Si të mbrohemi nga i ftohti që po vjen këtë javë

Këtë javë priten reshje të dendura borë në Kosovë, prandaj ju duhen disa këshilla se si duhet të përgatiteni për mbrojtje nga i ftohti.

Nga e mërkura deri të dielën temperaturat shkojnë deri në -13 gradë në zonat malore, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta do të arrijnë në -4 gradë.

Dimri dhe temperaturat e ftohta mund ta dëmtojnë shëndetin tuaj, ja disa këshilla si të mbrohemi nga i ftohti:

– Vishuni ngrohtë dhe përdorni shall, doreza dhe kapuç kur jeni në ambiente të jashtme dhe të ftohta.

– Evitoni të qëndroni gjatë në ambiente të jashtme në ditët e ftohta, me erë dhe sidomos kur jeni të lagur.

– Evitoni të dilni jashtë në orët e para të mëngjesit dhe orët e vona të darkës.

– Ecni me kujdes e me hapa të vegjël dhe duart jashtë xhepave.

– Ushqehuni me ushqime të ngrohta e të lëngshme të përbëra nga mishi, bishtajoret, perimet, drithërat, por edhe fruta që përmbajnë vitamina dhe minerale.

– Pini sa më shumë ujë dhe lëngje, sidomos nëse jeni të sëmurë dhe qëndroni vazhdimisht në shtëpi.

– Qëndroni në ambiente të ngrohta dhe të ajrosura herë pas here. Temperatura ideale për ambientin e brendshëm është 20-23° C, dhe ajrosja duhet të bëhet disa herë për të siguruar lagështinë e duhur për rrugët e frymëmarrjes dhe për të ulur përqendrimin e mikrobeve në shtëpi, transmeton ATA.

Mund të mbani një enë me ujë tek radiatori për të siguruar lagështinë e ajrit.

Sigurohuni gjithashtu që dyert dhe dritaret të jenë të izoluara sa më mirë.

Edhe mbingrohjet e shtëpisë mund të jenë të dëmshme ashtu si dhe ngrohjet me dru apo gaz, që mund të çlirojnë gazra të dëmshme për organizmin.

Ndaj duhet që ambientet e brendshme të ajrosen mirë disa herë gjatë ditës, dhe të siguroheni që nuk keni rrjedhje gazrash.

Pirja e vetëm një cigareje në ditë e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 50%

Personat të cilët janë duke e zvogëluar numrin e cigareve që i konsumojnë brenda ditës, prapëseprapë mund të jenë duke u rrezikuar nga sëmundjet vdekjeprurëse si ato të zemrës.

Sipas ekspertëve, pirja e vetëm një cigareje në ditë mund të ketë efekte drastike në mirëqenien e përgjithshme, transmeton Teleshkronja.

Sipas një studimi të publikuar në ‘The BMJ’, pirja e një cigareje në ditë e rritë në mënyrë të jashtëzakonshme rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe sulmeve të zemrës.
Duhani
Sipas hulumtuesve, shanset për të zhvilluar sëmundje të zemrës dhe për të pësuar sulm në tru një person që e konsumon vetëm një cigare në ditë janë sa gjysma e një duhanpirësi që i pinë 20 cigare në ditë.

Pra, nuk ka rëndësi që jeni duke konsumuar më pak cigare, sepse prapëseprapë jeni të rrezikuar me një shkallë shumë të rrezikshme.