Khabib Nurmagomedov bën fotografi me tifozin e Barcelonës vetëm pasi thotë ‘Hala Madrid’

Nuk ka rivalitet në futbollin europian, ashtu si Real Madrid kundër Barcelonës, Spanjës dhe Katalunisë.

Dy klubet më të mëdha të Spanjës kanë bërë betejë 275 herë gjatë 117 viteve të fundit. El Clasico është një instrument që gjithmonë duket se prodhon drama dhe argëtim në bollëk.

Fakti që shumica e futbollistëve më të mirë në botë duan të luajnë për të dy klubet, ka ndihmuar me siguri që ndeshja e El Clasicos të jetë më i pëlqyera në planet.

Të dy klubet kanë identitete shumë të ndryshme, ndërsa dy grupet e tifozëve kanë një mos-dashuri të fortë për njëri-tjetrin.

Një mbështetës i Barcelonës kurrë nuk do ta lavdërojë Madridin, në të njëjtën mënyrë që një Madridist kurrë nuk do të lavdërojë Barçën.

Por a mund të bindet një tifoz i Barçës të shprehë fjalët ‘Hala Madrid’ në qoftë se kjo rezulton me një fotografi me një prej sportistëve më të mirë në botë ?

Një djalë i ri e gjeti veten në këtë situatë të vështirë pasi u paraqit ballë për ballë me yllin e UFC-së Khabib Nurmagomedov.

Khabib refuzoi të marrë një fotografi me djalin, përveç nëse ai ishte i gatshëm për të lavdëruar Real Madridin, transmeton Teleshkronja Post.

Ja çfarë ndodhi …

Çfarë do të kishit bërë po të ishit në pozitën e tij ?/TeleshkronjaPost/

Lajmi i madh: Zbuluhet data e meçit mes Mayweather dhe Nurmagomedov

Babai i Khabib Nurmagomedov ka dhënë shenja të reja për një datë të mundshme dhe vendin për meçin mes djalit të tij dhe Floyd Mayweather.

Menjëherë pasi e mposhti Conor McGregori në tetor të këtij viti, Khabibi i bëri thirrje për një meç mes tij dhe Mayweather.

Kjo pati kundërpergjigje dhe reagime nga edhe vet amerikani Floyd Mayweather duke i thënë se është i gatshëm.

E me sa duket një ndeshje tjetër spektaktli në boks mes të lartë përmendurve në vitin që vjen, raporton Teleshkronja Post.

Sipas babait të Khabib, meçi mund të ndodhë në Rusi gjatë muajit maj të vitit të ardhshëm.

“Një luftim me Floyd mund të ndodhë pas përfundimit të kontratës me UFC”, tha babai i Khabib. “Meçi mund të ndodhë më 4 maj në Grozny”.

Ky është një lajm i madhë për gjithë tifozët e sporteve luftarake, sidomos boksit, pasi do jetë sfidë për Khabibin që i duhet ndërrim stili./Teleshkronja Post/