Lista zyrtare e lojtarëve të ftuar nga Kosovë kundër Danimarkës dhe Bullgarisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka bërë disa ndryshime në listën e futbollistëve që do të grumbullohen për ndeshjet kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.

Florent Hasani, Bersant Celina, Bernard Berisha që nuk kishin qenë në dispozicion në ndeshjen e fundit kundër Azerbajxhanit, trajneri Bernard Challandes i ka fituar.

Ndërsa mesfushori i Lazios, Valon Berisha ka qenë i lënduar por ai të martën është rikthyer në stërvitje dhe pritet të jetë gati.

Më poshtë e keni listen e plotë:

Portierë:
Samir Ujkani – Caykur Rizespor
Arijanet Muric – Manchester City
Visar Bekaj – FC Prishtina

Mbrojtës:
Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb
Fidan Aliti – Kalmar
Mërgim Vojvoda – Royal Excel Mouscron
Leart Paqarada – SV Sandhausen
Benjamin Kololli – FC Zurich
Arbenit Xhemajli – Neuchâtel Xamax
Mirlind Kryeziu – FC Zurich

Mesfushorë:
Florent Hasani – Diosgyor
Bersant Celina – Swansea
Valon Berisha – SS Lazio
Hekuran Kryeziu – FC Zurich
Herolind Shala – Vålerenga Fotball
Idriz Voca – FC Luzern
Besar Halimi – Brøndby
Arbër Zeneli – Reims
Milot Rashica – SV Werder Bremen
Edon Zhegrova – Basel
Bernard Berisha – Akhmat Grozny

Sulmues:
Vedat Muriqi – Caykur Rizespor
Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday
Lirim Kastrati – Lokomotiva Zagreb.

Kosova luan kundër Danimarkës në stadiumin Fadil Vokrri me datën 21 mars nga ora 19:00./TeleshkronjaPost/

Zyrtare: Anglia nuk e luan ndeshjen ndaj Kosovës në ‘Wembley’

Para pak orësh një lajm jo i mirë për lojtarët e Kosovës që kanë pritur të luajnë në stadiumin legjendar anglez Wembley.

Federata Angleze e Futbollit ka vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet në një stadium tjetër, transmeton Teleshkronja Post.

Anglia në kualifikueset për në Euro 2020 do të luajë edhe kundër Kosovës në shtator, por ndeshje do të zhvillohet larg Wembleyt, me stadiumin e saktë që ende nuk është konfirmuar.

Ndeshja me Kosovën është e para zyrtare që Anglia e luan jashtë Wembleyt, prej se stadiumi kombëtar u rindërtua në 2007.

Anglia për gjashtë vite nga 2001 deri në 2007, për gjashtë vjet ka luajtur jashtë Wembley, kur u rindërtua për 757 milionë funte.

Lajmin e ka konfirmuar edhe FA (Federata Angleze e Futbollit), që ka njoftuar se biletat për ndeshjen hapëse ndaj Republikën Çeke më 22 mars janë shitur.

Anglia ka luajtur dy ndeshje miqësore vitin e shkuar jashtë Wembleyt, me Kosta Rika në Elland Road dhe me Zvicrën në stadiumin ‘King Power’.

Simeone: Juventusi ka pushuar një ditë më shumë, por ne jemi gati

​Juventusi është gati, po ashtu edhe Atletico Madridi – në Torino e marta është dita e madhe.

Atletico Madrid do të provojë të mbrojë në “Allianz Stadium” avantazhin 2-0 ndaj Juventusit, një mision i vështirë, por jo i pamundur.

Në fushë do të zbresin dy skuadra të mëdha dhe pretendente për të fituar Champions League.

Diego Simeone i ka të qarta idetë për këtë përballje të dytë me kampionët e Italisë.

Ai tregoi se Godin është rikuperuar, derisa paralajmëroi ekipin e Max Allegrit se Atletico është gati.

“Godin nesër do të luajë dhe do të jetë rregullisht në fushë”, tha Simeone.

“Juventusi ka pushuar një ditë më shumë se ne, por kjo është relative. Në rast se humbasim ky nuk do të jetë një shfajësim. Ne jemi mësuar me ndeshje çdo tre ditë, ndaj jemi gati”, shtoi ai.

Intervista e Benjamin Kolollit për UEFA-n / Video

Mbrojtësi kosovar i Zurich, Benjamin Kololli, ka thënë se ndeshjet kualifikuese të Kosovës për Kampionatin Evropian 2020 do të jenë një përvojë e mrekullueshme për vendin.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, ka dhënë një intervistë për UEFA-n, ku ka folur për ecurinë e Kosovës në Ligën e Kombeve, për pritjet që ka për kualifikimet Euro 2020, për mentalitetin e popullit në Kosovë, për dashurinë e madhe që kanë njerëzit për futbollin dhe për shumëçka tjetër.

Pas Arbër Zenelit, Kololli është golashënuesi i dytë më i mirë i Kosovës me tri gola, edhe pse luan si mbrojtës i majtë për Bernard Challandes.

Intervista është përkthyer nga kanali në YouTube i Federatës së Futbollit të Kosovës, transmeton Teleshkronja Post.

Më poshtë ndiqeni intervistën me titra shqip:

Miqësorja Kosovë – Danimarkë, për danzët ftohet shqiptari nga Maqedonia

Përfaqësuesja e Danimarkës pritet ta këtë në radhët e veta edhe një futbollist shqiptar në ndeshjen ndaj Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë nikoqire e Danimarkës në ndeshjen miqësore që do të zhvillohet me 21 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në këtë ndeshje me skuadrën daneze pritet të udhëtoj edhe futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Riza Durmishi.

Ndryshe, Durmishi është bashkëlojtar me lojtarin e Kosovës, Valon Berisha, te skuadra italiane, Lazio.

Ndeshja me Danimarkën për Kosovën do të jetë një test i madh para ndeshjes kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Bullgarisë që zhvillohet vetëm tri ditë pas, më 24 mars.

Lajm fantastik për Messin dhe Argjentinën

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi është thirrur për miqësoret e ardhshme të Argjentinës kundër Venezuelës dhe Marokut këtë muaj.

Dy takimet përkatëse do të zhvillohen në shtëpinë e Atletico Madridit, Wanda Metropolitano, më 22 mars, dhe më 26 mars, shkruan Teleshkronja Post.

Messi do të shfaqet në të dy ndeshjet, pasi Shoqata e Futbollit Argjentinas tashmë kanë promovuar ndeshjen në Madrid dhe kanë shitur mbi 10,000 bileta.

Megjithatë, 31-vjeçari nuk do të udhëtojë për në Marok pasi Barcelona do të përballet me Espanyol katër ditë më vonë në LaLiga Santander.

Messi vendosi të tërhiqej nga ‘Albicelestët’pas Kupës Botërore të 2018 në Rusi dhe nuk mori pjesë në ndeshjet e skuadrës në vjeshtë, pasi ai fitoi disa ditë pushimi shtesë nga detyrat e tij me klubin katalunas.

Superylli i Barcelonës do të marrë pjesë në Copa America, e cila do të mbahet në Brazil në qershor, dhe do të tentoj të fitojë një trofe me kombëtaren, të vetmen gjë që nuk e ka bërë, pas disa dështimeve në Kupën e Botës dhe në Copa America./Teleshkronja Post/

Marcelo merr dy lajme katastrofale

Marcelo po kalon kohën më të vështirë të karrierës së tij futbollistike. Lojtari Madrilen i cili ka luajtur vetëm 24 nga 42 ndeshjet e ekipit këtë sezon.

Përvec formës së dobët ka marrë edhe një goditje tjetër pasi trajneri i Brazilit, Tite, nuk e ka ftuar atë fare për dy ndeshjet e ardhshme miqësore të tyre ndaj Panamas dhe ndaj Republikës Ceke.

Në pozitën e anësorit të majtë është ftuar Alex Sandro i Juventusit dhe Filipe Luis i Atletico Madridit, duke bërë kështu që Marcelo të mos ftohet.

Përvec kësaj braziliani ka rënë edhe në vlerën e tij. Vlera e tij prej 70 milionë euro në vitin e kaluar tani ka rënë për 50% që do të thotë se tani aktualisht sipas transfermarkt, Marcelo ka një vlerë prej 35 milionë euro.

Përveq Marcelos, në ekipin brazilian është ftuar për herën e parë edhe talenti 18 vjeqarë Vinicius Junior./TeleshkronjaPost/

Talenti brazilian Vinicius merr një super lajm

Ndoshta nuk e kishte aspak mbrëmje të bukur dje pas humbjes tronditëse, por sot Vinicius Jr ka marrë një lajm të mrekullueshëm.

Trajneri brazilian, Adenor Leonardo Bacchi “Tite” grumbulloi në kombëtare të enjten sulmuesin Vinícius Júnior.

I riu 18 vjeq, i cili ka nënshkruar vitin e kaluar me Real Madrid, do të jetë i gatshëm për miqësoret e Brazilit me Panamanë dhe Republikën Çeke, fazë përgatitore për Copa America.

Kjo është hera e parë që Vinicius Junior, 18 vjeç, është thirrur për ekipin kombëtar brazilian, ku u hap një hapësirë pas lëndimit të ri të pësuar nga sulmuesi dhe kapiteni Neymar, që mungonte në listën e mbledhjeve të zbuluar nga Tite.

Në dy miqësoret e para para lëshimit të listës së kandidatëve për Copa América 2019, nga e cila Brazili do të presë nga qershori i ardhshëm, Brazili do të matet më 23 mars me Panamanë në qytetin portugez Porto dhe tri ditë më vonë me Republiken Çeke në Pragë./TeleshkronjaPost/