Komisioneri Hahn: ‘Shkëmbimi i territoreve mund të diskutohet nëse duan liderët’

Para disa muajve ishte temë tabu dhe goditej rëndë kushdo që e fliste rreth kufijëve. Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ka folur rreth një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Z.Johannes Hahn ishte në Washington javën e kaluar për të diskutuar për Lindjen e Mesme, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor me homologët e tij të SHBA-së.

Në këtë kontekst, siç shkruan “The Washington Post,” ai ka folur edhe rreth marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe asaj që quhet sot Maqedonia Veriore, duke thënë se bashkë, SHBA dhe BE-ja u treguan të suksesshme.

Sipas tij, në luftërat e viteve 1990 dhe pasojat e tyre, Uashingtoni ishte në “vendin e shoferit” në rajon, jo Brukseli. Sot, Hahn tha, e kundërta është e vërtetë. Shtetet e Bashkuara janë shumë mbështetëse për Bashkimin Evropian dhe në rajon, tha ai, duke shtuar, “mendoj se ata janë mjaft të lumtur që ne jemi sot në krye të rajonit”.

Dhe shpresa e Hahn është që zgjidhja e mosmarrëveshjes të emrit të Maqedonisë do të shërbejë si pararendës ndaj zgjidhjeve të konflikteve të tjera, duke përfshirë edhe në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton “EO”.

Megjithatë, duke folur rreth një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht rreth mundësisë së “korrigjimit të kufijve”, Hahn theksoi se një marrëveshje ligjërisht detyruese midis dy do të mbulonte fushat përtej kufijve dhe se “një element themelor në një marrëveshje të ardhshme duhet të jetë respektimi i të drejtave të pakicave”.

“Tani për tani, askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ishte një rezultat final”, citohet të ketë thënë ai, duke shtuar se edhe “një shkëmbim i mundshëm i territorit mund të jetë si pjesë e saj – nëse palët dëshirojnë”.

“Parakushti i vetëm që kemi ngritur është se çdo lloj marrëveshje dypalëshe duhet të kontribuojë për më shumë paqe dhe stabilitet në rajon”.

Gjithsesi, një marrëveshje politike që vjen me koston e të tjerëve, tha Hahn, do të ishte e papranueshme për Bashkimin Evropian.

Kjo temë ka ndarë rrugët e liderëve politik në Kosovë, disa duke e kundërshtuar fuqishëm e disa duke e përkrahur./Teleshkronja Post

Clark: Gligorovi më tha më 1999: Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, nuk durojnë, do të luftojnë

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ka treguar se si gjatë një bisede me presidentin e atëhershëm të Maqedonisë, Kiro Gligorov, ky i fundit i kishte thënë se “shqiptarët nuk janë si boshnjakët” dhe se “ata nuk durojnë, do të luftojnë”.

“Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, do të keni problem të madh në Kosovë. Atje do të bëhet luftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata do të luftojnë’. Dhe, kështu ndodhi, luftimet nisën”, thotë Clark në këtë bisedë përmes Skype-it, transmeton KTV.

Më tej, ai tregon se si Ambasadori Richard Hoblrooke kishte shkuar në qershorin e vitit 1999 për takim me Slobodan Milosheviqin.

“Më lidhi me telefon me Millosheviqin, të cilin e njihja nga koha e Daytonit dhe i thashë: ‘Ju lutem, mos ia bëni këtë popullit shqiptar’. Ai më tha: ‘Gjeneral Clark, këta janë njerëzit e mi. Unë nuk do t’i lëndoj’. Natyrisht, kjo ishte gënjeshtër, sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”, ka deklaruar Clark.

Zyrtare: Presidenti Kosovë shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme / Dokument

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ndërmarrë sot një vendim të paparalajmëruar.

Thaçi ka marrë vendim për shpallje të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke marrë parasysh shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Tutje u shtua se në pajtim me këtë vendim, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këto katër komuna të Kosovës do të mbahen më 19 maj 2019.

Facebook mbyll 212 faqe nga Kosova për aktivitet të dyshimtë

Udhëheqësi i Politikës së Kibernetikës në Facebook, Nathaniel Gleicher, ka njoftuar sot se rrjeti social Facebook ka fshirë faqet, grupet dhe llogaritë që kishin sjellje të koordinuar joautentike nga Irani, Rusia, Maqedonia dhe Kosova, shkruan Gazeta Express.

Në njoftimin e publikuar në redaksinë e Facebook (newsroom), thuhet:

“Sot hoqëm 2,632 faqe, grupe dhe llogari të përfshira në sjellje të koordinuara joautentike në Facebook dhe Instagram. Operacionet që gjetëm ishin të lidhura me Iranin, Rusinë, Maqedoninë dhe Kosovën. Nuk gjetëm asnjë lidhje mes këtyre grupeve të aktiviteteve, por kishin përdorur taktika të ngjashme duke krijuar llogari për të mashtruar të tjerët. Ne po punojmë vazhdimisht që të zbulojmë dhe ndalojmë këtë lloj aktiviteti sepse nuk duam që shërbimet tona të përdoren për të manipuluar njerëz. Po i mbyllim këto faqe dhe llogari bazuar në sjelljen e tyre, jo përmbajtjen që kanë postuar”.

Për faqet dhe aktivitetin e dyshimtë nga Kosova, raporti i Facebook thotë:

“Larguam përfundimisht 212 faqe, grupe dhe llogari, të përfshira në sjellje të koordinuara joautentike që kishin origjinë nga Maqedonia dhe Kosova. Individët që qëndronin prapa kësaj veprimtarie vepronin me llogari të rreme për të administruar faqe që ndanin përmbajtje të përgjithshme, jo specifike, si astrologji, njerëz të famshëm dhe këshilla bukurie.

Ata kishin edhe një numër të vogël të faqeve që kishin për qëllim përfaqësimin e komuniteteve politike në Australi, Mbretëri të Bashkuar e SHBA – dhe kishin postuar për tema politike dhe religjioze si nacionalizmi, islami dhe figurat politike. Edhe pse u përpoqën të keqinterpretonin veten e tyre, ne gjetëm se këto faqe, grupe dhe llogari ishin të lidhura me një rrjet individësh që vepronin në Maqedoni dhe Kosovë.

Prezenca në Facebook dhe Instagram: 40 faqe dhe 172 llogari të Facebook.

Ndjekësit: Rreth 685,000 llogari ndoqën një ose më shumë faqe të tilla.

Reklamimi: Rreth 5,800 dollarë u shpenzuan në reklama në Facebook, të paguara në dollarë amerikanë, euro, funte dhe pezos filipinase.

Reklama e parë u zhvillua në tetor të vitit 2013 dhe reklama e fundit u zhvillua në mars të vitit 2019. Nuk kemi përfunduar një rishikim të përmbajtjes organike që vjen nga këto llogari.

Hetimi ynë përfitoi nga raportimi me burime të hapura, duke përfshirë edhe shtypin në Australi. Për hetimin tonë, informacione u kemi dhënë zbatuesve të ligjit dhe politikëbërësve”.

Kosova vs Bullgaria – LIVE Drejtëpërdrejt

Sonte luhet ndeshja Kosovo vs Bulgaria LIVE ndeshja, e cila luhet në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë nga ora 20:45.

Ky është takimi i parë në histori për përfaqësuesen tonë sa i përket kualifikimeve për Euro 2020 që nga pranimi në UEFA dhe FIFA në vitin 2016.

Bullgaria, Kosova, Anglia, Mali i Zi dhe Republika Çeke të gjitha bëjnë pjesë në Grupin A kualifikues.

Ndeshja Kosova vs Bullgaria LIVE mund ta ndiqni më poshtë, përmes linqeve dhe videos, zgjedhja është e juaja.

Kosova vs Bullgaria LIVESTREAM

Kosova – Bullgaria Livestreaming 1

Kosova – Bullgaria Livestreaming 2

Kosova – Bullgaria Livestreaming 3

Kosova – Bullgaria, formacionet e mundshme / Foto

Sot, me 25 mars 2019, Kosova do të debutojë në kualifikime për Kampionatin Evropian Euro 2020, si nikoqire e Bullgarisë në Prishtinë në Grupin A.

Përfaqësuesja Kosovës e pret Bullgarinë në Stadiumin “Fadil Vokrri”, në atë që është ndeshja e parë kualifikuese për Kampionat Evropian në histori.

Takimi fillon në orën 20:45, biletat për të cilën janë shitur brenda pak orësh, me tifozët “Dardanët” që po i japin përkahje të madhe lojtarëve.

Pas një barazimi për shumë kë befasues kundër Danimarkës, por jo nëse e keni parë lojën në miqësoren e javës së kaluar, verdhekaltrit do të kërkojnë ta zgjasin ecurinë pa humbje në 12 ndeshje kundër Bullgarisë, e cila e nisi ciklin kualifikues me barazim 1-1 kundër Malit të Zi.

Në Grupin A janë: Anglia, Kosova, Republikën e Çekisë, Mali i Zi dhe Bullgaria.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, tha dje në një konferencë për media para lojës se përballja me Bullgarinë do të jetë më e vështira për Kombëtaren kosovare që prej se ai mori drejtimin e saj para një viti.

“[Bullgaria] ka eksperiencë të madhe në kualifikimeve dhe nëse e krahasojmë do te jetë shumë më e vështirë se kundërshtarët që kemi pasur deri më tani”, tha ai.

Pas një fushate arsyeshëm zhgënjyese për kualifikime në Kampionatin Botëror 2018, të parën në histori të saj që prej pranimit në UEFA e FIFA, Kosova ka bërë përparim të madh në vitin e fundit.

Formacioni i mundshëm Kosova vs Bullgaria :

Verdhekaltrit ishin ndër ekipet e veçuara në Ligën e Kombeve, turneun inaugurues të UEFA-s, duke u promovuar nga Liga e fundit D, në Ligën C, si dhe duke siguruar një vend në pay-off për kualifikim në EURO 2020 përmes një rruge alternative.

Megjithatë, Challandes dhe të tjerët e dinë se niveli i futbollit në Ligën e Kombeve – më i ulëti në të cilin Kosova mori pjesë – dallon shumë me nivelin e futbollit që vendi do të duhet të përballët në grupin e saj kualifikues. Kosova, e renditur e 130-ta në FIFA, do t’i sfidojë Kombëtare të renditura shumë më lart se ajo, si Anglia (5), Republika e Çekisë (42), Mali i Zi (44) dhe Bullgaria (46)./TeleshkronjaPost/

I madhi Bill Clinton kujton bombardimet e NATO’s në Kosovë

Si sot, 20 vjet më parë NATO për 78 ditë goditi caqet serbe në Kosovë duke ndaluar spastrimin etnik.

Presidenti amerikan Bill Clinton ishte ai që bindi SHBA’në se po vepronin drejtë duke mbrojtur civilët e pafajshëm, dhe udhëhoqi koalicionin që mundi Serbinë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook Qendra Presidenciale Clinton kujtoi momentin e madh të 24 marsit 1999.

“Sot është 20 vjetori i Operacionit të Forcave Aleate, fushata ajrore e NATO’s kundër ushtrisë Serbe. Presidenti Bill Clinton, e udhëhoqi koalicionin e NATO’s, që e ndaloi shtypjen ndaj njerëzve të pafajshëm dhe e ndaloi konfliktin, duke kthyer stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme në Evropën Jug-Lindore. Gjenerali Wesley Clark komandoi Operacionin e Forcave Aleate në luftën e Kosovës gjatë kohës sa ishte Komandant Suprem i Aleatëve në Evropë nga viti 1997-2000″.

“Amerika ka përgjegjësi që të qëndrojë me aleatët tanë kur ata kanë nevojë të ruajnë jetët e pafajshme dhe ta kthejnë paqen, lirinë dhe stabilitetin në Evropë. Kjo është ajo që po e bëjmë në Kosovë” – Presidenti Bill Klinton, 24 Mars 1999”, kishte thënë Clinton.

Në fotografinë e postuar në këtë faqe shihet ish-Presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e shtetit Madeleine Albright.

Kosova apo Bullgaria, kush është favorit? Përgjigjet trajneri i Bullgarisë

Sipas Petar Hubchev, s’ka asnjë favorit në ndeshjen Kosovë – Bullgari.

Trajneri i Bullgarisë, Petar Hubchev, mendon se në Grupin A, vetëm Anglia është favorit ndaj çdo skuadre, ekipet tjera janë të barabarta dhe do të japin maksimumin deri në xhiron e fundit për të siguruar një biletë për “Euro 2020”, raporton Gazeta Express.

“Unë e ndaj mendimin e njëjtë me gjithë trajnerët e këtij grupi. Ne mendojmë se favorit është Anglia, ndërsa pjesa tjetër janë të barabartë”, deklaroi Hubchev.

I pyetur se kush është favorit mes Kosovës dhe Bullgarisë, ai u përgjigj shkurt: “Nuk ka favorit”.

Ai beson se përballja me Kosovën nuk do të jetë e lehtë, por objektivi i tyre është “Euro 2020” dhe do të japin më të mirën në stadiumin “Fadil Vokrri” për të nxjerrë rezultat pozitiv.

“Na pret një lojë e mundimshme dhe e vështirë, dhe ne si Bullgari duam të jemi në Evropian, andaj do ta japim më të mirën”, tha Hubchev.