Shqipëria në epërsi ndaj Andorrës me golin e Sadikut / Video

Shqipëria duket se ka kaluar tronditjen e largimit të trajnerit Panucci, pasi ka kaluar në epërsi kundër Andorrës.

Është sulmuesi, Armando Sadiku, ai i cili ka shënuar për Kuqezinjtë në minutën e 21’ të takimit.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për Shqipërinë, pas humbjes 0-2 në Loro Boriçi nga Turqia.

Goli i Armando Sadikut për kuq e zinjët:

Humbë Shqipëria, Tifozët ‘Kuq e Zi’ godasin Etrit Berishën

Shqipëria ka humbur ndeshjen e parë kualifikuese kundër Turqisë në Loro Boriçi në Shkodër për Evropianin EURO 2020.

Këtë rezultat duket se nuk e kanë pritur mirë Tifozët ‘Kuq e Zi’, shkruan Teleshkronja Post.

Pasi pësuan golin e dytë, tifozët e goditën me shishe portierin e kombëtares, Etrit Berishën duke u shprehur të revoltuar për golat e pranuar.

Pasi u goditë, Berisha nuk i ka kursyer ofendimet ndaj disa tifozëve të papërgjegjshëm.

Edhe për trajnerin Christian Panucci pati ofendime duke ia kërkuar largimin nga skuadra.

Ndeshja përfundoj me rezultat 0-2 në favor të turqve, me këtë fitore Turqia dhe Anglia rënditen në poziten e parë në grup./TeleshkronjaPost/

Gabim trashanik dhe shënohet goli i parë Shqipëri-Turqi / Foto

Është shokuar Shqipëria pas vetëm 20 minutash lojë, pasi u ndëshkua nga Turqia.

Një gabim amatoresk nga mbrojtja e Shqipërisë, Turqia e shfrytëzoj në maksimum Burak Yilmaz.

Sulmuesi turk realizoj përballë Etrit Berishës në Loro Boriçi, raporton Teleshkronja Post.

Rezultati momenatl është 0-1 për Turqinë, ndërsa ky është goli i shënuar nga turqit :

Albania vs Turqia LIVE

Albania vs Turkey në Loro Boriçi sonte nga ora 20:45 në ndeshjen e vlefshme për eleminatoret Euro 2020.

Ndeshjen Shqipëri vs Turqi LIVE mund ta ndiqni më poshtë përmes linqeve, transmeton Teleshkronja Post.

Gjithashtu mund ti ndiqni edhe ndeshjet tjera si ajo e Francës, Portugalisë, Anglisë.

Linqet për ta ndjekur ndeshjet LIVE :

Shqipëria vs Turqia LIVE 1

Shqipëria vs Turqia LIVE 2

Shqipëria vs Turqia LIVE 3

Portugali vs Ukrainë LIVE 1

Angli vs Rep Ceke LIVE 1

Moldavi vs France LIVE 1

Formacionet zyrtare: Shqipëri vs Turqi / Foto

Sonte fillon rrugëtimin Shqipëria për Euro 2020. Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Shqipërisë e Turqisë.

Shqipëria e nis aventurën në kualifikime për Euro 2020 kundër Turqisë pa Armando Sadikun, pasi Christian Panucci nuk e ka hedhur nga minuta e parë, për të mos e rrezikuar.

Formacionet zyrtare Albania vs Turqia :

Shqipëri – Turqi: Gjithë çfarë duhet të dini

Sot në ndeshjen kundër Turqisë në Loro Boriçi në Shkodër kombëtarja e Panuçit do të luajë për hetë të parë me uniformat e reja për Euro 2020.

Bluza e parë do të jetë e kuqe, me një jakë të zezë, ndërsa tutat do të jenë të zeza, e getat në ngjyrë të kuqe.

Ndërkohë, risia e sponsorit “Macron”, këtë herë konsiston në figurën e vendosur përpara të tre llojeve të fanellave.

Aty është e ndërtuar një shqiponjë, pak a shumë si në fanellat e Euro 2016, por tashmë në një formë paksa më të çrregullt dhe abstrakte.

Armando Sadiku nuk ka pësuar asgjë serioze do të jetë titullar në majën e sulmit të Shqipërisë. Frika e madhe e dëmtimit të tij rezultoi e kotë.

Gjendja e sulmuesit të Luganos ka qenë shqetësimi kryesor në ambjentin kuqezi, sidomos për teknikun Christian Panucci, që me Bekim Balajn jo në formën më të mirë, do të mbetej praktikisht pa një qendërsulmues të mirëfilltë.

*Në konferencën për shtyp Panuçi ka thënë se mjafton edhe një gol i vetëm për të siguruar fitoren. “Ka ardhur Sadiku, edhe pse nuk është mirë, kemi lojtarë që kanë bërë gola. Mjafton edhe 1 gol për të fituar ndeshjen. Kemi Sadikun, Balaj ka gjetur golin, kemi Grezdën dhe Abazajn gjithashtu” ka deklaruar trajneri. Në fakt mes futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet eliminatore ndaj Turqisë dhe Andorrës gjenden 9 lojtarë kanë shënuar me fanellën kuqezi plot 26 gola. I pari në listë është Armando Sadiku me 11 dhe pas tij renditet Balaj me 5 gola.

*Formacioni i mundshëm i Shqipërisë pas përjashtimit të Strakoshës dhe rrefuzimit të Lenjanit pritet të jetë: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Grezda, Sadiku

  • Kjo do të jetë ndeshja e 11-të që do të luhet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Deri tani, dy kombëtaret janë përballur 10 herë në të gjitha kompeticionet (përfshirë edhe miqësoret) dhe bilanci është i barabartë: 4 fitore Shqipëria, 4 fitore Turqia dhe 2 ndeshje barazim.
  • Golavarazhi që kanë prodhuar 10 sfidat e mëparshme është 14/10 në favor të kuqezinjve. Kombëtarja ka shënuar 14 gola ndaj Turqisë dhe ka pësuar 10. Rezultatet më të thella kanë qenë 3-0 për Shqipërinë dhe 1- 4 po në favor të Shqipërisë.
  • Shenjol Gynesh që do të debutojë në krye të stolit të Turqisë në “Loro Boriçi” nuk ka kujtime të mira me Shqipërinë. Ai ka luajtur një herë përballë ekipit kuqezi dhe ka humbur miqësoren 0-2. Në atë kohë Kombëtarja drejtohej nga Medin Zhega dhe golat u shënuan nga Alban Bushi dhe Ervin Skela. Trajneri i njohur turk u rikthye sërish në kombëtare, teksa më parë e ka drejtuar këtë skuadër në vitet 2000-2004. Ai qëndroi në krye të pankinës në 50 ndeshje. Kulmin e arriti në Botërorin e vitit 2002 duke e çuar Turqinë në vendin e tretë të kompeticionit më të rëndësishëm.
  • Kristian Panuçi do të drejtojë Shqipërinë për herë të 15- të, Shqipërinë kundër Turqisë. Deri tani bilanci është 4 fitore, 2 barazime dhe 8 humbje. Ekipi i tij e ka mundur Turqinë në një miqësore me rezultatin 2-3.
  • Kjo do të jetë ndeshja e nëntë që Kombëtarja shqiptare luan në “Loro Boriçi”. Tetë të mëparshmet kanë dhuruar bilancin: 3 fitore, 2 barazime, 3 humbje.
  • Financiarisht, kombëtarja e Turqisë vlen 154 milionë euro (e llogaritur nga transfermarkt, ku ka edhe lojtarë që s’janë grumbulluar). Shqipëria vlen më pak se gjysma, 70 milionë euro. Futbollisti më i shtrenjtë në merkato për të dyja skuadrat është Elseid Hysaj, kartoni i të cilit vlerësohet 23 milionë euro. Në këtë mënyrë, shkodrani thyen Hakan Çalhanoglunë e Milanit, i cili vlen 22 milionë euro.

​Kosova dhe Shqipëria në një grup me Anglinë në kualifikime për Evropian

Pëfaqësuesja e Kosovës U-21 dhe ajo e Shqipërisë U-21 do të ndeshen kundër Kombëtares së Anglisë U-21 në kualifikime për Kampionatin Evropian për këtë grupmoshë, i cili do të zhvillohet në Hungari dhe Slloveni në vitin 2021.

Shorti për këtë rund u mbajt sot në Nyon të Zvicrës, ku u zgjodhën tetë grupet me nga gjashtë skuadra dhe një grup me pesë skuadra, transmeton Teleshkronja Post.

Përveç Shqipërisë dhe Anglisë, dardanët do të ndeshen edhe me Austrinë, Turqinë dhe Andorrën.

Fituesit e secilit nga nëntë grupet do të kualifikohen automatikisht për në Kampionatin Evropian në kualifikime.

Kombëtaret, të cilat janë radhitur në pozitën e dytë, me rezultatet më të mira kundër kombëtareve në pozitën e parë, tretë, katërt dhe të pestë do të luajnë në play-offs për ta siguruar kualifikimin.

Ndeshjet kualifikuese:

18–20 mars 2019: Ndeshjet e xhiros së parë

3–11 qershor 2019: Ndeshjet e xhiros së dytë

2–10 shtator 2019: Ndeshjet e xhiros së tretë

7–15 tetor 2019: Ndeshjet e xhiros së katërt

11–19 nëntor 2019: Ndeshjet e xhiros së pestë

23–31 mars 2020: Ndeshjet e xhiros së gjashtë

31 gusht–8 shtator 2020: Ndeshjet e xhiros së tetë

5–13 tetor 2020: Ndeshjet e xhiros së nëntë

Faza nokautit (Play-Offs) : 9–17 nëntor 2020

Kampionati Evropian U-21: qershor 2021

Sot sytë nga Dublini, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët e Europianit

Sot në Dublin, duke nisur nga ora 12:00 do të hidhet shorti për grupet kualifikuese nga të cilat do të përcaktohen skuadrat që do të shkojnë në Europianin e vitit 2020, që do të luhet në disa shtete të ndryshme të Europës.

Shqipëria, ndryshe nga herët e fundit ka pësuar një rënie dhe tashmë renditet në vazon e katërt, çka do të thotë se do të ketë të paktën 3 kundërshtarë më të fortë se vetja në letër, raporton Teleshkronja Post.

Ndërkohë, Kosova që merr pjesë për herë të parë në eliminatoret e një Europiani, renditet në vazon e pestë pas një edicioni mjaft të mirë në Ligën e Kombeve, ku edhe arriti ta përfundonte e para në grup.

Duke qenë se Shqipëria dhe Kosova janë në vazo të ndryshme, atëherë nuk përjashtohet as mundësi që të dyja skuadrat të jenë në të njëjtin grup kualifikues, gjithmonë nëse Shqipëria nuk shortohet në një grup me Serbinë ose me Bosnje-Hercegovinën, duke qenë se Kosova nuk mund të luajë ndaj këtyre ekipeve, për shkak të problemeve politike.

Kombëtarja Shqipëtare mund të jetë në grup me çdo kundërshtar, duke qenë se nuk ka probleme politike me askënd./Teleshkronja Post