Kjo është vepra penale që grabitësi metaj kishte kryer në Gjermani

Kamer Metaj kishte pak vite që ishte kthyer në Kosovë nga Gjermania. Nga aty, tashmë i ndjeri do të dëbohej pasi që paraprakisht kishte kryer 18 vite e gjysmë burg.

Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Express, i ndjeri, vite më parë në shtetin Gjerman kishte kryer një vrasje, bëhet fjalë për vrasjen e gruas të tij, e për të njëjtën vepër kishte vuajtur gati dy dekada burg.

Me ty kthyer në Kosovë i njëjti vazhdoi të merrej me biznes familjar, kishte hapur një dyqan e merrej me bujqësi.

Express gjatë ditës ka qëndruar në fshatin ku jetonte Kameri me familje në Shushicë të Istogut. Familjarët kanë pak fjalë për të ndjerin e u distancuan nga vepra e një dite më parë. Ata patën një mesazh për familjen e policit, Izet Demaj.

Kërkim falje kërkuan nga ta në ditën kur po pritnin të pame për personin që i mori Izetit jetën.

“I kërkojmë falje familjes së policit të vrarë, nuk kemi pas përshtypje asnjëherë që mundet me u marrë Kameri me këto gjana”, thanë ata.

Dëshmitarët thanë për Express se i dyshuari e njihte mirë policin Demaj, ashtu siç e njihnin edhe i gjithë Istogu sepse nga ta konsiderohej si makth që nuk i linte të kryenin punë të jashtëligjshme.

Sipas informacioneve nga ata që panë rastin i ndjeri ishte futur i armatosur në bankë e nga aty do të merrte edhe dy pengje duke tentuar që të largohej. Aty u zë në pritë nga polici i ndjerë Izet Demaj me të cilin do të shkëmbenin zjarr. Të dy këta nuk arritën të ju mbijetonin plagëve të marra.

Flasin familjarët e vrasësit të policit

Dje ndodhi një ngjarje shumë e rëndë në Istog, ku humbën jetën dy persona, njëri plaҫkitësi e tjetri anëtarë i Policisë së Kosovës.

Pak njerëz janë mbledhur në familjen Metaj në fshatin Shushicë të Istogut.

Aty po mbahet e pame për Kamer Metajn që u vra një ditë më parë, pas përleshjes që pati me Policinë e Kosovës, ku dhe qëlloi njërin prej tyre.

Familja e të ndjerit janë distancuar nga veprimet e djalit, ndërkaq, kanë thënë për Express se i kërkojnë falje familjes së policit të ndjerë, duke shtuar se kushtet e Kamerit nuk ishin të këqija që ta çonin drejt vjedhjes.

Kamer Metaj kishte pak vite që ishte kthyer në Kosovë nga Gjermania. Nga aty, tashmë i ndjeri do të dëbohej pasi që paraprakisht kishte kryer 18 vite e gjysmë burg.

Express gjatë ditës ka qëndruar në fshatin ku jetonte Kameri me familje në Shushicë të Istogut. Familjarët kanë pak fjalë për të ndjerin e u distancuan nga vepra e një dite më parë. Ata patën një mesazh për familjen e policit, Izet Demaj.

Kërkim falje kërkuan nga ta në ditën kur po pritnin të pame për personin që i mori Izetit jetën.

“I kërkojmë falje familjes së policit të ndjerë, nuk kemi pas përshtypje asnjëherë që mundet me u marrë Kameri me këto gjana”, thanë ata.

Sipas tyre, i ndjeri gëzonte pasuri familjare e nuk po e bënte atë vepër si pasojë e kushteve të këqija ekonomike.

“Ka pas pasuri boll ska pas nevojë me ba këtë gjë se ka pas gjendje të mirë ekonomike 30 krerë lopë ka pas shtallë nuk ka pas përshtypje që mundet me bo ksi gjanash”, po përfundojnë ata.

Për familjen Metaj ngjarja rëndohej edhe më shumë, sepse edhe një djalë tjetër i familjes, vëllau i të ndjerit që siç mëson Express quhet Ylber Metaj është prapa grilave.

Së bashku me të është edhe kushëriri i tyre, Ujkan Metaj. Të dy këta, po dyshohet se pasditen e së enjtës ishin nisur drejt bankës NLB në Istog, së bashku me Kamerin, me qëllim për të kryer vjedhje.

Për këtë, prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë komunë caktim të masës së ndalimit për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vjedhje Grabitqare”.

Dëshmitarët thanë për Express se i dyshuari e njihte mirë policin Demaj, ashtu sic e njihnin edhe i gjithë Istogu sepse nga ta konsiderohej si makth që nuk i linte të kryenin punë të jashtëligjshme.

Sipas informacioneve nga ata që panë rastin i ndjeri ishte futur në bankë e nga aty do të merrte edhe dy pengje duke tentuar që të largohej. Aty u zë në pritë nga polici i ndjerë Izet Demaj me të cilin do të shkëmbenin zjarr. Të dy këta nuk arritën të ju mbijetonin plagëve të marra.

Shpërthen emocionalisht motra e policit / FOTO

Në pasditen e së enjtes Istogu është tronditur nga një ngjarje e rëndë.

Dy persona ia kishin mësyrë një banke e cila ishte në qendër të komunës së Istogut, ku dyshohet se këta ishin nisur për të kryer një grabitje.

Por këta dy persona u zunë në pritë nga pjesëtarë të Policisë, e pas një përleshje me armë zjarri, i vrarë mbeti një nga të dyshuarit Kamer Metaj, e pas tij në spital të Pejës ndërroi jetë edhe policit Izet Demaj.

Për vrasjen e policit Izet Demaj ka reaguar kryeparlamentari Kadri Veseli, por reagimin e Veselit nuk e ka mirëpritur edhe motra e policit të vrarë Naile Demaj.

Naile Demaj ka komentuar në një postim të Klan Kosovës ku nuk është kursyer në fyerjet që ka drejtuar Kadri Veselit, duke i thënë “Ishte vëllai im, u vra tu i ndjek hajnat si ti more i poshtër more qen more i pafytyr”

Albin Kurti gënjen qytetarët: Zbulohet dëshmia se ishte në odën e grabitësit të Istogut

Vetëm pak kohë pasi kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha me bindje se nuk ka qenë në odën e Kamer Metajt, plaçkitësit që vrau një polic e rrezikoi të tjerë në një plaçkitje grabitqare sot në Istog, kanë nisur të shpërndahen fotografi të cilat dëshmojnë të kundërtën.

Kurti tha në “Rubikon” të KTV’së se Metaj mund të ketë qenë anëtar i VV-së, por se kurrë nuk ka qenë në odën e tij.

“Dëgjova se është përhapur një lajm se kam qenë në odën e personit që vrau policin. Kjo s’është e vërtetë”, ka deklaruar ai.

“Kam qenë në odën e Muharrem Metaj, që nga LDK ka kaluar në VV”, ka thënë ai.
“Mund ta ketë kushëri vrasësin, por s’ka qenë oda e tij”, ka përfunduar Kurti.

Në rrjetin social Facebook është shkëputur paralajmërimi i ngjarjes, ku tregohet se Vetëvendosje do të mbajë takim në odën e Kamber Metajt, e aty do të flasë edhe Albin Kurti.

Reagon Kurti pas akuzave se qëndroi në odën e vrasësit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas raportimeve në media se muaj më parë kishte mbajtur fjalim në kuadër të një tubimi të partisë në odën e vrasësit të Istogut, Kamer Metaj.

Ai ka thënë se nuk e di nëse Kamer Metaj – i cili sot vrau oficerin e Policisë së Kosovës, Izet Demaj – ka qenë anëtar i partisë së tij.

“Në bazë të fotogragive, nuk e di, nuk më kujtohet. Është e mundhme që është anëtar i yni”, ka thënë Kurti në Rubikon të KTV’së.

“Është për të ardhur keq, lajm i tmerrshëm. Ka ndodhur çfarë ka ndodhur”, është shprehur ai.

“Istogu është vend i vogël. Kemi shumë anëtarë atje”, ka thënë Kurti më tej, raporton Gazeta Express.

“Posa t’i kemi të dhënat zyrtare, mund ta dimë se për çfarë bëhet fjalë”, ka shtuar Kurti.

“Dëgjova se është përhapur një lajm se kam qenë në odën e personit që vrau policin. Kjo s’është e vërtetë”, ka deklaruar ai.

“Kam qenë në odën e Muharrem Metaj, që nga LDK ka kaluar në VV”, ka thënë ai.

“Mund ta ketë kushëri vrasësin, por s’ka qenë oda e tij”, ka përfunduar Kurti.

Pasditen e së enjtes në Istog dy persona të armatosur ishin nisur për një nga bankat në qendër të komunës, ku dyshohet se do të kryenin një grabitje. Aty u zunë në pritë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e pas një përleshje me armë zjarri, i vrarë mbeti një nga të dyshuarit (Kamer Metaj), e pas tij në spital të Pejës ndërroi jetë edhe polici Izet Demaj.

Dikur Albin Kurti mbante fjalim në odën e hajnit të vrarë në Istog

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para dy muajsh kishte mbajtur një takim me strukturat e partisë në odën e grabitësit nga Istogu, Kamer Metaj.

Pasditen e së enjtes në Istog dy persona të armatosur ishin nisur për një nga bankat në qendër të komunës, ku dyshohet se do të kryenin një grabitje.

Aty u zunë në pritë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e pas një përleshje me armë zjarri, i vrarë mbeti një nga të dyshuarit (Kamer Metaj), e pas tij në spital të Pejës ndërroi jetë edhe polici Izet Demaj.

VIDEO:

Pasi video e tij u bë virale, personi që e ka publikuar videon e ka fshirë atë.

Por menjëher pas këtyre thashethemeve, ka reaguar Albin Kurti pas këtyre akuzave se qëndroi në odën e hajnit K Metaj në Istog.

Prokuroria e Pejës jep gjitha detajet rreth rastit në Istog

Prokurorja e rastit nga vrasja e dyfishtë në Pejë, Sahide Gashi, ka dhënë një kronologji për atë që ndodhi në Istog, ku mbeti i vrarë polici Izet Demaj dhe grabitësi i bankës Kamer Metaj.

Në një lidhje direkte në KTV, Gashi tha se Prokuroria është njoftuar rreth orës 16:00. Aty kanë shkuar menjëherë pas informatave të para.

“Plaçkitësi i bankës NLB në Istog, ka hyrë në lokal me kallashnikov dhe i ka kërkuar paratë arkëtares. Aty më pas menjëherë është përgjigjur policia, i pari ishte polici Izet Demaj. Sipas dëshmitarëve, polici ka kërkuar që ai të dorëzohet. Ai i është përgjigjur policit me zjarr nga brenda në bankë. I është përgjigjur njëjtë edhe polici, por grabitësi ka vazhduar të shtie me armë drejt polici. Më pas kanë ardhur përforcime, të cilët kanë kërkuar nga grabitësi të dorëzohet, ai ka dalë me një peng jashtë banke e më pas ka tentuar të ikë. Ka shtënë vazhdimisht në drejtime të ndryshme me armë, policia ka shtënë dhe aty ai është rrëzuar në tokë, ku më pas edhe ka vdekur”, tha Gashi.

Ajo tutje tha se tani po hetojnë se a ka qenë i dyshuari në bashkëpunim me dikë apo kush e ka sjellë.

Gashi tha se Policia në bazë të dëshmive ka vepruar sipas rregullave. Grabitësi, tha ajo, nuk i është përgjigjur paralajmërimeve të policisë prandaj kanë pasur urdhër të gjuajnë drejt tij.

“Përveç që ka shtënë edhe drejt hapësirave ku kishte numër të madh të njerëzve, fatmirësisht s’kemi tjera viktima. Atij i është gjetur edhe granata e dorës”, tha ajo.

Viktima po qëndron në vendin e ngjarjes edhe në këtë orë, Gashi tha se kjo po ndodh pasi teknika po bënë hetimet, ekspertizën dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

“Po e presim edhe mjekësinë ligjore për obduksion. Janë veprime që duhet bërë patjetër. Veprimet janë duke u bërë në kuadër të rregullave”, përfundoi ajo.

Ky është ai që i mori jetën policit në Istog

Gazeta “Bota sot” ka mësuar se grabitësi i bankës në Istog dyshohet të jetë K.Metaj.

I njëjti mbeti i vr.arë pas shkëmbimit me arme me pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Për fat të keq nga kjo përleshje ka mbetur i vd.ekur një polic pas të shtënave me armë, bëhet fjalë për Izet Demaj i cili nuk ka mundur që t’i mbijetoj plagëve të marra dhe ka vde.kur para pak orësh në spital.

Shiko : Dikur Albin Kurti mbante fjalim në odën e hajnit të vr.arë në Istog

Foto :

k-metaj-istog-grabitje-polici