Zyrtare: Anglia nuk e luan ndeshjen ndaj Kosovës në ‘Wembley’

Para pak orësh një lajm jo i mirë për lojtarët e Kosovës që kanë pritur të luajnë në stadiumin legjendar anglez Wembley.

Federata Angleze e Futbollit ka vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet në një stadium tjetër, transmeton Teleshkronja Post.

Anglia në kualifikueset për në Euro 2020 do të luajë edhe kundër Kosovës në shtator, por ndeshje do të zhvillohet larg Wembleyt, me stadiumin e saktë që ende nuk është konfirmuar.

Ndeshja me Kosovën është e para zyrtare që Anglia e luan jashtë Wembleyt, prej se stadiumi kombëtar u rindërtua në 2007.

Anglia për gjashtë vite nga 2001 deri në 2007, për gjashtë vjet ka luajtur jashtë Wembley, kur u rindërtua për 757 milionë funte.

Lajmin e ka konfirmuar edhe FA (Federata Angleze e Futbollit), që ka njoftuar se biletat për ndeshjen hapëse ndaj Republikën Çeke më 22 mars janë shitur.

Anglia ka luajtur dy ndeshje miqësore vitin e shkuar jashtë Wembleyt, me Kosta Rika në Elland Road dhe me Zvicrën në stadiumin ‘King Power’.

Intervista e Benjamin Kolollit për UEFA-n / Video

Mbrojtësi kosovar i Zurich, Benjamin Kololli, ka thënë se ndeshjet kualifikuese të Kosovës për Kampionatin Evropian 2020 do të jenë një përvojë e mrekullueshme për vendin.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, ka dhënë një intervistë për UEFA-n, ku ka folur për ecurinë e Kosovës në Ligën e Kombeve, për pritjet që ka për kualifikimet Euro 2020, për mentalitetin e popullit në Kosovë, për dashurinë e madhe që kanë njerëzit për futbollin dhe për shumëçka tjetër.

Pas Arbër Zenelit, Kololli është golashënuesi i dytë më i mirë i Kosovës me tri gola, edhe pse luan si mbrojtës i majtë për Bernard Challandes.

Intervista është përkthyer nga kanali në YouTube i Federatës së Futbollit të Kosovës, transmeton Teleshkronja Post.

Më poshtë ndiqeni intervistën me titra shqip:

Marcelo merr dy lajme katastrofale

Marcelo po kalon kohën më të vështirë të karrierës së tij futbollistike. Lojtari Madrilen i cili ka luajtur vetëm 24 nga 42 ndeshjet e ekipit këtë sezon.

Përvec formës së dobët ka marrë edhe një goditje tjetër pasi trajneri i Brazilit, Tite, nuk e ka ftuar atë fare për dy ndeshjet e ardhshme miqësore të tyre ndaj Panamas dhe ndaj Republikës Ceke.

Në pozitën e anësorit të majtë është ftuar Alex Sandro i Juventusit dhe Filipe Luis i Atletico Madridit, duke bërë kështu që Marcelo të mos ftohet.

Përvec kësaj braziliani ka rënë edhe në vlerën e tij. Vlera e tij prej 70 milionë euro në vitin e kaluar tani ka rënë për 50% që do të thotë se tani aktualisht sipas transfermarkt, Marcelo ka një vlerë prej 35 milionë euro.

Përveq Marcelos, në ekipin brazilian është ftuar për herën e parë edhe talenti 18 vjeqarë Vinicius Junior./TeleshkronjaPost/

Talenti brazilian Vinicius merr një super lajm

Ndoshta nuk e kishte aspak mbrëmje të bukur dje pas humbjes tronditëse, por sot Vinicius Jr ka marrë një lajm të mrekullueshëm.

Trajneri brazilian, Adenor Leonardo Bacchi “Tite” grumbulloi në kombëtare të enjten sulmuesin Vinícius Júnior.

I riu 18 vjeq, i cili ka nënshkruar vitin e kaluar me Real Madrid, do të jetë i gatshëm për miqësoret e Brazilit me Panamanë dhe Republikën Çeke, fazë përgatitore për Copa America.

Kjo është hera e parë që Vinicius Junior, 18 vjeç, është thirrur për ekipin kombëtar brazilian, ku u hap një hapësirë pas lëndimit të ri të pësuar nga sulmuesi dhe kapiteni Neymar, që mungonte në listën e mbledhjeve të zbuluar nga Tite.

Në dy miqësoret e para para lëshimit të listës së kandidatëve për Copa América 2019, nga e cila Brazili do të presë nga qershori i ardhshëm, Brazili do të matet më 23 mars me Panamanë në qytetin portugez Porto dhe tri ditë më vonë me Republiken Çeke në Pragë./TeleshkronjaPost/