Rregullat e Dupontes: Ish-trajneri i stërvitjes së Francës tani në dispozicion të Real Madridit

Sezoni 2018/19 i Real Madridit u dëmtua nga lëndimet dhe Zinedine Zidane u përpoq të gjejë një zgjidhje për çështjen e ekipit duke nënshkruar ish-trajnerin e stërvitjes së Francës, Gregory Dupont.

47-vjeçari ishte pjesë e stafit stërvitor të Didier Deschamps tek ‘Les Blues’, dhe ndihmoi ekipin të fitojë Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Dupont gjithashtu ka punuar në Lille për tetë vjet në mes të vitit 2009 dhe 2017, gjë që përkon me kohën e Eden Hazard në klubin francez.

Hulumtimi i tij mbi kalendarin e ndeshje dhe lëndimet

Francezi bashkëpunon me UEFA, duke synuar uljen e numrit të lëndimeve në futboll. Studimet e tij zbuluan se rreziku i marrjes së një lëndimi shumëzohet me gjashtë kur lojërat luhen më pak se 72 orë larg.

I preferon banjot e ftohta në dhomat e crioterapisë

Dupont beson se një banjë në ujë të ftohtë ndihmon shërimin e lojtarit më shumë se teknologjia moderne e dhomave të krioterapisë.

Shpjegon punën e tij tek lojtarëtSezoni 2018/19 i Real Madridit u dëmtua nga lëndimet dhe Zinedine Zidane u përpoq të gjejë një zgjidhje për çështjen e ekipit duke nënshkruar ish-trajnerin e stërvitjes së Francës, Gregory Dupont.

47-vjeçari ishte pjesë e stafit stërvitor të Didier Deschamps tek ‘Les Blues’, dhe ndihmoi ekipin të fitojë Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Dupont gjithashtu ka punuar në Lille për tetë vjet në mes të vitit 2009 dhe 2017, gjë që përkon me kohën e Eden Hazard në klubin francez.

Hulumtimi i tij mbi kalendarin e ndeshje dhe lëndimet

Francezi bashkëpunon me UEFA, duke synuar uljen e numrit të lëndimeve në futboll. Studimet e tij zbuluan se rreziku i marrjes së një lëndimi shumëzohet me gjashtë kur lojërat luhen më pak se 72 orë larg.

I preferon banjot e ftohta në dhomat e crioterapisë

Dupont beson se një banjë në ujë të ftohtë ndihmon shërimin e lojtarit më shumë se teknologjia moderne e dhomave të krioterapisë.

Shpjegon punën e tij tek lojtarët

Ai kërkon të komunikojë me lojtarët për t’u ofruar atyre një shpjegim të plotë se pse përgatitjet para sezonit janë të rëndësishme në futbollin botëror.

Ushqimi është thelbësor

Ai rregullon dietën e lojtarëve në varësi të trajnimeve që duhet të ndjekin çdo ditë dhe puna e tij bazohet në studimet e nisura nga Jonas Bergstrom në vitin 1967.

Analiza gjatë lojës

Francezi merr dhe thyen informacionet e marra përmes mjeteve të reja teknologjike gjatë gjithë lojës për të pasur aftësinë për të ndërhyrë kur është e nevojshme./teleshkronja/

Mo Salah shënon supergol, Egjipti mund Ugandën dhe fiton grupin në Kupën e Kombeve të Afrikës

Egjipti ruajti fillimin e tyre të përsosur në fushatën e Kupës së Kombeve të Afrikës, duke mposhtur Ugandën në Kajro për të përparuar në 16 të fundit si fitues të Grupit A.

Mohamed Salah shënoi një goditje të shkëlqyer të lirë gjatë fitores së Egjiptit 2-0 kundër Ugandës të dielën në mbrëmje për t’i ndihmuar ata të siguronin vendin e parë në grup në kompeticionin e Afrikës së Kupës së Kombeve.

Faraonët tashmë ishin kualifikuar për raundin eleminues 1/16, por ylli i Liverpooli e shpërtheu bllokimin në Kajro me një set të ekzekutuar në mënyrë të përkryer në minutën e 36-të.

Ishte goli i dytë i Salahut në turneun e Kupës së Afrikës pasi Ahmed Elmohamady dyfishoi avantazhin pak para gjysmës së kohës për të siguruar një vend të parë në Grupin A.

Mohamed Salah ishte golashënuesi më i mirë i Liverpulit sezonin e kaluar me 27 gola.

Uganda përfundoi i dyti në Grupin A pavarësisht humbjes së tyre në Kajro, që do të thotë se ata kanë arritur 1/16 e finales të AFCON për herë të parë që nga viti 1978 – kur ata u munden nga Gana në finale.

Goli i mrekullueshëm nga Mohamed Salah mund ta ndiqni në videon më poshtë në minuten 3:15./teleshkronja/

Objektivi i Realit, Fabian Ruiz shënon gol të mrekullueshëm në finale kundër Gjermanisë U21

Nga ora 20:45 po zhvillohet finalja e Euro U21, ku Spanja ka kaluar në epërsi në finalen e Evropianit të 21-vjeçarëve kundër Gjermanisë U21.

Ishte mesfushori i talentuar i Napolit, Fabian Ruiz, ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 7’, i cili po kërkohet edhe nga Real Madridi.

Lojtari aktual i Napolit, 23-vjeçari shënoi një gol të bukur nga distanca për rezultatin 1-0, i dyti personal në Euro U-21 në katër ndeshje.

Rezultati momental në ndeshjen finale Spanjë – Gjermani është 1-0 për La Rojan, raporton Teleshkronja Post.

Shikoni golin fantastik nga lojtari spanjoll, Fabian Ruiz :

Alisson bëri dy pritje të shkëlqyeshme vs Paraguaj për të dërguar Brazilin në gjysmëfinale të Copa America

Kombëtarja e Brazilit arriti në gjysmëfinale të Copa America të enjten në mbrëmje, por ata nuk e kishin aspak të lehtë mbrëmë.

Organizatorët e Kupës së Amerikës iu deshën penaltitë për të mposhtur Paraguain pas barazimit pa gola në 90 minuta të kohës së rregullt dhe 30 shtesat.

Gabriel Jesus shënoi penaltinë vendimtare ndërsa Brazili fitoi 4-3, por ishte portieri Alisson Becker i cili e bëri veten hero të vërtetë.

Portieri i Liverpulit ishte në formë të mirë në Porto Alegre, duke bërë dy pritje të mëdha për të ndihmuar Brazilin të arrijë në katër skuadrat më të mira të Amerikës Latine.

Pritja e parë e tij erdhi pas 29 minutash kur Derlis Gonzalez u përpoq për të shënuar në portën e Brazilit, transmeton Teleshkronja Post.

Alisson, me një ndihmesë të vogël nga shtylla, bëri mjaft për të mbajtur topin jashtë. Këndi mund të ketë qenë i ngushtë, por Gonzalez do ta kishte bërë atë 1-0 nëse nuk do të ishte Alisson.

Pritja e tij e dytë e madhe erdhi shumë më vonë gjatë ekzekutimit të penalltive.

Gustavo Gomez u ngrit për të marrë goditjen e parë, por iu mohua goli nga Alisson, i cili u rrëzua poshtë në të majtë dhe mori topin.

Suarez kërkon penalti pasi portieri preku topin me dorë

Padyshim një nga lojtarët më të çuditshëm dhe kontravers që ka futbolli sot, bëhet fjalë për ‘9’ shin e Barcelonës, Luis Suarez.

El Pistolero e ka bërë një tjetër gjest që i la pa koment shumë njerëz. Këtë herë tepër qesharak dhe të pabesueshëm në Kupën e Amerikës 2019.

Në ndeshjen mes Uruguait dhe Kilit, sulmuesi i Barcelonës pati një mundësi të mirë në pjesën e parë për Uruguain, por goditja e tij nuk e gjeti as rrjetën e portës e as bashkëlojtarët e tij, shkruan Gazeta Express.

Gjuajtja e tij u mbrojt nga portieri kilian, Gabriel Arias, i cili e dërgoi topin jashtë lojës, për një goditje nga këndore.

Por pas këtij momenti ndodhi ajo që nuk pritej aspak…

Por diçka qesharake dhe e çuditshme ndodhi kur Suarez kërkroi penallti kur Arias e mbrojti me dorë goditjen e tij.

Të jemi të qartë: Arias ishte portier i Kilit dhe natyrisht ka të drejt të luajë me dorë në zonën e tij.

Suarez njihet për veprime qesharake dhe të shëmtuara si shpesh herë, sigurisht më i njohur ai kur kafshoj në qafë Chiellinin në botërorin e 2014 në Brazil./TeleshkronjaPost/

HISTORI ! MREKULLI ! REMUNTADA: Bullgaria 2-3 Kosova në minutën e fundit

Në Sofje shkruhet historia ! Kosova ka shënuar fitoren e parë në historinë e futbollit kosovarë në ndeshje kualifikuese për EURO 2020, pas fitores prej 2-3 në Bullgari.

Fitorja u shënua me golat e Milot Rashicës, Vedat Muriqit dhe Elbasan Rashanit.

Goli i Milot Rashicës, i cili ishte fantastik sonte :

Goli i Vedat Muriqit me kokë për 2-2 :

Goli i fitores nga Elbasan Rashani :

/TeleshkronjaPost/

Rikthehet Kosova, Muriqi realizon me kokë për 2-2

Me të hyrë në pjesën e dytë Bullgaria shënoj dy gola dhe kaloj në epërsi ndaj Kosovës 2-1 në Sofje.

Por përfaqësuesja e Kosovës ka reaguar pas dy golave të pranuar, duke shënuar super gol.

Një depërtim fantastik nga Milot Rashica, i cili më pas pason tek Kololli ku harkon për mrekulli në zonë dhe gjenë kokën e Vedat Muriqit.

Ky është goli i bukur me kokë nga sulmuesi i Rizespor, Vedat Muriqit :

Super Milot Rashica hesht Bullgarinë me gol të bukue në Sofje (VIDEO)

Super Milot Rashica hesht Bullgarinë me gol të bukue në Sofje

Kosova po luan si mysafirë në Sofje të Bullgarisë ndeshjen në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020.

Midis stadiumin Levski në Sofje Kosova ka kaluar në epërsi pas 16′ minutave lojë, raporton Teleshkronja Post.

Golin e shënoj njeriu i momentit tek Kosova, Milot Rashica pas një super krosimi në zonë, ku Rashica nuk gaboj.

Shikoni golin e mrekullueshëm të Milotit, rezultati aktual është 0-0:

Rikthehet Kosova, Muriqi realizon me kokë për 2-2 (VIDEO)