Kosova në epërsi kundër Maltës, shënon Muriqi / VIDEO

Vedat Muriqi ka kaluar në epërsi Kosovën kundër Maltës në minuten e 15 të takimit si mysafirë në shtetin Maltez, shkruan Teleshkronja Post.

Video, ky është goli i Vedat Muriqit në Ligen e Kombeve:

Formacionet zyrtare: Malta vs Kosova / FOTO

Kosova do të luajë në Maltë shanset për të siguruar kualifikimin si e para e grupit 3 në Ligën D, gjë që do i jepte mundësi për të tentuar kualifikim direkt për në fazën e grupeve të Europianit të ardhshëm pa fazë kualifikuese.

Për këtë ndeshje të dy trajnerët e skuadrave respektive kanë publikuar formacionet e tyre që do të hedhin në fushë.

Vendasit janë rreshtuar me formacionin 5-4-1 duke treguar qartë idenë e lojës së tyre. Me këtë formacion me 5 mbrojtës dhe një sulmues të vetëm Malta kërkon të mos dalë pa pikë në këtë ndeshje dhe do tentojë të bëjë surprizën vetëm me kundërsulm.

në anën tjetër Challendes e ka rreshtuar ekipin e tij me skemën 4-2-3-1. Ujkani është preferuar sërish para portierit Muriqi, ndërsa Aliti dhe Rrahmani janë diga e qendërmbrojtjes. Në krah luan Vojvoda dhe Kololli. Mesfusha do jetë me Shalën dhe Kryeziun, ndërsa para tyre do të rreshtohen Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Milot Rashica, të cilët do të mbështesin në sulm Vedat Muriqin.

Dardan Molliqaj: Albin Kurti është i rrezikshëm për Kosovën !

Ish-sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka qasje politike të rrezikshme për Kosovën.

“Duke u nisur nga ajo që jam përballur në 15 muajt e fundit në parti, kam parë që nëse bëhet ajo që është bërë brenda në parti, çka mund të bëhet kur ai të merr kontrollin e shtetit, policinë dhe gjykatat.

Kushdo që mendon që Albini nuk është rrezik le ta votojnë, a bën të ma lejojnë që unë të mendoj ndryshe. Shpresoj që të mos jetë ashtu, por përvoja ime 15 mujore dhe faktet po flasin kështu”., ka treguar Molliqaj.

“Ata që besojnë ndryshe, le të mendojnë ashtu. Unë po i ftoj ata që të mos thonë i thashë e më thanë, hajde le të debatojmë për faktet që i kemi, ta mbyllim këtë çështje dhe t’i lëmë qytetarët ta vlerësojnë”, ka thënë ai.

Molliqaj po ashtu thotë se gjasat për pajtim të të dorëhequrve nga Vetëvendosje me të tjerët që po përkrahin kryetarin aktual Albin Kurti, janë minimale.

Ish-sekretari organizativ ka thënë se grupi i të pakënaqurve në Vetëvendosje është i madh. Ka thënë se ai personalisht nuk do të shkojë në ndonjë parti tjetër ekzistuese, teksa ka lënë të hapur opsionin për parti të re.

Megjithatë, ka thënë se ky vendim vjen vetëm pas takimit me të pakënaqurit tjerë.

Ish-gazetari serb në Kosovë hyn në grevë urie, kërkon përkrahje nga shteti i Kosovë

Ish-gazetari serb në Kosovë hyn në grevë urie, kërkon përkrahje nga shteti i Kosovë

Ish-gazetari serb në Kosovë, Bojan Bozhoviq, ka hyrë në grevë urie me arsyetimin e vetëm se ka mbetur pa punë dhe pa përkrahje nga shteti i Kosovës.
Në postimin e tij në Facebook, Bozhoviq ka shkruar se ndodhet në spitalin rajonal në jug të Mitrovicës, duke marrë trajtim mjekësor pasi ka probleme me zemër.

Ai thotë se do të qëndrojë në grevë urie derisa zyrtarët e vendit të reagojnë në përmirësimin e kushteve të jetës së tij dhe familjes.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar miq. Është dita e dytë që kam vendosur të hy në grevë urie dhe as ujë të mos pi në mënyrë që të tërheq vëmendjen për pa drejtësinë karshi meje.

Nuk kam punë të siguruar dhe asnjë lloj ndihme nga shteti i Kosovës e tani as dokumentet personale nuk mund t’i marrë. Nuk mund të marrë patentë shoferin pa një dëshmi nga MUP-i serb e ju të gjithë e dini se unë në Serbi asnjëherë ma nuk dua të shkoj.

Për këtë arsye kam vendosur që t’i lutem presidentit ,kryeministrit dhe ministrit të policisë të më gjejnë një punë adekuate dhe pas asnjë lloj kushtëzimi të ndryshojnë patentë shoferin e Republikës së Serbisë me atë të Republikës së Kosovës.

Deri sa nuk më plotësohen këto dy kushte nuk do marr ushqim dhe ujë e as terapi për zemër.

Mjekët në spitalin e Mitrovicës jugore më kanë këshilluar që nëse nuk marr ilacet dhe ujin gjendja e shëndetit tim do të përkeqësohet gjatë ditës.

Ndërsa unë megjithatë kam vendos të vazhdoj me grevën deri sa të më plotësohen kërkesat dhe pres përgjigjen nga zyrtarët kosovar.

Jam sigurt se edhe gazetarët kosovar gjithashtu me mbështesin për të realizuar të drejtat e mia dhe do të informojnë për kërkesat e mia.

Kosovës i mungojnë 10 mijë kamerierë profesionistë

Kryetari i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit, Xhevdet Hyseni, tha se do të organizojnë për shënimin e “Ditës së Hotelerisë”, me Gala mbrëmjen e hotelierëve dhe gastronomëve, që mbahet më 25 janar në Gjakovë dhe festivalin e turizmit që do të mbahet, për herë të parë, nga 25 deri 30 maj të këtij viti në Prishtinë.

Sipas tij, hoteleria në Kosovë është mirë e zhvilluara, ku ka objekte shumë të mirë por mungon kuadri për hoteleri.

“Mungojnë shkollat për hoteleri, mungon puna praktike, pagat nuk janë sa duhet. Shoqata jonë mban trajnime brenda dhe jashtë vendit në objektet e hoteliere“, tha Hyseni në emisionin e mirëmëngjesi në RTK.

Hoteleve dhe gastronomisë në Kosovë, sipas tij, i mungojnë 10 mijë kamerierë profesionistë.

“Një kamerier profesionistë nuk do të duhej të ankohej për rrogë, kërkohen kamerier profesionist e jo ndonjë jurist a ekonomistë që mendojnë të punojnë si kamerier vetëm përkohësisht. Nevoja për kamerierë ka i tërë rajonin, sidomos gjatë verës, kur katërfishohet kërkesa për kameriere”, tha Xhevdet Hyseni

Sfidat, sipas tij, janë të shumta, pajisjet janë të shtrenjta dhe tatimi është shumë i lartë. Edhe në Shqipëri, thotë ai, gjendja është njësoj ndoshta pak më mirë.

Analistët serbë: Serbia i ka shpenzuar zgjidhjet e mira për Kosovën, i ka mbetur më e keqja

Serbisë nuk do t’i lejohet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, pa një zgjidhje të qartë të çështjes së kufijve. Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se vendimin e tij për Kosovën do ta shpallë brenda dy muajve të ardhshëm.

Dy dekada nga përfundimi i luftërave në ish-Jugosllavi, Serbia ka konteste të pazgjidhura kufitare me pothuajse të gjitha vendet fqinje, me të cilat dikur ishte në një shtet të përbashkët, shkruan B92.

Megjithatë, ndoshta në këtë moment çështja më e rëndësishme është se, a do të mbetet vija aktuale kufitare- administrative me Kosovën?

“Në Strategjinë e BE-së, e cila së shpejti do të miratohet, thuhet se nga Serbia pritet një marrëveshje obligative juridike, që është një hyrje për zgjidhjen e statusit final dhe është e qartë se ajo ndoshta do të kërkojë një korrigjim të caktuar të kufirit, kështu që unë pasur kam një lloj të përgatitjes së terrenit”, thotë Marko Savkoviq nga Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike, përcjell Telegrafi.

BE nuk dëshiron tëimportojë probleme bilaterale, sqarojnë në lëvizjen evropiane. Ndërsa një zgjidhje më pak e keqe për problemin e Kosovës e paralajmëron nga presidenti serb.

“Nuk ka asnjë zgjidhje të mirë. Zgjidhjet e mira për Kosovën janë shpenzuar kaherë, neve na mbetet për të zgjedhur një të keqe më të vogël. E, zgjidhja më pak e keqe është normalizimi i marrëdhënieve pa njohjen e Kosovës, sepse njohjen askush nuk po ma kërkon”, tha Suzana Grubjeshiq, e Lëvizjes Evropiane.

Presidenti Vuçiq ka paralajmëruar se vendimin për Kosovën do ta japin qytetarët përmes një referendumi.

“Së pari, le të shohim se cila do të jetë pyetja, sa kohë do të zgjasë debati … Unë jam për referendum, por duhet të jetë rezultat i një debati më të gjerë”, tha analisti Branko Radun.

BE-ja është “djegur” në rastin e kontestit kufitar midis Kroacisë dhe Sllovenisë, prandaj Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ishte shumë konkret në Parlamentin Evropian kur e bëri të qartë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që dëshirojnë të bashkohen me Bashkimin Evropian, duhet së pari të zgjidhin të gjitha kontestet kufitare.

Të përkujtojmë se ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, ka deklaruar ditë më parë se nuk do të ketë integrim të Serbisë në Bashkimin Evropian (BE) pa një marrëveshje me Kosovën.

Serbët kërkojnë armë dhe kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ja si iu përgjigjet Vuçiq?

Presidenti i Serbisë u ka thënë sot serbëve në Kosovë se nuk ka asgjë më të rëndësishme se qëndrimi në Kosovë, pasi që sipas tij shteti i Serbisë do të ndihmojë në këtë aspekt, para se gjithash me paqe politike, politikën e mbrojtjes së serbëve dhe investime në zhvillim.

Aleksandar Vuçiq, kur bëhet fjalë për sigurinë e qytetarëve në veri të Kosovës, ka thënë se shpreson që askush as mos të mendoj që t’i largoj serbët nga shtëpitë e tyre, vendlindja e tyre.

“Dua të besoj në këtë, por ne do të zhvillojmë politikë në mënyrë që t’i mbrojmë serbët”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Serbisë pas takimit me përfaqësuesit politik të serbëve dhe biznesmen, ka thënë se ka pasur kërkesa që lidhen me respektimin e Rezolutës 1244, por edhe kërkesa që Serbia t’i armatos serbët, por se përgjigjja e tij ka qenë se shpreson që Serbia të ndihmoj në dhënien e parave për kopshte, shkolla dhe shëndetësi.

Kërkesa për të tilla për Vuçiqin ka pasur edhe para se ai t’ju drejtohet serbëve.

“I kuptoj njerëzit, por nuk mundem të gjithëve t’u përgjigjem”, ka thënë ai.

Kjo përgjigje ka ardhur pasi që serbët e mbledhur kanë brohoritur “president, na ndihmo”, “Mitrovica është qytet i unitetit”, “ndihmo”, “ktheje ushtrinë dhe policinë në Kosovë”, “me jetë do ta mbrojmë Mitrovicën”…