pas aksioneve të fundit të Prishtinës dhe arrestimit të Marko Gjuriqit dhe hyrjes në Gazivodë ky besim është më i vogël. Por ne mbajmë komunikime me ta dhe mund prapë t’i rregullojmë marrëdhëniet me ta. Besojmë se ata do të duhet t’i mbrojnë dhe ruajnë serbët”, ka thënë Vuçiq.

Quni: Serbët janë nisur me autoblinda drejt Kosovës, mirëpo ka ndërhyrë menjëherë NATO

Anton Quni, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte i ftuar në emisionin DPT te Fidani.

Ai gjatë bisedes, githjnë sipas tij, disa mjete ushtarakte nga Serbia ishin nisur në drejtim të Kosovës.

“Serbët janë nisur me autoblinda drejt Kosovës, mirëpo ka ndërhyrë menjëherë selia e NATO’s,” ka thënë Quni.

Shikoni videon për më shumë :