LAJMI FUNDIT: Rashit Qalaj raporton para INTERPOL në Asamblenë e Përgjithshme

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka përfunduar raportimin para Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL rreth punës së Policisë së Kosovës.

Nga Dubai, KosovaPress raporton se votë kundër do të kenë Maroku dhe Rusia, dy shtete këto që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, përcjellë Teleshkronja Post.

Mbledhja e përvitshme e INTERPOL-it, e cila po mbahet në Dubai, do të vazhdojë deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë për presidentin e ri me mandat njëvjeçar.

Më herët, sekretari i Interpol-it, Jürgen Stock, ka filluar të japë arsyetimet se pse kjo pikë është në rend dite të agjendës.

Kosovës i duhen dy të tretat e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e mekanizmit më të madh policor në botë.Votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë nga secili shtet anëtar, ndërsa diskutimet pritet të zgjasin rreth dy orë./TeleshkronjaPost/

Serbia ecën vetëm në Interpol, Rusia ka mbështetur antarsimin e Kosovës

Në Serbi kanë mbetur të tronditura nga një hap që e bëri Rusia, miku i tyre më i ngushtë, pasi këta të fundit e mbështetën agjendën e INTERPOL’it për ditën e nesërme, ku do të votohet edhe për anëtarësimin e Kosovës.

Serbia, megjithatë kishte kërkuar që kjo agjendë të ndryshohet, por morën përgjigje negative nga Këshilli i Asamblesë së INTERPOL.

Por, tronditje të madhe morën nga Rusia në këtë pikë, përcjell Express.

Sipas burimeve të mediave në Serbi, thuhet se Presidenti rus Vladimir Putin, nuk e ka penguar Kosovën që të vendoset për votim nesër në Asamblenë e INTERPOL’it.

Sipas tyre, gjashtë vende të tjera anëtare të INTERPOL, kishin përkrahur që kjo agjendë të ndryshohet, por jo edhe Rusia.

Mediat atje shkruajnë në se emër të Serbisë, dhe kundër përfshirjes së Kosovës në rend dite, ishte Spanja, Qipro, Kina, Siria, Venezuela, Suriname. Kurse, në favor të Kosovës, votuan SHBA’ja, Franca dhe Guajana.

“Rusët nuk kanë marrë udhëzime nga Qeveria e tyre për të folur për këtë çështje. Kosova u miratua që të hyjë në rend dite nesër dhe kështu do të votohet edhe për anëtarësimin e saj”, ka mësuar Telegrafi i Serbisë./Teleshkronja Post/

Deklarata e Challandes para ndeshjes Kosova vs Azerbajxhani, nesër

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes nuk e merr me entuziazëm ndeshjen e nesërme, pasi ka kërkuar nga lojtarët e tij që të jenë totalisht të fokusuar për në ndeshjen kundër Azerbajxhanit.

Edhe ai edhe Valon Berisha kanë insistuar se në këtë ndeshje do të luajnë për fitore të Kosovës.Tekniku zviceran ka thënë se Kosova duhet të qëndroj me këmbë në tokë, shkruan Teleshkronja Post.

Kosova ka treguar një formë të lartë këtë vit, duke mos humbur asnjë ndeshje deri me tani, por trajneri i Kosovës ka përkujtuar se deri në këto momente duhet të mendojmë që Azerbajxhani është favorit.

“Do të jetë një ndeshje interesante. Të dyja Kombëtaret kanë mundësi 50 më 50 që të kalojnë tutje. Në ndeshjen e parë në Baku, Azerbajxhani luajti më mirë por ne arritëm që të nxjerrim një barazim 0-0”, ka thënë ai.

“Skuadra e Azerbajxhanit është një skuadër e fortë dhe e mirë, prandaj edhe gjasat janë të barabarta. Azerbajxhani është favorit pasi që ka shumë më shumë përvojë se sa ne, por ne hyjmë për fitore dhe jam i bindur se me përkrahjen e tifozëve tanë të zjarrtë do t’ia arrijmë këtij qëllimi.”

“Nuk do ta ndërrojmë filozofinë e lojës. Nesër duhet edhe të rrezikojmë. Edhe nëse humbasim do ta vazhdojmë jetën, por e ritheksoj unë besoj në fitore”, ka thënë Challandes.

Gjatë koncerencës për shtyp, Bernard Challandes ka folur edhe për rëndësinë e ndeshjes së nesërme, e cila përpos mediave vendore pritet të ndiqet edhe nga një numër i madh i mediave ndërkombëtare.

“Më vjen mirë që po shoh një interesim të madh të mediave dhe ky është një tregues për rëndësinë e madhe që ka ndeshja për të dyja ekipet”.

Në këtë konferencë ka folur edhe Valon Berisha.

Njëjtë si trajneri, Berisha ka thënë se Azerbajxhani është favorit për shkak të përvojës, por se sipas tij fitorja ndaj Maltës i ka dhënë më shumë motiv ekipit.

“Ajo ishte një fitore tejet domethënëse, por jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes së nesërme dhe ne po besojmë në fitore.”

“Mendoj se edhe pse barazimi na kryen punë, ne si futbollist edhe si ekip nuk duhet të mendojmë për barazim, por duhet të shkojmë për fitore.”

“Në fillim të kësaj gare Azerbajxhani është llogaritur favorit i grupit dhe edhe tash për shkak të përvojës mund të llogaritet i tillë, por ne jemi lider dhe fitorja ndaj Maltës na ka dhënë kurajë. Luajmë para tifozëve tanë dhe hyjmë për fitore”, tha Berisha.

Kosova në letër i ka dy rezultate.

I pari është barazimi, që nuk e favorizon Kosovën shumë pasi që do të luaj në Gjeorgji, sepse është skuadra që ka më së paku pikë në grupin e saj në Ligën e Kombeve.

Fitorja do të bënte që Kosova të luajë me Maqedoninë, si mysafire në Shkup ose Strumicë, ku luan vazhdimisht kjo Kombëtare.

Së “Dardanët” kanë qenë të matur e kanë treguar edhe në deklaratat e tyre shumë lojtarë pas fitores së madhe në Maltë prej 0-5./Teleshkronja Post/

Pritja e zjarrtë ‘Dardanët’ për Kosovën pas fitores kundër Maltës / VIDEO

Ekipi i Kombëtares së Kosovës u prit nga tifozët, “Dardanët”, të cilët i pritën në aeroportin ‘Adem Jashari” pas fitores kundër Maltës.

“Dardanët” e turpëruan Maltën në shtëpi me fitore me rezultat 5-0 në ndeshjen e vlefshme për Gupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve. Golat u shënuan nga Vedat Muriqi, Benjamin Kololli, Donis Avdijaj dhe Milot Rashica.

Kombëtarja u rikthye në Prishtinë në orën 2 të mëngjesit, dhe Dardanët kishin shkuar në aeroport për t’ia dhënë atyre pritjen e merituar pas fitores.

“Sna ndal as shiu, e dojna borën; Jetojmë për Shqipni, Vdesim për Kosovën”, shkruhet në mbishkrimin e videos së postuar nga tifozët e Kosovës.

Kosova e luan ndeshjen vendimtare të martën në “Fadil Vokrri”, kundër Azerbajxhanit. Barazimi ose fitorja do ta shpallte Kosovën fituese të grupit dhe ngritët në Ligën C./TeleshkronjaPost/

Goleada nga Rashica, Muriqi, Kolloli dhe Avdiaj ia sigurojnë fitorën Kosovës kundër Maltës / VIDEO

Kosova ka fituar kundër Maltës me rezultat të thellë 0-5, si mysafirë duke thyer rekord si fitorja më e lartë në historinë tonë si përfaqësuese.

Fillimisht, Vedat Muriqi ka kaluar në epërsi Kosovën kundër Maltës në minuten e 15 të takimit si mysafirë në shtetin Maltez, shkruan Teleshkronja Post.

Më pas Benjamin Kololli është një mbrojtës i majtë, por me golin që shënoi për Kosovën habiti të gjithë me një parabol.

Kosova ngriti epërsine në 0-2 kundër Maltës në minuten e 70’të takimit, shkruan Teleshkronja Post.

Derisa më pas në skenë u shfaq Dionis Avdiaj me 2 gola të shpejtë, derisa edhe Milot Rashica realizoi një super gol nga largësia.

Pas pak golat me VIDEO :




 

Kosova në epërsi kundër Maltës, shënon Muriqi / VIDEO

Vedat Muriqi ka kaluar në epërsi Kosovën kundër Maltës në minuten e 15 të takimit si mysafirë në shtetin Maltez, shkruan Teleshkronja Post.

Video, ky është goli i Vedat Muriqit në Ligen e Kombeve:

Formacionet zyrtare: Malta vs Kosova / FOTO

Kosova do të luajë në Maltë shanset për të siguruar kualifikimin si e para e grupit 3 në Ligën D, gjë që do i jepte mundësi për të tentuar kualifikim direkt për në fazën e grupeve të Europianit të ardhshëm pa fazë kualifikuese.

Për këtë ndeshje të dy trajnerët e skuadrave respektive kanë publikuar formacionet e tyre që do të hedhin në fushë.

Vendasit janë rreshtuar me formacionin 5-4-1 duke treguar qartë idenë e lojës së tyre. Me këtë formacion me 5 mbrojtës dhe një sulmues të vetëm Malta kërkon të mos dalë pa pikë në këtë ndeshje dhe do tentojë të bëjë surprizën vetëm me kundërsulm.

në anën tjetër Challendes e ka rreshtuar ekipin e tij me skemën 4-2-3-1. Ujkani është preferuar sërish para portierit Muriqi, ndërsa Aliti dhe Rrahmani janë diga e qendërmbrojtjes. Në krah luan Vojvoda dhe Kololli. Mesfusha do jetë me Shalën dhe Kryeziun, ndërsa para tyre do të rreshtohen Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Milot Rashica, të cilët do të mbështesin në sulm Vedat Muriqin.