Guardiola tejkalon Mourinhon me trofe të fituar

Në betejën e trajnerëve të elitës gjatë dekadës së fundit, Pep Guardiola ka kaluar tashmë rivalin e tij Jose Mourinhos në aspektin e titujve të fituar.

Duke e fituar edhe një herë Premier Ligën me Manchester Cityn, ai tani ka shkuar një në shifër më lartë, me 26 tituj të fituar krahas 25 trofe të Mourinhos.

Titujt e fituar nga spanjolli 48 vjeqarë, Pep Guardiola:

Trofetë e fituar në gjithë karrierën si trajner nga Pep Guardiola me klubin e Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester Cityt. (Foto: Marca.com)

Alex Ferguson (49), Mircea Lucescu (32), Valeriy Lobanovskyi (30) dhe Ottmar Hitzfield janë mbi Guardiolën në listën e trajnerëve më të trofeshëm të nivelit të lartë të fituar, transmeton Teleshkronja Post.

Para përfundimit të sezonit, ai mund të shtojë këtë shportë të pabesueshme të trofeve nëse Qytetarët fitojnë FA Cup kundër Watfordit që të kulmojnë atë që ka qenë një vit epik.

Spanjolli Guardiola më së shumti sukses me një klub ka patur me Barcelonën, me të cilen ka fituar tripleten, dhe dy herë Champions League, ndërsa edhe tek Bayern ka fituar 3 herë ligën gjermane, Bundesliga.

Dje Manchester City në krye me Guardiolën fitoj titullin e Premierligës, duke mbrojtur titullin për herë të parë./TeleshkronjaPost/

Jose Mourinho i dërgon mesazh Jurgen Klopp pasi Liverpooli mundi Barcelonën

Ish-tekniku i Manchester United, Jose Mourinho, ishte i lumtur për menaxherin e Liverpoolit, pasi ai drejtoj skuadrën e tij të martën drejtë finales së Champions League.

Jose Mourinho ishte plot lëvdata për gjermanin Jurgen Klopp pasi ai e udhëzoi Liverpoolin në një fitore mahnitëse 4-3 ndaj Barcelonës, shkruan Teleshkronja Post.

Gjigantët katalanas thyen The Reds 3-0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në Spanjë dhe pritej të kalonin tutje në Anfield të martën, por nuk ndodhi ashtu.

Dy gola nga Georginio Wijnaldum dhe Divock Origi katërfishuan epërsinë e Liverpoolit dhe u kualifikuan në finale kundër të gjitha gjasave që i kishin para ndeshjes.

Mourinho nuk e ka pasur marrëdhënie pozitive me Klopp, i cili ishte rivali i tij kur ishte bosi i Manchester United në vitin 2018.

Jose Mourinho ishte plot me lavdërime për Jurgen Klopp (Image: @ beINSPORTS / Twitter)

Por portugezi mbrëmë nuk kishte asgjë, pos gjëra pozitive për të thënë për gjermanin pas përformancës mahnitëse të Liverpoolit kundër Barcelonës.

Mourinho tha: “Kjo është për të. Ky është një reflektim i personalitetit të tij, mos u dorëzoni, shpirti i tij luftarak, nuk ka të bëjë me taktika por me shpirtin luftarak.”

“Gjithçka që mendoj sot është për mentalitetin e Jurgenit, apsolutisht fantastik”./TeleshkronjaPost/

Mourinho: Disa lojtarë të mi do më përshkruajnë mua si një ‘idiot’

Jose Mourinho ka patur një turbulencë vitet e fundit në menaxhimin e skuadrave, duke u zënë me disa lojtarë kryesorë me theks në klubet Real Madridit, Chelsea dhe Manchester United dhe ai e pranon se dëshira e tij për të fituar e bën atë të padurueshme në kohë.

Portugezi ka qenë një nga trajnerët më të suksesshëm të Europës në shekullin 21, duke fituar një bollëk trofesh, por përvojat e tij të fundit kanë dëmtuar disi imazhin e tij.

“Si do të më përshkruanin lojtarët me një fjalë? Disa do të thonë një idiot,” tha Mourinho për DAZN, përcjellë TeleshkronjaPost.Info.

Mourinho gjatë intervistës. (Foto: DAZN)

“Përse duhet të zgjedhë unë [klubet]? Të fitoj. Në fakt, do t’i pyesja drejtpërdrejt: ‘Nëse doni të fitoni, nëse një kushti plotësohet, atëherë mund të fillojmë të flasim.'”

56-vjeçari është i vetëdijshëm se ndërsa ai sjell shumë në drejtim të stërvitjes, ai mund të bëhet shumë i irrituar kur lojtarët nuk ndajnë ambicien e tij për të fituar.

“[Unë sjell] cilësi, njohuri, përvojë dhe ambicie të pafund [si trajner],” shtoi ai.

“Por unë jam gjithashtu i tmerrshëm pas një humbjeje, të tmerrshme me njerëzit që kanë më pak ambicie se unë.”

“Mou është njeriu emocional, ai mendon shumë për të tjerët, Jose është trajneri pragmatik, inteligjent dhe dominues. Më pëlqen Jose si një person, është një turp që njerëzit e njohin trajnerin më shumë”.

Dy garat e fundit Mourinho ishin në Premier Ligë, por ai nuk parashikon mundësinë e tij të ardhshme që vjen në Angli.

Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho gjatë kohës kur ishin tek Real Madridi.

“Unë jam kthyer në Londër, por nuk mendoj se ndalesa tjetër do të jetë në Premier Ligë.”

“Trofetë [unë kam fituar në të kaluarën] janë garancia e suksesit tim [të ardhshëm]. Edhe ata që bëjnë gjithçka të mundshme për të harruar [arritjet e mia], nuk është e mundur.”

“Trofeu i fundit ishte Europa Liga një vit e gjysmë më parë, disa mendojnë se ishte 20 vjet më parë, finalja e fundit që luaja ishte tetë muaj më parë: finalja e FA Cup.”

“Unë nuk e ndiej se po e humb kohën time [duke qenë jashtë një detyre menaxheriale në momentin], sepse unë kam punuar për gati 18 vjet pa u ndalur. Ju zakonisht nuk keni shumë kohë për të menduar kur ose ku ke shkuar keq, këto muaj ku nuk kam punuar në futboll, çdo ditë ka qenë shumë e dobishme për mua”.

Temperamenti i Jose Mourinhos.

Portugezi 56-vjeqarë aktualisht është i papunë dhe disa analistë janë shprehur se jo shumë klube e duan Mourinhon për shkak të karakterit të tij kontravers. /TeleshkronjaPost/

Momenti kur Mourinho ‘kritikonte’ Cristianon pavarësisht hat-trickut të shënuar: Adebayor zbulon detaje të zënkës

Emmanuel Adebayor ka përshkruar momentin që ish-menaxher Jose Mourinho ‘lëndoj’ Cristiano Ronaldon në dhomën e zhveshjes – pavarësisht se superstari portugez kishte shënuar një hat-trick.

Ish-lojtari i Arsenalit, Tottenham dhe Manchester City luajti, i cili luajti edhe për Real Madridin për një gjysmë sezoni në vitin 2011, ku punoi nën urdhërat e Mourinhos dhe së bashku me pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldon.

Togolezi bëri 22 paraqitje në të gjitha garat gjatë qëndrimit të tij të përkohshëm në Bernabeu, duke shënuar tetë gola, shkruan Teleshkronja Post.

Dhe duke folur në një intervistë ekskluzive me Sportsmail, Adebayor diskutoi stilin menaxherial të Mourinhos, si dhe marrëdhëniet e 56-vjeçarit me Ronaldon.

‘Në Real, ne kemi fituar 3-0 në pjesën e parë. Ai (Mourinho) erdhi në dhomën e zhveshjes dhe ishte shumë nervoz. Ai e nisi ta godasë televizorin, e hodhi ujin.”

“Ai kritikoj të gjithë. Më kujtohet se ai iu drejtua edhe Ronaldos pasi ai shënoi një hat-trick. Ai tha: “Të gjithë thonë se jeni më të mirët në botë dhe po luani keq. Më tregoni se jeni më të mirët. Cristiano e mori atë. Ronaldo mund të shënojë një hat-trick, por të flasë për atë që humbi “.

Ronaldo vazhdoi të përfundojë sezonin me 53 gola në emrin e tij në një sezon që prodhoi vetëm një trofe, Copa del Rey.Madridi humbi titullin e La Ligas dhe u rrëzua nga Liga e Kampionëve nga Barcelona.

Ronaldo ishte gati të shijonte suksesin individual të pashembullt në vitet që pasuan dhe Adebayor foli për aftësinë e tij fenomenale – si fizike ashtu edhe teknike – të cilën ai e pa në dorën e parë në kryeqytetin spanjoll.

“Ai u trajnua me ne në Real Madrid, sikur të ishte duke u stërvitur me fëmijët e tij”, shtoi Adebayor.

‘Ai e mbajti topin për pesë sekonda me një prekje! Si është e mundur?

‘Në palestër, wow. Sergio Ramos dhe unë ishim më të fortë. Por pastaj erdhi Ronaldo. “Ju mendoni se kjo është e vështirë?” ai do të thoshte. Ne do të bëjmë pesë përsëritje dhe ai do të bëjë 30 të tilla.’/TeleshkronjaPost/

Mourinho flet për Wengerin dhe incidentin në Stamford Bridge

Jose Mourinho shkoi kokë më kokë me ish-menaxherin legjendar të Arsenal, Wenger, në 19 ndeshje, duke fituar 10 herë dhe duke humbur vetëm dy herë.

Jose Mourinho kishte një histori të zjarrtë me Arsene Wenger gjatë kohës së tyre si rivalë menaxherial në Premier League – por duket se ata tani kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

Dyshja kishte një histori të gjatë, e cila datonte që kur Mourinho erdhi për herë të parë në Angli në vitin 2004, dhe me famëkeqësi u cakërruan me njëri-tjetrin në Stamford Bridge në tetor 2014.

Të dy aktualisht nuk po menaxhojnë më asnjë klub, me Wenger duke e lënë Arsenalin në fund të sezonit të kaluar, ndërsa Mourinho u shkarkua nga United në dhjetor.

The Speciale One duke folur për BeinSports, ai tha: “Mënyra më e lehtë për ta kujtuar atë është të thuhet se ai është mjaft i sjellshëm.”

“Në futbollin e sotëm, është e pamundur që një trajner të jetë 10, 15, 20 vjet në të njëjtin klub, është i fundit trajner që e ka bërë këtë.”

“Unë me të vërtetë nuk mendoj se do të shohim një trajner që qëndron 10 apo më shumë vjet në një klub, tani lojtarët shkojnë, vijnë, presioni është i madh për trajnerin, ju bëni një sezon të mirë, por tjetri është pak më i keq dhe mund të shkarkohesh.”

“Ekziston një presion i madh, një prirje për rregullat e sotme thonë se trajnerët nuk qëndrojnë gjatë, nëse flasim për futbollin, Wenger është një trajner i pamposhtur, (Claudio) Ranieri, për shembull, është një trajner që unë e quaj ‘mrekullia’, titulli kampion i Leicester.”

“Wenger është një nga Invincibles(i pamposhtur): ai fitoi Premierligën me Arsenalin pa humbur asnjë ndeshje dhe që po vazhdon të jetë klubi i vetëm me kalimin e kohës”./TeleshkronjaPost/

Cili është lojtari më i vlefshëm në botë? Mourinho habit me përgjigjen

Jose Mourinho se mosha dhe aftësia e mrekullueshme e bëjnë Kylian Mbappen futbollist më të vlefshëm se dyshja e famshme e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ylli i Paris Saint-Germainit e ngriti verës trofeun e Kupës së Botës, e fitoi dy herë titullin e Ligue 1. Ai i shënoi 55 gola në ligën franceze dhe është votuar si i katërti në garën për Topin e Artë, transmeton Gazeta Express.

Ish-trajneri i Manchester Unitedit beson se mosha e re e Mbappes e bën dallimin në vlerën e tij, e cila, sipas portugezit, është më e lartë se e kapitenit të Barcelonës, Messit 31-vjeçar, dhe yllit të Juventusit, Ronaldos 34-vjeçar.

Mourinho mendon se francezi mund të jetë më i vlefshëm sesa të gjithë futbollistët e tjerë në botë, madje edhe më i vlefshëm se bashkëlojtari i tij në PSG, Neymar, i cili është lojtari më i shtrenjtë në botë.

“Për një lojtar si Mbappe, kur ti flet për të ardhmen, nuk ke nevojë të thuash se si do të jetë ai pas pesë apo dhjetë vjetëve. Vetëm përqendrohu te e tashmja. Ai është me të vërtetë i mrekullueshëm”, ka thënë Mourinho.

“Mendoj se duke e vlerësuar nga mosha e tij dhe duke e marrë parasysh moshën e Cristianos, Messit, që dy janë mbi 30 vjeç. Pastaj, Neymari është 27-vjeçar. Mosha është gjithashtu faktor. Mendoj se Mbappe është lojtari më i vlefshëm në botë”.

“Sa i përket cilësisë, ai është i pabesueshëm. Një fjalë është e mjaftueshme. Kjo do të thotë gjithçka”.

Milan-Inter, Mourinho analizon derbin – e pyesin për kë bën tifo: Vërtetë e keni?

Xhiro e 28 do të jetë nën hijen e derbit të Madonninës, Milan-Inter, që do të zhvillohet të dielën mbrëma në “San Siro” nga ora 20:30.

Kjo ndeshje do të jetë shumë e veçantë dhe më e zjarrtë se kurrë më parë. Përpos rivalitetit historik, dy skuadrat luajnë edhe me objektiv zonën Champions.

Dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje me forma të ndryshme.

Inter vjen nga një krizë rezultatesh, dëmtimesh dhe çështjen Mauro Icardi, ndërsa Milan pas një seri fitoresh.

Gjithsesi në derbi nuk ka favoritë dhe kuqezinjtë kanë tre vite që nuk fitojnë ndaj zikaltërve – Jose Mourinho, që fitoi gjithçka me Interin në vitin 2010, ka folur për derbin e nesërm.

“Në fundjavë është derbi i Milanos. Milan-Inter ose Inter-Milan nuk ka ndryshim, është gjithmonë i njëjti stadium, por tifozët e Milanit do të jenë më shumë se ato të Interit këtë radhë”, tha Mourinho për “Russia Today”.

“Është e rëndësishme jo vetëm për shkak se është një derbi, por edhe për katër vendet e para. Juventus është shumë larg, Interi e nisi në fillim te sezonit me qëllim të përfundojë sa më të lart që është e mundur, por tani po luftojnë për të mbajtur pozicionin e katërt”, shtoi ai.

“Milan është përmirësuar shumë gjatë sezonit dhe tani është në vend të tretë, por Interi është i katërti dhe Roma e pesta, ata janë të gjithë një pikë larg. Vetëm Napoli është i sigurt, ky derbi do të jetë i rëndësishëm sepse do të thotë shumë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve”.

Për kë bën tifo Mourinho? (qesh) “Vërtetë pyesni për këtë? Natyrisht për skuadrën zikaltër të Milanos”.

Tri kushtet e Mourinhos që i tha Perezit para se Zidane të rikthehej

Pak para rikthimit të Zinedine Zidane si zëvendësuesi i Santiago Solarit në pozitën e trajnerit të Real Madridit, kishte pasur spekulime se këtë pozitë mund ta marrë Jose Mourinho.

The Special One ka qenë i papunë që nga 18 dhjetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit për shkak të paraqitjeve dhe rezultateve të dobëta gjatë këtij sezoni, në ndeshjen ku Liverpool bashkë me Shaqirin ia shkaktuan humbjen dhe ndeshjen e fundit të Mou në Manchester.

Shumë media kishin raportuar se portugezi mund të kthehet përsëri në karrigen e trajnerit të “Los Blancos”, në të cilën i kishte kaluar tri sezone më parë. Megjithatë, në fund kjo gjë nuk doli të jetë e vërtetë.

Mirëpo, tani janë zbuluar dy kushtet që Mourinho ia kishte vendosur presidentit të klubit madrilen, Florentino Perezit.

Portugezi 56 vjeqarë kishte kërkuar që t’i marrë në skuadër të Real Madridit portierin e Manchester Unitedit, David De Gean, dhe qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijkun.

Mourinho dhe Perezi kishin diskutuar edhe për dyshen e Tottenhamit, Christian Eriksen dhe Harry Kane. Mirëpo, në fund këto negociata dështuan pasi që Zidane u emërua trajneri i Merengues./TeleshkronjaPost/