Komisioneri Hahn: ‘Shkëmbimi i territoreve mund të diskutohet nëse duan liderët’

Para disa muajve ishte temë tabu dhe goditej rëndë kushdo që e fliste rreth kufijëve. Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ka folur rreth një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Z.Johannes Hahn ishte në Washington javën e kaluar për të diskutuar për Lindjen e Mesme, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor me homologët e tij të SHBA-së.

Në këtë kontekst, siç shkruan “The Washington Post,” ai ka folur edhe rreth marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe asaj që quhet sot Maqedonia Veriore, duke thënë se bashkë, SHBA dhe BE-ja u treguan të suksesshme.

Sipas tij, në luftërat e viteve 1990 dhe pasojat e tyre, Uashingtoni ishte në “vendin e shoferit” në rajon, jo Brukseli. Sot, Hahn tha, e kundërta është e vërtetë. Shtetet e Bashkuara janë shumë mbështetëse për Bashkimin Evropian dhe në rajon, tha ai, duke shtuar, “mendoj se ata janë mjaft të lumtur që ne jemi sot në krye të rajonit”.

Dhe shpresa e Hahn është që zgjidhja e mosmarrëveshjes të emrit të Maqedonisë do të shërbejë si pararendës ndaj zgjidhjeve të konflikteve të tjera, duke përfshirë edhe në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton “EO”.

Megjithatë, duke folur rreth një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht rreth mundësisë së “korrigjimit të kufijve”, Hahn theksoi se një marrëveshje ligjërisht detyruese midis dy do të mbulonte fushat përtej kufijve dhe se “një element themelor në një marrëveshje të ardhshme duhet të jetë respektimi i të drejtave të pakicave”.

“Tani për tani, askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ishte një rezultat final”, citohet të ketë thënë ai, duke shtuar se edhe “një shkëmbim i mundshëm i territorit mund të jetë si pjesë e saj – nëse palët dëshirojnë”.

“Parakushti i vetëm që kemi ngritur është se çdo lloj marrëveshje dypalëshe duhet të kontribuojë për më shumë paqe dhe stabilitet në rajon”.

Gjithsesi, një marrëveshje politike që vjen me koston e të tjerëve, tha Hahn, do të ishte e papranueshme për Bashkimin Evropian.

Kjo temë ka ndarë rrugët e liderëve politik në Kosovë, disa duke e kundërshtuar fuqishëm e disa duke e përkrahur./Teleshkronja Post

Shpërthen Kelemendi, i shan zyrtarët evropian / Foto

Gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon,” Adriatik Kelmendi, ka shpërthyer ndaj përfaqësuesve të lartë evropian.

Ai në një postim në rrjetin social “Twitter” akuzon komisionin evropian dhe zyrtarë të saj si Frederica Mogherinin, Johanes Hahn dhe Emanuel Macron për racizëm, shkruan Teleshkronja Post.

Ai shkruan se si po aplikon prap për viza tjera.

Postimi i plotë i Adriatik Kelmendit në “Twitter” :

Johanes Hahn ofertë për heqjen e taksës

Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i ka bërë një ofertë Kosovës dhe Serbisë, e cila do të ndihmonte që sipas tij të hiqet taksa që Qeveria e Kosovës i ka vënë produkteve serbe e boshnjake.

I pari që përmendi këtë ofertë është kryeministri Ramush Haradinaj, i cili pasi kishte pritur javën e kaluar në zyrën e tij Hahnin, tha se ky i fundit po u ofron ndihmë, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, Haradinaj që këmbëngul për mosheqjen e taksës, ka thënë se pranon ndihmën e Hahnit, veçse pas ndonjë marrëveshjeje të mundshme, duhet të ketë reciprocitet mes Kosovës e Serbisë dhe Bosnjës.

“Komisionari Hahn është ofru për ndihmë edhe ne i kemi thënë se ai mund të na ndihmojë për ta përgatitur kapitullin e tregtisë së lirë. “Kapitulli i tregtisë së lirë nënkupton krejt marrëdhëniet Kosovë-Serbi në ekonomi. Sikur të merresh vesh për një ngjarje si Rambujeja, si ndonjë ngjarje tjetër, ku mblidhen edhe i mbyllin dyert dhe nuk i lënë të dalin derisa të arrihet zgjidhja”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Sipas shefit të ekzekutivit një marrëveshje arrihet, nëse Serbia dhe Bosnja heqin barrierat e tyre ndaj Kosovës.

Ai madje nuk i është bindur as deklaratës direkte të lëshuar dje nga Ambasada amerikane, në të cilën kërkohej që të pezullohej taksa.

Ndërkaq komisioneri Hahn nuk i ka përmbyllur përpjekjet për të bindur palën kosovare që të heqin taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Ai në Davos të Zvicrës, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, ka takuar presidentin Thaci, i cili përkrah heqjen e taksës, si dhe presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Të dy liderëve Hahn u ka bërë një ofertë që do të conte në një marrëveshje të heqjes së barrierave. Në një intervistë për N7, ai tregoi se i ka njoftuar në hollësi se cka përmban pakti që, sipas komisionerit, palët duhet ta arrijnë.

“Propozova që të bashkërendohen të gjitha çështjet përkatëse tregtare që kanë të bëjnë me Serbinë dhe Kosovën. Unë jam i gatshëm që ta drejtoj këtë bisedë dhe kjo do të ishte bazë për të supozuar që është i mundur vazhdimi i dialogut i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë, Federtica Mogherini”, tha Hahn.

Komisioneri tregon se po e pret përgjigjen e Thacit e Vuciqit brenda ditëve.

Vetë presidenti Thaci ka dalë pro heqjes së taksës, madje përmes një shkrimi në Facebook ka thënë që për teket personale të liderëve, Kosova nuk mund të rrezikojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Kosovës.

Komisioneri Hahn flet pas takimin me Thaçin

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ka marrë pjesë Presidenti Hashim Thaçi i cili është takuar me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.

Kështu Hahn pas këtij takimi ka shpërndarë një fotografi së bashku me Thaçin, ku ka thënë se ishte një kënaqësi që të takohesh me presidentin kosovar.

“Ne diskutuam për perspektivën evropiane të Kosovës dhe rrugën përpara në dialogun me Serbinë. Është në interesin gjeopolitik dhe ekonomik të BE-së që të ketë rajonin më afër”, shkruan Hhan në rrjetin social Twitter.

 

Përfundon mbledhja Haradinaj-Hahn, detajet e takimit

Ka përfunduar takimi ndërmjet Ramush Haradinajt dhe komisionerit për zgjerim nga Bashkimi Evropian, Johanes Hahn.

Takimi filloi pak minuta me vonesë dhe jo siç ishte paralajmëruar nga ora 16:45, raporton Teleshkronja Post.

Vet kryeministri ka shkruar pas përfundimit të takimit në rrjetin social facebook duke treguar se Kosova pret që liberalizimi vizave të ndodhë sa më shpejtë.

Në takim është diskutuar edhe për taksën 100%, por nuk ka dhënë detaje rreth kësaj teme.

Postimi i Haradinajt në FB :

Sot në Kosovë një vizitë e rëndësishme, tema kryesore pezullimi i taksës

Zhvillimet interesante të ditëve të fundit duke përfshirë edhe kërkesën e përsëritur për taksë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë që Johanes Hahn të vijë për vizitë në Kosovë.

Kyeministri Haradinaj, ka folur sot për vizitën e komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, që do t’ia bëjë sot Kosovës.

Sipas agjendës Hahn do të takohet edhe me Haradinaj sot pasdite rreth orës 16:15 sipas njoftimit të qeverisë.

Hahn po e viziton Kosovën në një kohë kur Qeveria e vendit është vënë nën presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për ta hequr taksën prej 100 % ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, të vendosur dy muaj më parë.

“Kosova ka të arritura në agjendën evropiane, MSA-në dhe agjendën ERA. Komisioneri është palë për Kosovën në këtë agjendë. Njëkohësisht kemi edhe vizita për taksën. Taksa ndërlidhet me njohjen dhe jo me këto dy të parat. E mirëpresim çdo sugjerim apo ide”, tha Haradinaj të enjten në mëngjes pasi vendosi lule te shtatorja e Skënderbeut në qendër të Prishtinës, në shënim të përvjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar.

Johanes Hahn: Vizat do të hiqen në vitin 2020

Konferenca e Komisionarit Johanes Hahn pas takimit me liderët shtetëror për taksën dhe çështjet e tjera.

Ai ndër tjerash përmendi edhe vizat ku tha se objektiv real mund të jetë deri në vitin 2020, raporton Teleshkronja Post.

Për më tepër shikoni konferencën e plotët të Johanes Hahn :

Kryeministri i pa lëkundur: Taksat hiqet vetëm nëse njihemi nga Serbia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, theksoi se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet.

Këtë e konfirmoj vet ai pasi doli në konferencë për shtyp pas takimit, rapoton Teleshkronja Post.

Konferenca e plotë e Kryeministrit Haradinaj :